Mbajtën peng shqiptarin në Greqi, arrestohet në Tiranë bashkëpunëtori i pestë

August 26, 2019 09:44

Mbajtën peng shqiptarin në Greqi, arrestohet në Tiranë bashkëpunëtori i pestë

Arrestohet në Tiranë bashkëpunëtori i pestë i penmarrjes së 31-vjeçarit J.P në ”Korinthos” të Greqisë. I arrestuari është shtetasi L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Me 23 gusht policia greke pas sinjalizimit nga Interpol Tirana vuri në pranga katër shtetas të tjerë po shqiptar, një grua dhe tre burra,  si dhe bëri të mundur lirimin e pengut që mbahej në një banesë në Korinthos.

U arrestuan:

Xh.N., 49 vjeç, banues në Tiranë.

H.M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.

B.M., 41 vjeç, banues në Tiranë.

M.M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

“Falë inicimit nga Policia e Tiranës, dhënies së informacionit në kohë reale Policisë greke me adresën e saktë të vendndodhjes së pengmarrësve dhe mbajtjes së pengut, Policia greke bëri të mundur lirimin e pengut dhe arrestimin e katër shtetasve” njofton policia.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë morën informacion se në një fshat të Korinthos, Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe  i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.

“Policia e Tiranës, falë informacionit të grumbulluar për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J.T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve. Policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve”.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.

o.j/dita

August 26, 2019 09:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*