MM përgënjeshtron lajmin e ‘Daily Mail’ për helmimin me gaz të marinsave britanikë

March 31, 2014 19:19

MM përgënjeshtron lajmin e ‘Daily Mail’ për helmimin me gaz të marinsave britanikë

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron lajmin e “Daily Mail”, ku raportoi një ditë më parë dyshimin e marinsave britanike se ishin helmuar me gaz mustardë gjatë stërvitjes së realizuar në Shqipëri verën e kaluar.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, planizuesit e përbashkët nuk kanë identifikuar dhe vërejtur asnjë shenjë të mbetjeve kimike të dëmshme për shëndetin e trupave që do të merrnin pjesë në stërvitje. Sipas këtij dikasteri gjithë stërvitja e planizuar është zhvilluar sipas objektivave të saj dhe pa incidente.

Gjatë ditëve të zhvillimit të saj në të gjitha raportimet e komandave të niveleve të ndryshme nuk janë raportuar incidente apo shqetësime të trupave në terren.

Stërvitja “Albania Lion 2013” e zhvilluar në periudhën 28 gusht gusht- 2 shtator 2013 në ishullin e Sazanit.

“Daily Mail” citon një zëdhënës ushtarak britanik kur thotë se pati një hetim për shkakun e simptomave të helmimit të ushtarakëve gjatë ushtrimit për marrjen e fortifikimeve të ishullit dhe se rezultoi që shkaku të mos ishte gazi mustarak apo lëndë tjetër helmuese ushtarake, por një lloj bime që rritet në ishull.

Gjithsesi ishulli ka qenë i banuar për më shumë se 30 vite dhe nuk është raportuar ndonjëherë për situata masive helmimesh nga bimësia.

Në atë periudhë mediat britanike publikuan lajme se këto trupa po përgatiteshin për të ndërhyrë ushtarakisht në Siri, por zhvillimet politike dhe mungesa e marrjes së mbështetjes politike për realizimin e operacioneve luftarake bëri që të mos kishte të tilla ndërhyrje në vendin e përfshirë nga lufta civile,

March 31, 2014 19:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*