Mbante të ngujuar ish-gruan dhe fëmijën e saj, pranga shqiptarit në Gjermani

May 3, 2018 09:09

Mbante të ngujuar ish-gruan dhe fëmijën e saj, pranga shqiptarit në Gjermani

Një 31 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Gjermani, pasi akuzohet se mbante të ngujuar e nën kërcënim ish bashkëshorten dhe fëmijën e saj të mitur.

Mendohet se gjatë ngujimit, i akuzuari ka qëlluar edhe me armë. Por, gruaja kishte arritur të dilte nga banesa e padëmtuar, ndërkohë që djali 6-vjeçar ishte në shkollë, raporton Esslinger.zeitung.de.

Në momentin e mësymjes së forcave policore në shtëpinë e gjendur në Landhausstrabe, 31-vjeçari kishte qenë në dhomën e vajzës 2-vjeçare të gruas.

Ai u dorëzua pa rezistencë dhe raportohet se nuk pati njerëz të lënduar.

Kundër 31-vjeçarit nga Kosova, i cili qëndron ilegalisht në Gjermani, Drejtoria e Policisë Kriminale Esslingen nisi procedurat përkatëse bazuar në akuzën e privimit të lirisë dhe kërcënimit.

s.a/dita

May 3, 2018 09:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*