Mbas dy vjet qeverisje, kaq shumë s’do fitonte as Zoti!

June 24, 2015 15:04

Mbas dy vjet qeverisje, kaq shumë s’do fitonte as Zoti!

Arben Duka

 

Kam rënë në të thella mendime,
disa herë në fushatë,
“Për PD-në nuk jap investime!”,
kur thoshte Njeriu i Gjatë!

Marrina ka në fushatë,
dhe fjalë me barrë e me bisht,
por them se Njeriu i Gjatë,
s’i tha këto fjalë seriozisht!

Fushata ishte fushatë,
Rama infinitin synonte,
po dhe pa këtë deklaratë,
e majta po njëlloj do fitonte!

E majta mori kaq pikë,
për Shqipëri Europiane,
zhvillimi do jetë unik,
për “gjenocid” nuk ka plane!

Unë them krejt ndryshe do jetë,
në pjesën e dytë të mandatit,
askush nuk do lihet vërtetë,
këtu në mëshirën e fatit!

Askush në siklet të mos jetë,
nga deklaratë e sikletshme,
këtu e majta-vërtetë,
është një forcë e ndërgjegjshme!

E majta s’përdor dot sqeparin,
Rama s’mund të jetë zemërak,
aty ku s’ka ka marrë kryetarin,
ka marrë Këshill’ Bashkiak!

Kudo këshilli i ri,
është fuqi e vërtetë,
mbi pesëdhjetë bashki,
e majta atë do ta ketë!

E majta fuqishëm fitoi,
ishte dhe mbeti kështjellë,
po Luli nuk di të lexojë,
që humbjen e ka më të thellë!

Tani të tijën muzikë,
ta dëgjoj e kam të pamundur,
edhe është rritur me pikë,
dhe faqja e zezë ka humbur!

Ca analistë që i njohim,
përtypin gozhdë në foltore,
se s’kanë zemër të shohin,
fitore kaq madhështore!

Pas dy vjet qeverisje,
më shumë s’do fitonte as Zoti,
ora nuk ka nevojë për kurdisje,
të tjerat janë pallavra më koti!

Të tjerat janë muhabete,
dhe fantazi politike,
e majta ka marrë mbi vete,
një përgjegjësi historike!

E djathta do kohë të ringrihet,
mbase njëzetë e ca vjet,
Lulashi me nge le të krihet,
përpara pasqyrës së vet!

June 24, 2015 15:04
Komento

12 Komente

  1. As Poet, As Analist June 24, 15:50

    Jane ca analiste me dengla
    shikojne ujkun kerkojne gjurmat
    kur pyeten si shkuan zgjedhjet
    flasin per dardhet dhe hurmat !!

    Po t’a shohesh nga pikepamja
    qe e sheh fatos lubonja
    njelloj me hidrocentralin
    e nxjerr driten xixellonja !!

    cakerdisur hedh mendimet
    njelloj sic hedh edhe syte
    né tavoline tè Soniles
    bashke me bejten vet i dyte.

    Kur qendrojne perballe Soniles
    bashke me Andi Bejtexhiun
    thua sikur e kane mbrapa
    bejne dhe kapadaiun !!..

    Pale kur flet artan hoxha
    artan djale kapedani
    mendo sikur tè ish ky
    atje ku eshte sot nishani??!!

    degjoj dhe nje leli – leli
    nuk di né i punon…zilja..
    nje akoma s’kam degjuar
    pse nuk flet ‘analist ‘ Cilja?!..

    Tani tè flase kush tè doje
    cfare ka ndodhur me nuk zhbehet
    sovrani e dha verdiktin
    e dha qe ky vend tè behet !!

    Reply to this comment
  2. nuk harroj June 24, 17:32

    Me cfare keni sghkruar ju jeni dhe poet dhe analist!
    Bravo!
    Me respekt nga Berati!

    Reply to this comment
  3. LOVE June 24, 19:18

    lere Zotin se ju nuk keni perendi
    keni vetem parti dhe udheheqesa
    fitoni gjithmone me 99.99% te votave 😛 ….histori e vjeter
    Shqiperi europiane ???
    ahahahahhahahahhahahhhhahahahahaaha
    keshtjelle ,keshtjelle graniti ,fanar ndricues jeni 🙂
    [do te dali rakia shpejt ,prit shtatorin ]

    Reply to this comment
  4. myzeqeja e vogel June 24, 19:35

    Arben Duka dhe poet analist shume sakte!!! Psh nga USA

    Reply to this comment
  5. demo June 24, 19:48

    Keta PD nuk kane kuptuar ,qe populli i njeh per bande,jo si parti!

    Reply to this comment
  6. Sallakja June 24, 21:19

    Ore Ben Duka,
    se u bere i merzitshem me kete refrenin;
    ……fitoi e majta….
    A e di ti se cfare eshte e majta ?
    Po ta dishe shpjegoma edhe mua se une nuk e kam
    shume te qarte.
    Me c’di une Hitleri, Stalini, Musolini, Enveri kane qene te majte,
    e…….llafi qe bie, nuk eshte kaq shume per tu ekzaltuar.

    Shkruan cdo dite. Shume keq. Mbete nje bejtexhi medioker.

    Dikur, n’Tirone ka qen i bejtexhi i modh, bejtexhiu i vertet.
    Quhej Sefer Daja, punote ke halet e kinemo partizonit.
    Per njerzit e kategoris tate thojte;
    Ka Mallakastra ke ardh
    N’Tiron ke zon ven
    Kaptina si dardh
    Do me na dhon ne men.

    Reply to this comment
  7. lato June 24, 21:29

    Basha ka fituar.Keshtu fitofte edhe ne 2017!

    Reply to this comment
  8. Aqo June 24, 21:56

    Lato ……fjala jote ne vesh te perendise! Ai kali germuq qe i kane rene patkojt,thote se: Halim Kosova eshte i fituari.Keshtu fitofshin gjithmone!

    Reply to this comment
  9. gjermani i fundit June 24, 22:10

    Sikur nuk eshte rima jote kjo o Duka. Andej nga Jugu nuk thone Njeriu i gjate por Zdapi i gjate, nuk eshte ofeze, kur eshte zdap i gjate eshte zdap i gjate

    Reply to this comment
  10. METEH June 25, 05:55

    Z.DUKA,ju pershendes & uroj penë te mprehte si gjithmon”PENA-PUSHKE”-thot populli,ndonse disa djathtist te hidhur nuk ju pelqejne,jo per poezit brilante,por pse je i majt,duke mos ditur se e majta perfaqeson shtresen e varfer si PSH,ERIONI ka shitur fiq,ndersa ZENI shet EURO & DOLLAR me thas.Rama-Meta me ne fund u bashkuan dhe nqs jane bashk perhere do e mbajne pushtetin gjat duke nderruar karriken e Kryeministrit,Kryeparlamentari,Presidences.Athere Saliu besoj nuk do jet prezent ne politike dhe drejtimi i PD do te behet nga SUDET…!

    Reply to this comment
  11. Lleshi June 25, 12:24

    Saliun ta mbajme
    ne varr pergjithmone
    ky ish rezultati
    populli keshtu mendon

    Dhe me thene te drejten
    nuk e ka hiç keq
    se s’eshte njeri
    por veç nje dreq !

    Problemi nuk eshte ky
    por nje tjeter gje
    qe shteti yne
    nuk po ben asgje

    Ky laro njeri
    kriminel i lindur
    duhej ne qeli
    dhe kjo eshte e ditur

    E di nje popull i tere
    s’e di qeveria
    qe perbindeshi eshte nje
    vete halldup Salia

    Cfare te them me shume
    se llogje bejme plot
    por vendin tone
    s’po e rregullojme dot !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*