Mbaro ndonjë hidrocentral-o qeveriiiiiiii!

Arben Duka June 2, 2016 11:37

Mbaro ndonjë hidrocentral-o qeveriiiiiiii!

Nëse komunizmi,
nuk do qe rrëzuar,
Banja për gjashtë muaj,
do kish përfunduar!

Për inaugurim,
Banja ishte gati,
po në vëndin tënë,
mësyu lugati!

Mësynë barbarët,
që çdo gjë dhunuan,
si çdo gjë-dhe Banjën,
krejt e shkatërruan!

Krejt e shkatërruan,
falangat fashiste,
sepse Banja qe,
vepër komuniste!

Biles një që erdhi,
si ari nga malet,
tha-do hedh në erë,
gjithë hidrocentralet!

Sepse ata mbanin,
emrin e Partisë,
ndaj s’kish Zot t’i vinte,
një fre marrëzisë!

Shyqyr që e ndalën,
atë “trim me fletë”,
se do na kishte kthyer,
drejt e në Mesjetë!

Se gjithë këta vite,
s’ngritëm dot një tjetër,
ndaj kemi akoma,
veç “gardën e vjetër”!

Na mbetën “peshqesh”,
nga kohët e vjetra,
mbi lumin e Drinit,
ato kryevepra!

Ajo kohë i ngriti,
gjithë hidrocentralet,
diktaturë e poshtër,
bashkoi edhe malet!

Që në shtatëdhjetën,
ne ishim pa frikë,
një superfuqi,
në energjitikë!

Qe elektrifikimi,
vepër titanike,
që verbon akoma,
falangat çetnike!

Dhe pas Nëntëdhjetës,
qentë kanë lehur kot,
se një gjysmë Koman,
nuk e ngritën dot!

Qentë le të lehin,
dhe të ulërasin,
dhe në s’shkrofsha unë,
janë veprat që flasin!

Janë veprat që flasin,
kundër zabrahanëve,
që duan të zhbëjnë,
Kohën e Titanëve!

O moj qeveri,
që po ha kulaçin,
bëj një punë-të paktën,
mbaro Kalivaçin!

Mbaro Kalivaçin,
bëj një vepër shteti,
aty ku gërmadhat,
ka lënë Beketi!

Edhe pse jetojmë,
kohën e piratëve,
të tilla ndërmarrje,
s’u lihen privatëve!

Ndërto vetë një vepër,
që të zëntë flama,
të thonë: “Këtë vepër,
e ka ngritur Rama!”

Ndërto veç një vepër,
o moj qeveri,
të shkruash të paktën,
një gisht histori!

Arben Duka June 2, 2016 11:37
Komento

18 Komente

  1. Niko June 2, 14:20

    Simply wonderful. Flm z. Arben Duka per keto vargje.

    Reply to this comment
    • dasara nga pescara June 2, 17:49

      DY FJALE PER KOMENTUESIN BLACK HOLE SWAN.

      NQS KA NJERI ME TE NDYRE SHQIPFOLES AI ESHTE MEHMUT ELEZI

      ISH ANTAR I KQPPSH PARA 90

      AMBASADOR NE ZVICERR PAS 1993.

      TI HOLE BLACK SWAN JE VECSE ISH KOMUNIST TROPOJAN

      QE U KTHYET NGA SUME LEPIRES TE ENVERIT NE VAMPIRE TE ELEZ BIBERIT.

      KQYRE KETE MOR JARAN KETO POSHTE DHE SHIKO MOS DEL ME NDONJE “CLAUS” PER PERGJIGJE

      Me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.

      Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë. Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm.

      Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë.

      Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali Qeni

      Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.

      Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë;

      Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave.

      Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera. A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
      Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
      Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
      Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
      .Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
      Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
      Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret..

      Reply to this comment
  2. BLACK SWAN June 2, 14:35

    Thano
    u be kohe qe nuk gjej me ate rubriken ku ne qanim hallet me ty dhe ti beje sikur pergjigjeshe duke mos thene asgje
    gazetar hesapi mo ,me keto kohe qe erdhen ,dhe s’ka cfare thote robi 😛
    nejse , qe mos te zgjatem shume se nuk kam kohe tani , kisha nje kerkese ,brenda mundesive tuaja dhe gjithmone per te miren e kolektivit ,dua qe rubriken e Arben Qametit [ u be mode te nderrojme emrat ] ta quajme
    BULEVARDI STALIN 58
    jam mese e bindur qe do kete sukses ,gjithe proletaret ketu do fusin hundet dhe do qajne partine
    me konsiderate te madhe se do me degjohet kerkesa ,
    sepse si te thashe eshte ceshtje kolektivi 😛

    i NDERUAR A.Qameti
    une jam nje vezhguese e jashteme e partise tuaj ,dhe kohen e baballareve tuaj e kam ndjekur ne menyre pak si femijnore ,me ca armiq te rrezikshem qe thoshnin “e rendesishme eshte te kesh drite ne tru” aq sa enderroja si Edisoni te gjeja ndonje llambe ne mendje dhe te ndricoja vegjeline ….nejse , kohen e qivirise te tanishme , prakikisht EDverin e kam ndjekur me kujdes
    kam qene adoleshente kur u “mahnita” me nje shkrim te ketij revolucionari te hershem , shkrimi titullohej
    Ina Ina hiqi breket !!
    biles kundershtova me te madhe disa kritika ,u thashe …epo artist bir i ….botes , artistet breket shikojne
    ky do bej histori u thashe , doni apo s’doni juve
    ne u thinjem me historite e ketyre me thane , po kur te thinjesh dhe ti do kuptosh
    sinqerisht kam filluar te thinjem dhe une ,se e kemi genetike qe na zbardhen floket ,jo nga mosha ,dhe cfare te lexoj …filloi epoka
    Shukri Shukri ,ngri breket !!!
    duke qene qe ata “armiqte” e mi nuk jane me , me shohin keshtu nga fotografite si me ironi demek me kishin thene ,ateher qe dhe ti mos te besh gabimin tim duhet te kuptosh qe ai buuuuuuri ,histori ka shkruar
    filloi me Inen e mbaroi me Shukriun 😛

    do iki te bej ndonje pune dhe ti per neser bej ndonje autokritike 😛

    Reply to this comment
    • Askushi June 2, 16:53

      O black(i zi) swan(miu) ti dhe ndonje tjeter coje para kalendarin se te ka ngelur ne vend. Ska me komunizem as nuk kthehet. Je bere me keq se Salehu.

      Reply to this comment
  3. katarakti June 2, 14:37

    Super. Nuk ke çfare te shtosh dhe te heqesh. Eshte koha e pirateve, hajduteve dhe te korruptuarve. Qe e quajne veten demokrate! Hajdute, hajdute, hajdute. Njelloj si hunet qe shkaterruan Romen e lashte edhe shpellaret me shoket e tyre shkaterruan, vodhen dhe pervetesuan gjithçka qe ishte ndertuar gjate 45 vjeteve te kaluara. Dhe po vjedhin, po grabisin dhe po shesin akoma!!! Se ende nuk jane mbaruar te gjitha. Dhe Edi na merret me Bunkart-tet!!!

    Reply to this comment
  4. shqipe June 2, 14:38

    Sa te rroj’ Saliu..
    S’ka veper ndertimi!
    Andaj dhe Rame ziu
    S’gjen’ dot kohe fillimi.

    Sa te jet salehi
    Me tritol nden’ sqetull…
    Kurre mos mendoni
    Se do ngreme nje veper!

    Sa te rroj’ Salehu
    O mor tymeshuar!…
    Krimi edhe krismat
    S’do ken’ te shteruar.

    Kur te ngordh Salehi
    I qenerise tenja…
    Dhe driza do te celet
    E tera pa gjemba!

    Reply to this comment
  5. genti June 2, 15:19

    bravo!

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit June 2, 15:24

    Kam qene ne hekurudhe afer Klosit, edhe per pak hekurudha do inagurohej. Erdhen “pishtaret” me Xem Hajdarin ne krye dhe i vune pishen hekurudhes. Shkulen trasene per gardhe dhe germuan betonin te merrnin hekur qe prape ta mbushnin me beton, per te keqen e tyre, tamam si majmuni qe sharronte degen ku kish hipur.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN June 2, 20:02

      epo mire qe dole ti cuni i Hitlerit ,mire qe dole
      dhe ti ne hekurudhe ke qene ?? me skuadren pararoje te Pal Vates ?? ah sa kohe te bukura ahahhahahahhaaha
      sa inat me vjen qe nuk kam qene asnjeher ne aksion
      do kishim ber goxha skuader 😛 …ah ,se harrova , nuk do ma varnit se isha pfff armik ahahhahahahahhaha
      i shkaterruan trasete the ?? thyen betonin per hekur ?? po nga e mira mor cun i hitlerit ,nga pasuria e madhe qe ju la kumandari …ai vete i ngriti me pune trasete ,ai dhe biroja u keputen ne ….me gjithe pjellat e tyre ,mezi punuan 40 vjet …popullit i hoqi dhe pulat ,ca e kaluan jeten neper vepra me forcat tuaja ,si armiq qyqaret , ,ah te kishin goje te flisnin tharjet e kenetave ,kanalet kulluse ,ah sikur te flisnin dot veprat tuaja …a po si dini keto ju te bukes se lepurushit ?!

      tamam si majmuni mire e the ,se ashtu ishim vertet
      aq dinim ,aq kishim ,aq menduam
      kujt i shkonte ne mendje qe fanari ndricues kishte qene nje genjeshter e madhe 47 vjecare ?
      nejse , pse nuk filloni prape punen vullnetare juve ?? ca beni ,pse rrini ?? ja kr vini ate me siper nga Pescara qe me ka ber ate hartimin mua ….
      gjynaf i shkreti ,ka ngel pa pune , do kete qene nga keta te komitetit qendror ,qe nuk hiqte foto e kumandarit nga zyra ,e ka kapur 24/1 , e kane nxjerre prej leckash nga zyra ahaahahhahhaahahhahahaha

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit June 2, 23:39

        Ca gjera behen mire me aksion moj shoqe, sic montohen mobiljet e IKEA s. Po ke nevoje te meremetosh trasene, pse jo, nje dore vullnetarisht dhe pa shperblim do jepja edhe une, kuptohet, qe te shkoje treni siper. Ndofta kemi kohe per qyfyre, por kundershtoje Duken po deshe, trego nje prite lumi qe ka ngritur Sala, Tosi, Edi, etj? Prite lumi po them, se dige Hec-i eshte mirazh kozmik. Gjynah qe s’ke qene ne aksion moj shoqe, do te kishte sherbyer si kure dhe do ishe sheruar nga hijet e zeza.

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN June 3, 07:03

          ahahhhahaahhahaaahaahah ,do te therras kur te shtroj trasene 😛
          po kur gjithe bota po ngre panelet diellore ,ju akoma diga neper lume doni ?? akoma fanari ndricues me 100 vjet praparim do jeni ??
          aman mar gjerman , po Dukes i thashe qe duhet quajtur bulevardi stalin ,po ti thirri pak mendjes dhe trasese 😛

          Reply to this comment
      • ivani i madh June 3, 10:13

        gati pergjigjia e luges se halese mos lere komentues pa pergjigje se nuk te shijon ai mut qe te kane vene perpara .Na je bere si muti i ngjitur pas kepuces e sna ndahesh as tani qe eshte vape e menduam se mos shkeputesh e zbutesh nga i nxeti Po me sa duket ne kohe vape krimba gjirizi si ti aktivizohen e ushqehen me mire se i pelqen gropa ku jetojne e ushqhen

        Reply to this comment
  7. paci June 2, 18:02

    Te lumte pena e mendja e shendoshe o Arben Duka .
    Po te ishin me kete mendje politikanet tane do te ishim anetare te Evropes 20 vite me pare , por nuk qe e thene , te ruanim gjakun e djersen e nje populli te tere . Ne krye zgjollem kulcedrat qe na perpine pasurine e na udhehoqen duke na ndare per te vjedhur e duke share te kaluaren per te perligjur vjedhjet .
    Te lumte Arben Duka je nje shqiptar i madh .

    Reply to this comment
  8. Lennard June 2, 18:58

    Pershendetje Dasares nga Peskara.I ka thene te gjitha per Zagaret qe shkaterruan dhe po vazhdojne te bekuar nga Agjentura sebe Destabilizimin e Shqiperise

    Reply to this comment
  9. Lennard June 2, 19:07

    Pershendetje Dasares nga Peskara.I ka thene te gjitha per Zagaret qe shkaterruan dhe po vazhdojne te bekuar nga Agjentura sebe Destabilizimin e Shqiperise.Sidoqofte analiza e bere nga Z.Duka eshte me shume vend.E ndjej qe Qeveria Aktuale nuk eshte ne rrugen e duhur.Nuk po lufton Korrupsionin galopant.Provat jane ashiqare.Prona ,vila , konto bankare,jete luksoze e te gjithe politikaneve te dy kraheve ,te vena nga grabitja e Pasurive kombetare dhe shperdorimi i detyres.Kane tre vjet qe lozin me Reformen per Drejtesi. Ne fakt duhej qe menjehere te kishte kaluar ne Referendum Popullor,Se i gjithe populli e do reformen , dhe e perkrah Luften kunder Korrupsionit.Ne kohen e Punizmit ka patur 570 fabrika dhe Kombinate. Te gjitha u rrafshuan me porosi te agjenturave te huaja,kryesisht Fqinje.Me qesharakja eshte se eshte vendosur dhe nje cmim Per Ekonomi me emrin e njerit prej autoreve te Nivelizimit ZERO te gjithe arritjeve ne ekonomi , te realizuara me mundin dhe djersen e te gjithe Popullit

    Reply to this comment
  10. Luan Rukaj June 2, 22:58

    I ke thënë të gjitha i nderuar :dasara nga pescara.Në çdo shtet të botës kryetradhëtari sali berisha do ishte dënuar miliona herë burgim të përjetshëm.

    Reply to this comment
  11. nuk ka tym pa zjarr June 2, 22:59

    Bravo duka por dhe komentuesi gjermani i fundit per shprehjen e majmunit. Saliu, mexi, pd, pashko, hajdari, populli shqiptar. Te tere u sollen si majmuni duke shkaterruar cdo gje dhe tani ankohen qe ska pune.
    Qe atehere i urreva ish shoket e punes qe kontrbuan ne cmontimin e fabrikes ku punoja dhe i cuan ne metalurgji. Akoma i urrej edhe pse kishim qwne shok pune.
    Une pervete refuzova ta beja

    Reply to this comment
  12. demo June 2, 23:24

    Njeri futi derrin ne shtepi dhe pastaj pyeste:-Nga vjen kjo ere?Po cfare priste komiteti qendror nga Mehmet Elezi dhe Sali Berisha,te dale nga shpellat? Ata te dy i mbajten ne Tirane sepse njeri me kazem,tjetri me varre shkaterruan teqene e Luzhes.Po nje qe di vetem te shkaterroje,mos prisni te ndertoje,se ai eshte zanati qe ju dha baba.Pasi u nxorren themelet gjithe veprave te ndertuara,ju ka mbetur pa shkaterruar gjuha letrare kombetare.Mehmet Elezi si specialist i midhjes dhe i peshkut ka vendosur t`i vere kazmat kongresit te drejtshkrimit se ishte kongres komunist.Ky ishte sekretari i pare i komitetit qendror te rinise se punes se Shqiperise.Po sa vrau kot priftat katolike,me mire te kishte vrare ca komunista Tropojane,do kishim jetuar si gjithe evropa.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*