Mazniku: Sheshi “Skënderbej” vend i të gjithëve, dëgjesa me çdo njësi

April 29, 2016 13:44

Mazniku: Sheshi “Skënderbej” vend i të gjithëve, dëgjesa me çdo njësi

 

Bashkia e Tiranës ka vijuar turin e prezantimit dhe dëgjesave për projektin e sheshit “Skënderbej” me banorët e Njësisë Administrative nr. 11. Të pranishëm në këtë takim ishin nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, anëtarë të Këshillit Bashkiak, arkitekt e urbanistë, si edhe qytetarë të kësaj njësie. Në fjalën e tij, Mazniku theksoi angazhimin e Bashkisë për të ndërhyrë dhe transformuar hapësirat publike nga ato më pak publike siç janë zonat mes pallateve e deri tek zonat e rëndësishme jo vetëm për banorët e Tiranës por dhe më gjerë, siç është sheshi “Skënderbej”.

Nënkryetari i Bashkisë theksoi më tej rëndësinë që ka sheshi “Skënderbej” për çdo qytetar. Ai shtoi se është i nevojshëm zhvillimi i dëgjesave publike me banorët e çdo zone në mënyrë që ky projekt, jo vetëm të bëhet publik dhe i njohur për këdo, por edhe për të marrë prej tyre vërejtjet apo sugjerimet që mund t’i shërbenin përmirësimit të tij. “Sheshi është një vend që i shërben të gjithëve dhe riparimi i këtij sheshi është deri diku kulmimi i këtij synimi. Unë besoj se nga kjo anë është shumë e rëndësishme pse i bëjmë gjithë këto aktivitete dhe këto diskutime sepse në këtë mënyrë duhet të japim një mesazh që sheshi është i secilit prej qytetarëve të Tiranës”, deklaroi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Urbanistikës, Ditjon Baboçi, solli në vëmendje një sërë studimesh të cilat kishin si pikë të përbashkët pikërisht kthimin e sheshit “Skënderbej” në pedonale. “Dua të përmend studimin e kryer nga Komisioni Evropian (2007), studimin e financuar nga BERZH (2009), studimin e kryer nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (2011-2012). Të gjitha studimet përputhen në një pikë, që sheshi ”Skënderbej” duhet të jetë një shesh për këmbësorët. Por, pa dyshim që për këtë, një sërë masash të tjera duheshin marrë, ku pjesa kryesore janë në një proces zbatimi dhe një pjesë e tyre edhe janë realizuar”, tha ai.

Punimet e sheshit “Skënderbej”do të mbyllen brenda 12 muajve duke e kthyer kështu gjithë zonën në një kohë rekord, në shërbim të qytetarëve”

April 29, 2016 13:44
Komento

1 Koment

  1. mira April 29, 15:03

    Nuk ka nevoje dhe besim te degjohet se cfare thote ky birbo kur kujtojme se me sa pushtllek dhe mashtrim trajtoi ne media ligjin per arsimin e larte kur ishte zv minister i arsimit. Jane nje tabor cubash te pafytyre qe nuk kane ndryshim me ata qe iken.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*