Mazrekaj, shpresa për Partizanin e madh

November 13, 2013 09:40

Mazrekaj, shpresa për Partizanin e madh

Mesfushori i Partizanit, Mentor Mazrekaj, ndihet i çliruar pas fitores 3-0 kundër Teutës, e cila ndërpreu serinë prej tri humbjesh të të kuqve. I intervistuar nga portali Partizani.net, mesfushori kosovar thotë se suksesi ka rikthyer në skuadër besimin që ishte lëkundur pas rezultateve negative. “Fitorja përballë Teutës ishte shumë e rëndësishme, sepse luanim kundër një skuadre që akoma është më lart se ne në renditje dhe kishim nevojë për të rikthyer besimin te vetja pas tri humbjeve radhazi”, thotë lojtari, i cili për herë të parë e nisi takimin nga stoli. Ai shpjegon se kjo ka ardhur për shkak dëmtimi, duke hedhur poshtë pretendimet në media se ka humbur formën për shkak të jetës së natës. “Ishte jo për arsye të formës së dobët, por vetëm për shkak të dëmtimit që më pengon prej më tepër se një muaj që të jap maksimumin”, thotë lojtari. Mazrekaj është i huazuar nga Prishtina deri në janar dhe shpreh dëshirën të qëndrojë: “Gjithçka do të vendoset në janar, kur më skadon kontrata me Partizanin, pasi për momentin nuk kam një përgjigje për këtë. Mbetet të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë pas bisedimeve mes klubeve të Prishtinës dhe Partizanit. Dëshira ime është që të qëndroj të paktën deri në fund të këtij sezoni, pasi dua që të jem pjesë e këtij projekti serioz. Shpresoj që të arrijmë objektivat dhe ta dërgojmë Partizanin aty ku e ka vendin”. Në fund, Mazrekaj rezervon fjalë mirënjohjeje për tifozët e Partizanit dhe përkrahjen e tyre. “Marrëdhëniet me tifozët kanë qenë të shkëlqyera që në momentin e parë që kam ardhur te Partizani. Jam shumë i kënaqur me përkrahjen që i japin skuadrës, duke u bërë lojtari i 12-të”, thotë kosovari.

 

 

November 13, 2013 09:40
Komento

1 Koment

  1. ol November 13, 10:25

    Ky lojtar eshte brilant e mjaft i perkushtuar. Ne tifozet kemi deshire te jete pjese e skuadres legjende.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*