Mbas 50 vjetësh do jemi si Europa sot! Kjo është Shqipëria që duam?!

December 22, 2017 12:46

Mbas 50 vjetësh do jemi si Europa sot! Kjo është Shqipëria që duam?!

Këtë studim, ca ditë më parë,
për dreq e kam lexuar,
dhe nuk e mbaj aspak sekret,
që mbeta i shokuar!

Pas këtij fakti kokëfortë,
u ndjeva njeri kot,
si ka mundësi-që vendi im,
nuk bën përpara dot?!

Si ka mundësi-një vëndth i vogël,
me kaq shumë pasuri,
do jetë gjithmonë në fund të listës,
kampion në varfëri?!

Mbas Nëntëdhjetës-me të tjerë,
dhe neve u bashkuam,
po kohë e re qe një skëterrë,
çdo gjë e shkatërruam!

Të gjithë kombet para ecën,
dhe shtuan mall e gjënë,
po ne në gojë të skamjes ngecëm,
dekada mbrapa bëmë!

Se kohë e re qe një skëterrë,
çdo gjë e shkatërruam,
si mund të jetë ky vend i mjerë,
Atdheu që ne duam?!

U kthyem prapë tek malarja,
të mburr një gjë nuk gjej,
ndaj “udhëheqësit” do t’i varja,
tek sheshi “Skëndërbej”!

Se pikërisht për faj të tyre,
na gjeti gjithë kjo gjëmë,
të gjitha kombet bënë përpara,
ne vetëm mbrapa bëmë!.

Para Nëntëdhjetës u zhvilluam,
shpumë dritën dhe né mal,
çdo gjë me rrënjë e shkatërruam,
se jemi komb vandal!

Në majat më të larta ngjitëm,
arsimin dhe shëndetin,
nga hiri si Feniks u ngritëm,
dhe shtet e bëmë shtetin!

Të gjithë jemi dëshmitarë,
se vetë kemi ndërtuar,
ishte në Botë çdo shqiptar,
super i respektuar!

Veç njëzet vite mbas çlirimit,
ne bëmë mrekullinë,
Njëzet e Shtatë shkuan tani,
dhe jemi në greminë!

Pesëdhjetë vite bëmë mbrapa,
të thellë e hapëm gropën,
ndaj duhen 50 vjet të të tjera,
të kapim Europën!

Zëmra më rreh vullkan në gjoks,
maraz që do shpërthejë,
pas 50 vitesh Europa,
gjer në zenith do vejë!

Bota do bëjë gjithnjë përpara,
e ne gjithmonë fund,
po s’shporrëm këtë farë të keqe,
do mbetemi Katund!

Një ditë s’na u ndanë mandatat,
s’e dimë ku jemi nisur,
si mund të hapen negociatat,
siç jemi katandisur?!

Arben Duka

December 22, 2017 12:46
Komento

13 Komente

  1. Populli December 22, 14:32

    Nuk e kupton or Duke pse na duhen 50 vjet?
    se aq vjet na la pas botes ai Enveri yt lanet,
    kur per 50 vjet, burg beri Shqiperine,
    aq sa duhen sot per te kapur Greqine,
    sikur mos kishim patur ate burg 50 vjet,
    sot do ishim dhe ne si te tjeret vertet.

    Reply to this comment
    • katarakti December 22, 18:48

      E ke gabim “Populli”. Enveri, te cilin une nuk e kam dashur asnjehere, dhe me shume kur ishte gjalle, na çoi 50 vjet para dhe jo 50 vjet prapa. Mendo me realizem se si ishte Shqiperia me 1939 dhe krahasoje me 1979. Si nata me diten. E di qe do flasesh per shtypjen dhe diktaturen, apo edhe per tollonet e turpshme te viteve te fundit te atij sistemi, por gjithçka peshohet dhe vihet ne ballance. Dhe ballanca, do s’do ti apo une, eshte pozitive per Enver Hoxhen. Eshte kjo tollovia dhe katrahura 27 vjeçare, e shkaktuar nga maloku, qe na ktheu 50 vjet prapa. Ne nje vend te varfer, te neperkembur, pa shtet dhe dinjitet. Kjo eshte e verteta. Dhe e verteta eshte gjithmone e hidhur.

      Reply to this comment
      • Populli December 22, 20:50

        Kush ka shpirt te skllaveruar,
        do diktature per te jetuar,
        te flasesh sot per Enver,
        duhet thene me pare “Me nder…”

        Reply to this comment
  2. h December 22, 15:44

    50 vjet ishte parashikimi nxitës dhe optimist.
    Po sikur ta njhnin mire shqiperine dhe hajdutet
    që ka në gij do te thonin 100-150 vjet.

    Reply to this comment
  3. info analitike December 22, 16:17

    Po si mund te beje perpara nje vend qe eshte pjelle e enverizmit o bejtexhi!? Ja shiko si ke ngelur per vete gjysme shekulli mbrapa dhe ndoshta e kupton arsyen. Nuk behet shtet me “njeriun e ri” enverist sepse ai ka lindur vec per dhune, urrejtje e shkaterrim. Nejse po ty te falet se ti ka pire mendte rakia.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA December 22, 20:22

      Info Leshi,
      Sa te vlen ty Koka, Arbenit i peshon nje Koqe!
      Po thuajse ne cdo koment dalin si me porosi njeripastjetit Nastrua, Shahisti, Infua dhe ca te tjere nga stani i te mundurve ne Luften antifashiste, ose nga ish burgaxhinjt, te cilet edhe kur jane denuar per vese nga me te neveritshmet, hiqen si koka te politikes, dhe flasin sikur Historia e Shqiperise ka filluar ne 90- ten… dhe me para Shqiperia ka qene inekzistente deri tek Zogu i Kurves qe qeveriste nje shtet gjysem feudal dhe me 90 perqind nje popullsi analfabete!
      Na
      mbyti
      I N J O R A N C A !…

      Reply to this comment
      • Shahisti December 22, 22:52

        O Neti Shurra, nuk kisha ndermend te komentoja palo bejtet e ketij pijanecit lunatik, po meqe me permende po te them nja dy gjera ty edhe ketij orangutangut bejtexhi:

        Per ty: Une nuk bej pjese ne te mundurit e luftes se dyte. Perkundrazi, po kjo nuk do te thote qe te jem enverist.

        Per bejten: Ti ben silur nuk e di, apo nuk e di me te vertete, qe pas 90 kur u bashkuam ne me te tjeret sic thua ti, ne nuk ishim njelloj si te tjeret? Jo se po te ishim njelloj, perse u sulem si te marre nga toka e nga deti e ia mbathem ku syte kembet.

        Nejse, majmuni qe te behet njeri duhen ca qindra miliona vjet, Po kaq duhen edhe per nje enverist per t’u bere njeri, po meqe enveristet po zhduken dale nga dale, shanset qe ndonje enverist te behet njeri jane ZERO!

        Reply to this comment
        • Todi December 23, 09:15

          shoqe NETI sot po pohon solemnisht se paska peshuar Koqet e Dukes. Duke na bere te qerte me ne fund se eshte vecse nje kandar Koqesh (apo Koqe Kandari). Si te gjithe bythlepiresit e Rames.

          Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave dhe avoketerit e djallit. December 23, 08:49

        O mije kenetash, kete rradhe sidomos askudh nuke ka maralin te ofendoje Duken, kurse sa per zogun kurve, ai dikur para 70viteve i hoqi percen gruas myslimane, paca se e dhjeu dhe e permjerri ne shume drejtime.Sot pas 70vjetesh kur Europa po nxjerr ligje per heqjen, pra ndalimin e perces, komunisto-fashistet berisha-nano-basha-meta dhe rama jo vetem ngriten xhamija dhe aty ku nuke ishin por bene te ligjeruar percen ne kundershtim me Europen. Enveri vertet e nxori nga injoranca fshatin, por ama e beri dhe konsumatore, aqe sa u kthyem ne vitet e tollonit, kurse sa per lirine ajo sikurse dje vazhdon te dhunohet, dje me ligje, sot me bandat korruptive kriminale roze-blu, aqe shume sa populli i bojkotoje ne shumice zgjedhjet e fundit parlamentare duke i nxjerre “triumfatore,pot te dhjere”ps,pd, lsi, me sozite e tyre. Mjaft eshte MJAFT.Pse ishin dhe mbeten ujqer e cakej ne politikat sunduese te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot, SOVRANI, USA dhe BE-ja kerkojne me force Reformen ne Drejtesi, Vettingun dhe ligjin e dekriminalizimit. Doni apo nuke doni ju, Drejtesia do te behet se e ka kerkuar ne shumice dhe me force SOVRANI,USA dhe BE-ja.

        Reply to this comment
        • info analitike December 23, 09:30

          Ja na mungonte dhe ky tjetri i diplomuar ne shkollen e partise. Hhahaha po jeni bere per vajmedet more te shkrete! Harroni se sot gjithkush eshte i lire te shfletoje dokumentet qe nxjerrin cullak genjeshtrat e propagandes idiote enveriste.

          Reply to this comment
      • info analitike December 23, 09:25

        Po ti cpate o Neti apo edhe per ty pleqeria avancon drejt budallepsjes! Po cfare porosie o derezi se une vec engeltisem nga gomarlleqet qe lexoj si te ketij bejtexhiut ashtu dhe te Bedriut apo te te ashtuquajturit Viktor Malaj. Ne fakt ke te drejte qe te ka mbytyr injoranca dhe e ke shprehur qarte me ato qe ke shkruar ne komentin tend. Rri o Neti per koken tende se ti Austrine e ke zbuluar shume vone ngaqe ke qene i zene me carjen e bllokadave imperialisto-revizioniste.

        Reply to this comment
      • Shqipe-Pelivani December 23, 12:19

        o Me i nderuari komentues,z. N. Vjosa!

        Durim te madh ke ,o burr! Si mund te vazhdosh te replikosh ende me Kakëzozat e Ballit te bythes dje,Qe jane te detyruar te flasin,qe nga ndene pllaka ku i futi Enver zeza,per te mos dale me andej… Ku e gjene durimin o burr i dheut,qe vazhdon me ta?! A’ua sheh kulturen ne te shkruar,ne te gjykuar: ArbenDukes i thone bejtexhi !. Nderko,qe Beni eshte nje humorist i nivelit botror,qe fshikullon aq theres ligesine,qe njeh aq kendshem fabulen,epiken,liriken,(Nje Esenin i vertete),vargezimin,rimen,prozen gjithashtu…,Leri keta vemje,(Une s’ merrem me ,se ndjem keq nga paturpsia… e tyre!,Leri,qe nga sot,leri te hane lirshem,ate dore jonxhe qe u’a hedhin per dite…. Te pershendes nga larg.

        Reply to this comment
  4. lumi që na mori December 22, 22:40

    Oh i mjeri popull kë të qaj më parë, 50 vjetët e enverit a 30 të salës. Një ujsjellës i ri s’është bër, energjija vjen ende me shtyllat e enverit, spitalet nuk i duam se jan të enverit na ka bër sala spitale për vipa, e ti o popull ngrohu në diell e shko në protest për 1000 lek të reja se kaq paguajn sheikët tan

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*