Mbappe sulmuesi me vlerën më të madhe në botë, Ronaldo bie nga top-lista
Nga Arkiva
Çdo muaj, CIES Football Observatory freskon vlerat e lojtarëve të 5 ligave më të mëdha në botë me anë të një algoritmi
Numri 239 i botimit i kësaj jave paraqet top 10 lojtarët më vlerën më të madhe për gjithsecilën pozitë. Lojtari më i vlefshëm është Kylian Mbappe nga sulmuesit (216.5 milionë euro), Ederson nga portierët, Umtiti nga mbrojtësit, Alexander-Arnold nga mbrojtësit anësor dhe nga mesfushorët listës i prinë Delle Alli.
Vlera në transfere e Kylian Mbappes u rrit për 23 milionë euro më shumë sa e kishte në muajin tetor. Kjo bëri që sulmuesi francez ta lë pas Harry Kane më 197.3 milionë euro. Anglezi është i dyti para Neymar, Mohammed Salah dhe Philippe Coutinho. Lionel Messi pëson pas tyre për shkak të moshës më 170.6 milionë euro, kurse Ronaldo nuk është as në top 10-she pasi që vlera e tij nuk është më e madhe se 125.6 milionë euro.
Shënimet e hulumtimeve të CIES Football Observatory bëhen me anë të parashikimeve shkencore të vlerave të lojtarëve profesionist në futboll. Grupet e interesit të futbollit janë një burim në rritje për ekspertizën e këtij laboratori duke filluar që nga vendimmarrja e deri të tregu
v.l/Dita
Mbappe as qe mund te krahasohet me Messin dhe Ronaldon, mos i llogarisni keta te dy dhe Mbappen krahasoheni me te tjeret.