“Mbamëni se do vras veten!”

December 26, 2017 17:01

“Mbamëni se do vras veten!”

 

 (Në vend të një bilanci të shkurtër për vitin më të keq të Partisë Demokratike)

Nga Astrit Patozi

Nuk është ashtu siç duket, është edhe më keq se aq. Kjo fjali më erdhi ndër mend, teksa po përpiqesha të bëja një përmbledhje të shkurtër për rolin dhe peshën e opozitës së Lulzim Bashës gjatë vitit, që po lëmë pas.

Të gjitha partitë kanë ulje-ngritjet e tyre gjatë jetës së vet dhe nga kjo ligjësi nuk bën përjashtim Partia Demokratike. E ka gabim kush mendon se halli i saj i sotëm është se gjendet në opozitë, sepse rotacioni në demokraci është normalitet.

Në fund të vitit 2017, Partia Demokratike ka bilancin më të keq të gjithë historisë së vet politike, dhe më e keqja nuk duket se ka mbërritur akoma. Kjo nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me numrat e rrëgjuar në parlament, ndonëse edhe ata ulërasin fort. Dhe, natyrisht, janë refleksi më i drejtpërdrejtë i thellimit të humbjeve dhe i diferencës me qeverinë.

Më shumë se kaq, ajo ndodhet në një krizë shumëplanëshe përfaqësimi, besimi, por mbi të gjitha morali, për shkak të drejtimit të gabuar, që ka ardhur duke u përkeqësuar në vitet e fundit.

Nuk po zgjatem me analizën e fakteve dhe pasojave të rënda mbi demokratët shqiptarë dhe po i qëndroj premtimit për ta përmbledhur me pak fjalë përfundimin tim.

Harrojini deklaratat e zjarrta në çadrën e lirisë, ëndrrën e “vjetër” për Republikën e Re, marrëveshjen e papritur të “qepallimit”, fushatën e lirë në miell dhe të shtrenjtë në krrunde (Luftë e egër me LSI, paqe me PS), humbjen katastrofike në zgjedhje, rënien e 3 “dëshmorëve” deputetë në seancën e parë, kur votohej Gramoz Ruçi, betimet solemne se Fatmir Xhafa apo prokurorja e re do të kalonin vetëm mbi trupat tanë, e plot të tjera materiale humori si këto.

Zëreni se nuk kanë ndodhur fare dhe ndaluni vetëm një moment për të kujtuar se çfarë e bashkon Lulzim Bashën e përpara zgjedhjeve me atë të pas 25 qershorit. Dhe do të shihni që Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij, i ka mbetur vetëm një instrument për të marrë vëmendje dhe për të vënë në vështirësi kundërshtarët e vet. Ndoshta, edhe për të bindur popullin se ka të drejtë.

Bojkoti i zgjedhjeve në verë dhe djegia e mandateve në dimër, që janë pak a shumë e njëjta gjë, pasi ndryshon vetëm forma.

Dhe sot, për fat të keq, ajo ngjason fiks me ata njerëz të dëshpëruar, që ngjiten mbi vinça apo mbi tarracat e pallateve të larta dhe kërcënojnë se do të hidhen.

Zakonisht, ata nuk e çojnë aventurën deri në fund, pavarësisht arsyeve dhe motiveve të ndryshme.

Dhe i sheh të kthehen nga kanë ardhur kokëvarur, sepse, jo vetëm nuk e kanë zgjidhur hallin, por kanë humbur edhe më shumë, sepse tashmë janë edhe të depersonalizuar. Por mbi të gjitha, se nuk mund të ngjiten më aty ku ishin.

December 26, 2017 17:01
Komento

6 Komente

  1. Tajari December 26, 17:31

    Patozi ,
    n.q.se je serioz duhej ta kishe vrare veten qysh Sala ishte kryeminister…………ose ne me te mirin sherbim per Shqiperine te kishe vrare vete Saliun….

    Reply to this comment
  2. ETHEM December 26, 18:55

    Z.PATOZI:BJERI ME DREJT SE NUK KA THELLESI.NUK ESHTE LULI KRYETAR I PD,POR SALIU.LULI ESHTE FORMAL.JU E DINI MIRE KETE POR KENI FRIKE SE U GJEN SI OLLDASHI.
    HUMBJA E PD NE 25 QERSHOR NUK ESHTE SE U BLEN VOTAT ME DROGE.POR FATI I PD U PERCAKTUA PARA ZGHEDHJEVE ATHERE KUR SHBA+BE U SHPREHEN:”OSE VOTONI VETINGUN E FUTUNI NE ZGJEDHJE OSE PS DO FUTET NE ZGHEDHJE PA PD…DHE DO QUHET NORMALE..”SE NE OPOZITE DO DILTE LSI.
    PRA,PD DUHET TE REFORMOHEJ.KJO DO ISHTE ME MIRE SE SA NE 2019 E 2021 KUR PRAP PD DO I HUMBI PRAP ZGJEDHJET. PSE :NE PD EKZISTON FANTAZMA E BERISHIZMIT QE NUK NJEH HUMBJEN,NUK DI TE TERHIQET PARA ASKUJT,SHPIF E SAJON KUNDRA TE TJEREVE,KUNDERSHTARIN POLITIK E CILESON ARMIK TE BETUAR..ETJ.
    PA IKUR SALIU DHE LULI TE CILET KAN VJEDHUR..SHITUR TROJE DHE VRARE NJERZ..PD NUK FITON ZGJEDHJE KURRE.
    7×7=42 ESHTE TURPI JUAJ DHE JO I RAMES QE DO TE RREKET ME LULIN E PD DERI NE 2050 ME KRYETAR RAMEN APO LALI ERIN.

    Reply to this comment
  3. Adih December 26, 20:10

    Na mallengjeve o Patos . Pse lodhesh kot, se edhe ti ke punuar ne kete corbe te prishur qe te kundermon .Thuaje me drejt ,katovica duhet zhdukur ,dhe ta garantoj se do zhduket nje here e pergjithmone . Ka ardhur koha te dalin parti te reja ( politikane te rinj) dhe me fryme perendimore , Kete po rekomondon Amerika dhe Europa .
    PO NUK E KUPTOVE O PATOS ; sinqerisht ,me vjen keq per ty dhe nuk te ndihmoj dot.

    Reply to this comment
  4. alphade December 27, 08:27

    Edhe ky Pato-Zi eshte nje hale,si gjithe banda pedeiste e
    Sali- tradhetarit .!!!
    Ky,qe gjate kohes se “lumtur” te Sali Vicidolit e mbante
    koken e ulur si kone dhe tash na eshte bere trimosh,
    “ideologu” i bandes fraksioniste…!!

    Reply to this comment
  5. perkthyesi December 27, 11:41

    Interesant! Pse pikerisht pas zgjedhjeve e gjithe kjo hata per ty Patoz! Ketu ka dicka qe nuk shkon! Si mendon ti?

    Reply to this comment
  6. perkthyesi December 28, 12:35

    Pse nuk e botoni komentim tim! Me keto veprime, po na ktheni ne kohen e censures se tmerrshme te para viteve ’90! Puna juaj, sigurisht jo e mire!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*