Mbase kam qëlluar unë një idiot, por këtë protestë s’e kuptova dot!

January 28, 2018 13:12

Mbase kam qëlluar unë një idiot, por këtë protestë s’e kuptova dot!

 

Thanë se narkoshteti,
dje do merrte fund,
po ndonjë ndryshim,
s’po shohim gjëkund!

Kryetrafikanti,
sot është prapë në zyrë,
dhe nga paraqitja,
duket dhe më mirë!

Kryetrafikanti,
dje ishte objekti,
po nuk i ka ndodhur,
asnjë lloj efekti!

Një muaj të tërë,
Luli me Monikën,
gjer në kupë të qiellit,
e mbajtën muzikën!

Në të njëjtën valë,
të dy sokëllinin,
se dje nga pushteti,
narkot do të binin!

E gjithë Shqipëria,
do ngrysej në festë,
se do sosnin hallet,
fiks nga kjo protestë!

Dhjetë fjalët e vetme,
dje u derdhën lumë,
dhe s’pati të re,
asnjë gjë më shumë!

Luli me përmbylljen,
domosdo e ndriti,
tha të njëjtat gjëra,
dhe para një viti!

Po njerëzit vazhdojnë,
sot jetën e lodhur,
sikur asnjë gjë,
dje të mos ketë ndodhur!

Sikur gjë s’ka ndodhur,
në vatanin tim,
dhe pse Lulëzimi,
shpalli një vendim!

Shpalli një vendim,
bashkë me Monikën,
njëlloj-si në çadër,
shpalli Republikën!

Mbase kam qëlluar,
vërtet një idiot,
se atë Vendim,
s’e kuptova dot!

S’e dimë ç’vendim mori,
ai Yll i shndritshëm,
kur del në tribunë,
Luli flet çuditshëm!

Sofizma pa fund,
fort artikulon,
si lider të lindur,
veten e mendon!

E kam thënë kaq herë,
po e them prapë sot,
që të shkretët njerëz,
mos i lodhni kot!

Më kot mos kërkoni,
të tilla besëlidhje,
kur asnjë problemi,
s’i jepni dot zgjidhje!

Them se dje më kot,
i kini meruar,
vetëm për t’i mbledhur,
për t’i numëruar!

Që vërtet të quhej,
se filloi beteja,
duhet të kërkonit,
ca zgjedhje të reja!

Ca zgjedhje të reja,
dhe për të fituar,
sepse vetë e thoni,
Rama ka mbaruar!

Nga zgjedhjet e reja,
pse të kini frikë,
gjersa u është shtuar,
dhe zonja Monikë!

A.DUKA

January 28, 2018 13:12
Komento

30 Komente

  1. Izeti January 28, 13:52

    Je vecse mjeshter z. Duka.

    Reply to this comment
  2. Mihallaq Qilleri January 28, 13:55

    Jo, Beni, je me i sakt; se kurr;. Idjotet duhen kërkuar ndër renegatët e shpërbërjes shqiptare, me synim karrjerierizmin banal. Ti je një shqiptar i mirë!

    Reply to this comment
  3. intelektuali January 28, 13:59

    EDHE ENVERI NUK TUTEJ NGA KONGRESI NE KONGRES
    SE TE GJITHE SHQYPTARET I KISHTE FUTUR NE NJE THES
    I KISHTE HEDHUR TRUTE E GOMARIT MILETIT DRU ME PRE
    SHQYPTARET I BERI SERVILE SPIUNA, SKLLEVER, BEDELE PA FE
    PRANDAJ O BEJTEXHI ENVERISTI CFARE PRET NGA LULI E MONIKA
    QE JANE ME EDVININ PJELLA TE ENVERIT QE NGJAJNE SI DY PIKA

    Reply to this comment
    • wanted bodyguard ! January 28, 16:09

      intelektual (me nder me thane)

      .edhe une kam bere qejf duke share Enverin por deri ne mars 1997 kur shteti shqyptar shkoi ne te sateme..
      .
      te denigrosh sot figuren e Enverit..automatikisht shkon ne favor te ‘Diktatorit te dashur “qe paska lene gjalle monstra si ju..
      ,
      Nuk eshte pare ne historine e njerzimit qe nje vrases me emrin Lul Basha shkel me bythe dhe perdhos viktimat dhe jetimet e tyre..as Hitleri nuk e bente

      .Te sugjeroj te lesh keto komente perverse dhe pevishju punes:

      Jane hapur mijra vende pune ku me te paguarat jane:

      .Berber- per ti rruajtur leshin cdo muaj 5000 muxhahidineve.
      .
      Varr-mihes ne Tepelene per te gjetur eshtrat e ushatreve greke..
      ..
      Po nuk te pelqyen keto shko roje (bodyguard) te xen berisha ose ardian fullani..dhe po nuk pate allti (pistolete) te jap kete timen dhe fute nga mbrapa me kellef

      .
      Sidoqofte me nje poezi nga Chikago je i pershendetur:

      Ne vendin qe ka liri
      Do ngre bustin me flori
      Enver Hoxhen djale te ri
      Per cdo dite do ndez e qiri
      Prane statujes se Lirise
      Te ndrije ylli I Shqiperise
      Rrugen ti tregoj vegjelise
      Qe te shkoi drejt diturise
      Ta marr vesh bota mbare
      Enver Hoxha ish Shqiptare
      Ndricoi naten si fanare
      Leshoi drite per te pare
      Zhduku bej dhe yzmeqare
      Malet i kthehu ugare
      Grur dhe miser ne hambare
      I la bangat me thesare
      Ai shkriu malet me bore
      I vuri Shqiperis kurore
      Se vet ish madheshtore
      Si ylberi me kolore
      Te quajten dhe dictatore
      Ata qe te puthnin dore
      Vet na dolen dezertore
      U shiten per nje lakrore
      Historia eshte percare
      Kane dale larte ca zuzare
      Deri dije syte pa lare
      Sot jane shpallur si te pare
      Kuvendojne mizat e kalit
      Neper pellgjet e mocalit
      Duan ti ulin majen e malit
      Se nuk shohin nga syte e ballit
      Eshte diamant gurri gjerdanit
      Mbi kuroren e Vatanit
      Lare nga gjaku i istikamit
      Se thane dot ere e murlanit
      Ne per ty jemi krenare
      Per cdo dit lule mbi vare
      U derdh loti i papare
      Ne cdo vend ku kish shqiptare
      Larte ne qiell me shkreptime
      Malet leshuan bubullime
      Lumenjt fryhen me terbim
      Populli qau me ngasherime
      Planetet derguan kurore
      E percollen dor me dore
      Si kristali me debore
      E vendosen mbi Tomore
      Dallget deti do ti ndale
      Dielli do te ndris ngadale
      E verteta ne drite do dale
      Kush na ishte ai djale
      O Enver ylli me nure
      Populli nuk te haron kure
      Do ta ngreme kalan me gure
      Do te qendisim ne Flamure
      E bere dimrin pranvere
      Largove stuhit me ere
      Bere shum gjera me vlere
      O Hazreti yne Envere
      O Mason mendje ndritur
      E gjith vepra qe ke ngritur
      Do te ngelet e skalitur
      Neper shekuj e rinditur

      Reply to this comment
      • intelektuali January 28, 16:48

        Ore ti BYLMEZ dru me pre po c’do ne Chicago to mo katunar? Po shko ne Phenian te Kimi i Korese se Veriut, c’kerkon ti mo fanatik dallkauk tek Imperializmi amerian?

        Po meso pak o injorant te shkruash dy fjale anglisht drejt more mavri fanatike se ne SHBA nuk do te mund te lash as halet e amerikaneve me kete anglishte te shemtuar qe po tregon dhe pastaj repliko me intelektualin me elegji per Enverin

        C’NA KA GJETUR ME KETE RACE TE SHPIFUR FANATIKESH QE PO E BEJNE VATANIN SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU!

        Reply to this comment
        • I tillë je , sa herë që hap gojën January 28, 18:33

          Inteloleshi , ti duket se vuan rende nga semundja e injorances se lindur . Kjo eshte nje semundje e trashegueshme , qe me siguri e ke marre nga prinderit . Te besh tre muaj kurs tek plepat dhe pastaj te emerohesh prokuror apo gjyqtar i nenes SHQUP-iste , nuk do te thote kurrsesi se u bere intelektual . Dukesh nga larg , me sepate ne sup , duke thirrur “Dru me pre” , qe eshte edhe profesioni yt qe njeh me mire e ta kane lene trashegim . Ti del e shkruan , vfetem se te pelqen te te peshtyjne ! YYYYYT SHTAZE PYLLI !

          Reply to this comment
      • Spartaku January 28, 19:26

        Vanted! Bravo!Mire ja bere atij muti me pseudonimin Intelektuali.se vertete eshte pocaqi.Komenti yt eshte brilant,dhe te lumte.Lere inelektual mutin ne histerizmat e tija. Pershendeteje.

        Reply to this comment
    • sopiqoti January 28, 16:26

      O i dashtum Intelektual ! Dy rjeshtat e fundit ti vendosje te PARA dhe pastaj te na tregonje PRALLA.

      Reply to this comment
    • I tillë je , sa herë që hap gojën January 28, 18:18

      Ha m… o intelokafsha ha , se ai eshte “ilac” per ty . Nje cope shpellar , qe i pelqen te vetequhet intelektuali i plepave .

      Reply to this comment
      • intelektuali January 28, 22:44

        HODHEN ENVERISTET FENDA DHE QELBEN DYNJANE
        BEJTEXHI FANATIKUN E DUAN ME SHUME SE MAMANE
        PO KU JU CON MUSHKA O QENA FANATIKE TE TERRBUAR
        BUNKERET, TOLLONAT DHE SKAMJEN E KENI HARRUAR
        SE KJO SKAMJE E ENVERIT QE JU O QENA KENI HARRUAR
        NGJAN ME SKAMJEN QE SOT SHQYPTARET KA KAPLUAR
        PRANDAJ MOS LEHNI NE DITA O ZABERHANE TE ENVERIT
        SE EDVINI PO E CON VATANIN TEK DYERT E FERRIT

        Reply to this comment
  4. Populli January 28, 14:56

    Duke ti je vertet idiot, por i Ri-lindur,
    si keshtu o trap, akoma s’je bindur?
    njerezit ne proteste, qeveria i grupon,
    eshte fukaralleku, por ti nuk shikon,
    njerezit ne proteste i nxjerr Ed Rama,
    se popullit ne fyt i ka shkuar kama,
    populli ne varferi po vuan e po heq,
    nga kjo qeveri, nga ky Ram dreq,
    shejtan budallai qe ka qeverine,
    ne varferi ka zhyt gjith Shqiperine,
    njerezit kane hall, skamja po i mbyt,
    prandaj protestojne, or te placin syt!

    Reply to this comment
    • mirel January 28, 15:23

      Sakte o popull
      Protesta eshte plan i pergatitur ne tavolinen e Ilir Metes dhe Edi Rames.
      Deshtimi dihej, vetem zhurma e madhe per te nxjerre Edin si shpetimtarin e ketij vendi.
      Lexoni lajmet: Txipras ka perfunduar bisedimet me presidentin shqiptar dhe kryeministrin dhe ka rene dakort te hape negocijimet per ne BE..
      Behet fjala per President Meten pale ne bisedime.
      Pazaret jane kurdisur qe te harrohet Vorio Epiri qe po mbushet me sinore greke, dhe te harrohet deti qe Ramuti e fal perfundimisht per greket.
      Negocijimet nuk jane asnje hap para per BE, vetem nje simbolike me dy shkronja qe genjen shqiptaret.

      Reply to this comment
    • Tartufi January 28, 15:52

      Si gjithmone ne shkallen me te larte te vargut o Beni.
      Si gjithmone ne te shumten e rasteve talenti nuk ka lidhje
      me thelbesoret njerezore.
      Une gjithmone kam pasur frike nga grumbullimi i turrmave
      pas mashtruseve. Fatkeqesija e madhe e nje populli eshte kur turrmat goditin turrmat.Nuk ka dishim o talenti
      poet ,qe ti je pjese e turrmes se hashashit. Do te isha i kenaqur sikur turrma e djeshme me trute e shplara te kishte goditur e provokuar rendin dhe qeverine,, mashtrusin e turrmes qe ti ben pjese,te kishte dale nga fathi dhe kontrolli i cobaneve qe e ruajne me nje kope qenesh te tere. Ketu do te fillonte nje loje e re,nje turrme e rebeluar e dalur jashte kamzhikut,po destabilizon mashtrusin e nje turrme tjeter ,qe ruan me fanatizem mashtrusin e vet. Eshte veshtire o poeti tim me ndergjegjen,lirine njerezore. Problemi jane turrmat qe mblidhen,pas mashtrusit,porblemi eshte qe turrmat
      goditin turrmat dhe jo mashtruset.

      Me mire ne buze te lumit ,me shelgje mbuluar
      se sa ne pallat skllav e skllaveruar.

      Reply to this comment
      • Po,Po January 28, 18:54

        Po more Tartuf , edhe une ashtu mendoj si ti . Ta kishim bere edhe nje here pershesh Shqiperine dhe te vinim serisht ne krye nje mesjetar , qe e katandisi vendin ne kete gjendje , qe zotrote nuk e ke hapur gojen , sepse ai te dergonte makinen zjarrfikese te shtetit , per te ujitur drogen qe mbillje . Tani , bosi i droges se Lazaratit , qe i zuri bytha eshke ne karrigen e kryekomunarit , ulerin me shume se te tjeret , se pse i prishen “biznesin” .
        Dukesh qe ne fjalet e para se kush je ne te vertete , por nuk ke faj , as ti , as Lulbashici ,Zeni , Saliu , Iliri , apo Monika , se e ndjeni igrasine , qe po u ftohen te ndenjurat !

        Reply to this comment
        • Tartufi January 28, 19:43

          Popov,, hajvani,te jeshe ne mes te nje turrme,kush do qofte
          kjo turrme,nuk te le te shikoshe matan grumbullimit te turrmes kush kalon. Ai qe ri jashte turrmes shikon dhe turrmen dhe mashtrusin qe derdellit dhe qytetarin ,qe kalon ne rruge ne punun e tij. Ti per fat te mire ,nuk te ka dhene shum raca tende te vrasesh mendjen ,per te gjikuar dhe te tjeret,qe rine jashte turrmes. Rebelimi kunder banditeve,qe te grumbullon te protestoshe ne formen paqesore kunder banditit qe gjoja qeveris,nuk eshte shkatrimi i Shqiperise,por eshte fillimi i shkatrimit te bandave . Lexo hajvan i shkalles siperore..
          Banditit nuk i takon forma paqesore,por dhuna.
          Kur u ngrit turrma e koke palareve,perpara disa vjetesh
          kunder banditit,qe periudha me e bukur,per sebep te vrasjes se 4 pjestareve te turrmes,qe ti jipnin fund duke
          zvaritur banditin e nje krahu dhe sikur te vriteshin disa te tjere te turrmes. Hajvani i blogut ,shqiptareve do t ju ngelesh nje bandit i frikesuar,qe nuk do te thoshte te rilindemi,por do te thoshte [ te kemi kujdes ] se nuk jemi
          perpara turrmave ,por perpara nje populli ,qe nuk trembet kur e godet me pushke.. Te zgjuarin nuk e terheqin shume citatet i majte dhe i djathte,por nderi i te
          majtes apo nderi i te djathtes. Ti nuk je krijuar te kuptoshe jashte turrmes,qe trembet te vritet,por pranon te zvaritet per jet te jeteve.

          Reply to this comment
    • MONIKA NEPËRKA PIKA - PIKA January 28, 18:43

      Ti , mund te jesh kushdo , vetem “Populli” nuk mund te jesh . Se po te ishe kaq fukara , sac thua , nuk do te rrije gjithe diten ne internet para kompjuterit , Me sa duket , je nga kategoria e “varfanjakeve” , si L.Basha apo M. Kokemadhja , qe “vuajne” per kafshaten e bukes dhe perloten si krokodili , nga frika e Vetingut . Po iu dridhen gjunjet , por do tu zere haka e fukarase . Cdo gje , ne kete bote lahet , pastaj ndahen njerezit nga jeta.

      Reply to this comment
  5. tomorraku January 28, 15:06

    Pershendetje Duka !
    Nga frika dhe tmerri
    as dje dhe as sot ,
    n’bulevard s’u duka!
    frika sapo m’ doli
    kur vet Sala foli:
    “.. ishin 500 mije
    ndoshta dhe me shume
    po kaq numurova une..
    Me kete ushtri
    une shemb cdo qeveri ;
    ashtu si dikur
    me Lac e Mamur!

    Reply to this comment
  6. T. Topi January 28, 15:11

    Po na numërojnë…

    Po na numërojnë,
    Si ke “Dimri i fundit”,
    Pëshpërit nafija,
    Ke veshi i hajdutit !

    Po na numërojnë,
    Që t’na nxjerrin bojën,
    Ndaj lëvizni trima,
    E t’ja qepim gojën !

    E t’ja qepim gojën,
    Atij “qelbësirës”,
    Se ka lënë kët popull,
    Në mes të errësirës !

    Kapni fshesat trima,
    Mos humbisni rastin,
    Narko-qenverisë,
    T’ja skuqim surratin !

    T’ja skuqim surratin,
    Ta shporrim nga sitë,
    Që përjetë mos mbesim,
    Ne në opozitë !

    Që përjetë mos mbesim,
    Ne fare pa pushtet,
    Duhen rrokur fshesat,
    Se truni na ka rrjedh !

    Na ka pjerdh keq truni,
    S’dimë se nga t’ja mbajmë,
    Me gjuhë veç politike,
    S’e fitojmë davanë !

    S’e fitojmë davanë,
    As sot, ne, dhe as mot,
    Se varkari barkën,
    Nga llumi s’lëviz dot !

    Nga llumi s’lëviz dot,
    Se ësht’ zhytur keq,
    Po s’u hoq lul-llumi,
    S’ka kush e tërheq !

    Reply to this comment
  7. N.VJOSA January 28, 15:21

    Keta te Opozites shqiptare nxijne vendin e tyre!
    Mjafton qe Karabush Lulziu te vije ne pushtet dhe te sabotoje vendosjen e Drejtesise, pa aq i kercet per Shqiperine dhe shqiptaret…
    Une kam 28 vjet qe jetoj e punoj ne Austri, por nuk kann pare asnjehere qe Opozita te nxije Austrine ne kete fare derexheje!…
    Pse?
    Sepse po te shohe Populli kete, nuk i voton kurre!
    Sot lexova nje artikull permbledhes te Agjensise austriake te lajmeve, e cila merrte shkase nga Balta qe hedhe Lulziu per vendin e vet…
    Opozia shqiptare, thuhej ne lajm, mobilizon perkrahsit kunder Qeverise!…
    Se Rama dhe ministrat e tij jane zhytur ne tregetine Droges!….
    Se Rama e ka kthyer Albanien ne Atdheun e Krimineleve dhe te Droges!….
    Flet per kontakte te mundeshme te Min Brendshem me rrethet internacionale te Droges…
    Gazetaret qe raportojne direkt thone se jane rreth 10 mije demostrues.Opozita thote 300 mije!
    Policia nuk jep shifer!…
    Nen nentitullin ” Udhe e veshtire e Albanies drejtim EU-s” ,
    Agjensia thekson perpjekjet qe ben Rama per ti hequr vendit te tij Balten qe hedh Opozita, e cila do te prishe Hapjen e Negociatave per te hyre ne EU!….
    Sipas Lul Karabushit, agjensit e lajmeve kane te drejte te thone se Albania eshte nje nga vendet me te korruptuara ne te gjithe Boten!…
    Cilesohet “Kolumbia e Europes”…, si mbjellsit me te medhenj te Kanabisit…Dhe se ekspertet cmojne se rreth 100 mije njerez jane angazhuar ne kete pune te zeze…!
    Te them te drejten , kur i lexoj keto radhe, ndihem teper i pikelluar!
    Aq me teper qe kjo Balte, hidhet per Atdheun tone nga vet Shqiptaret!…I thote Lulziu dhe Saliu!
    Ja i dashur Duke, kjo eshte Opozita shqiptare, qe per interesat e saj demton imazhin e Atdheut si mos me keq!…
    Nuk gjen Opozite ne bote te vjell vrer keshtu per vendin e vet, vetem qe te vije Lulziu ne pushtet dhe te mos vendoset Drejtesia!…
    Ah medet, medet per keta sharlatane opozitare!…
    Kesaj i thone:
    Per inat te sime Vjehrre, shkoj e fle me Mullixhiun!…

    Reply to this comment
  8. Kris 1 January 28, 15:32

    Mbahu Ben e mos kij frike
    S’te ben keq shoqja monik
    Edhe luli nuk do pushtet
    Dhe kur qesh dhe kur bertet
    Horri u ka shtru tepsine
    Dhe tallen me njerezine
    Po ti Dite e oborrit
    Do ndricosh punet e horrit
    Ne je shqiponj hijerenda
    Mos e fur sqepin ne kerma

    Reply to this comment
  9. MH January 28, 15:45

    Keshilloje opoziten qe ti veri mendet ne koke e te mos beje paqavure protesta me kot koti se ne fund te fundit perfundojne idiot.
    Protestat e opozites behen pa u konsultuar me hangjiun.
    Opozita duhet te vendosin veten ne kete pozicion qe gjindet pozita sot dhe te filloje te perllogarisin amet e mirat(pozitive) dhe te ligat (negative)per te njohur se ku i rrshqet toka nen kembe qeverise.E gjeti te dalin dhe te protestoje dhe me garanci do te fitoj.Ne te kunderten kur toka nuk tundet dhe kemba e qeverise ka zene bazament te forte nuk ka opozite ta thyej.Keshtu rrezultoi me perfundimin mjerane te protestes se opozites dt 27 janar 2018,te mos dalin asnjihere pa llogaritur vertet tapallimin e qeverise.Sepse kjo qeveri thyen cdo proteste te cfaredo opozite te jete nga fakti qe asht pozita,pushteti ma pozitivi i keti cerekshekullit tranzicion.
    Z.Duka urimin per krijimtari e ke teper pozitive.
    Ndaj propozoi:
    Banu njiher i pa talent bre burre qe te themi:njiketu nuk na ke than gja,sepse nga krijimtaria ne krijimtari gjithenji shperthen si Ti i vecant si asnji tjeter.

    Reply to this comment
  10. katarakti January 28, 17:09

    Ka disa ketu qe bejne sikur i qajne hallin njerezve qe s’kane buke te hane. Ta marrim si te vertete kete gjendje. Po ku eshte faji i Rames ketu?! Ne rast se ka lejuar mbjelljen e kanabisit ne te gjithe vendin i bie qe njerezit te kene fituar para! Ne rast se nuk lejon mbjelljen e kanabisit i bie qe ka bere nje pune te mire. Ata qe bejne sikur i qajne hallin popullit, si psh milioneret e politikes dhe disa budallenj ketu, jane ose maskarenj ose budallenj. Shqiptaret do te jene tani e tutje gjithmone te varfer, kushdo qeveri te vije ne pushtet. Perse?!
    1) Sepse jane mbyllur dhe shkaterruar te gjitha fabrikat dhe njesite prodhuese.
    2) Sepse jane shitur te gjitha asetet kombetare.
    3) Se jane privatizuar ose dhene me koncesion te huajve te gjitha objektet qe mund t’i sillnin te ardhura arkes se shtetit. Duke filluar nga aeroportet, bankat etj etj.
    4) Se nuk ka mbrojtje te prodhimit te brendshem, pasi ai konkurrohet nga prodhimet e vendeve fqinje me te mira dhe me te lira. Etj. etj.
    Prandaj mos guatni si bretkocat. Nuk ka shpetim, ngritje dhe mireqenie. Veçse braktisje dhe ikje nga vendi. Vetem kete fituan shqiptaret nga demokracia.

    Reply to this comment
  11. Emigranti January 28, 19:16

    De dashur bashkekombas , nuk besoj te ndikojne tek ju keta poliikane Leshi e Botoksi ,nuk besoj te ndikoheni nga nje fake women si Monika Meta Kryemadhi ,me nje fjalor me se ordinerò me zhargon nen nivelin e 300treqind fjaleve , pa ofenduar qenin e ambientalistit z Sazan Guri , pra fjalori i kesaj mostre eshte i barabarte me ate sa kupton qeni i zoterise . Te pershended ty o I madhi Arden Duka .

    Reply to this comment
  12. alphade January 28, 22:43

    Z. Duka ,pershendetje ! Per opinionin publik shqiptar ju
    me poezite satirike tuajat dhe per permbajtjen e tyre,
    si dhe per “versalitetin” e tyre perbejne nje thesar te
    pacmuar te krijimtarise ne sherbim te njerezve te za-
    konshem,te varfer qe zvarriten cdo dite per mbijetesen
    e tyre kunder babezise se nje grushti njerezish ku ne ge-
    net e tyre si mtastaze eshte perhapur ligesia, egoja,arro-
    ganca qe buron nga varferia e dikurshme dhe sot permes
    grabitjes,hajduterise,vrasjeve, mafiozllekut,etj kane ngri-
    tur perandorine e tyre mafioze duke notuar mbi gjakun e
    milionave shqiptareve. Thone se Shkelzen Berisha,i biri i
    i kryekriminelit te Shqiperise ,kryemafiozit,kryehajnit ,
    Sali Vicidoli ,ne vitin 1992 duke mos patur kostum kerkoi
    nje kostum borxhe per te shkuar tek babai i tij qe po vish-
    shte “xhyben” e presidentit dhe po ky pinjoll sot a e keni
    shikuar ne fotografi,a keni lexuar shtypin ?! Padyshim se
    PO ?! Kur jeziti , Saliserbi “vajton” per varferine e shqip-
    tareve,i biri i tij bente “muajin e mjaltit” me Arminen ne
    kryeqytetin e botes, N/Y . Kur ne parlament babai tij ben
    thirrje per “Revolucion” ,i biri i tij theket ne ujrat e ngrohta
    te Maldivias,ne Oqeanin Indian, kur babai tij, lindur ne
    Vicidol dhe banues ne Tirane,cirret per vjedhjet mazho-
    rances, i biri i tij ,Shkelzeni ben afera mafioze me CEZ-n
    sebashku me mikun e tij, Kalajn.!etj.etj. faktet jane te pa-
    numurta qe tregojne se kjo familje mafioze ,nje strofke e
    vertete hienash qe po luftojne tash per mbijetese,per t’i
    shpetuar burgut dhe per te shpetuar mbi te gjitha pasuri-
    ne e plackitur te shqiptareve. Po vjen ora e pashman-
    geshme e daljes perpara drejtesise. Kjo familje,duke fi-
    lluar nga Noriega i Shqiperise, percaktim qe per here te
    pare e kam bere UNE dhe diaboliku i Vicidolit e pervete-
    soi si te tijen,gje qe me ben te besoj se edhe provimet e
    shkolles e te Universitetit i ka kopjuar ky horr,perderisa
    kopjon definicionet e te tjereve ! Do ta hedh ne gjyq ,
    ashtu si Shvaizenegri hodhi ne gjyq nje koleg ku ne nje
    moment perdori frazen e tij te fameshme ” Hello Baby” !
    Vettingu ,tashme e ka kapercyer pragun e shtepise se
    Madhe Shqiptare dhe po ecen perpara duke shenuar me
    kryq,si ne Bibel, cilet jane 40 grupet kriminale dhe kater
    mafioze,ku sigurisht ” Number One” i perket Monstres se
    Vicidolit.

    Reply to this comment
  13. alphade January 28, 22:47

    Komenti im,please…!

    Reply to this comment
  14. Shahisti January 29, 01:53

    Me ne fund edhe bejtexhiu pati nje ndriçim te rralle, e kuptoi qe eshte idiot.

    Reply to this comment
  15. Onkezmi January 29, 01:59

    Vjosa i di mendimet e tua,se vete na i ke treguar.Harrove Ramen se c’kuturiste neper Europe kur ishte ne opozite…?!

    Reply to this comment
  16. info analitike January 29, 07:54

    Epo more bejtexhi kur lexon ato cfare shkruan cdo dite, ai dyshimi fillestar mbi gjendjen tende vjen e kthehet ne bindje. Nuk ke faj qe nuk i kupton protestat se ti merr hyxhym vetem kur te therret PS-ja. Ajo po qe te hap mendjen ty. Mjafton qe ti degjosh shokun Tao Tao dhe te hapet Susami.

    Reply to this comment
  17. anticensurë25642654 January 29, 10:17

    “Mbase kam qëlluar unë një idiot, por këtë protestë s’e kuptova dot!”
    beno të paktën unë ta kam thënë disa herë kuptimin e protestës!!
    ishte,dhe do të jetë tërë kjo gjullurdi,thjeshtë për të mbuluar pisllëqet me gërkun!!
    nesër do të jetë puna e detit,të atij që ti ke shkruar sa ke plasur deri dje,do të fillojë prapë e njëjta gjullurdi!!
    beno u shkrua sa plasën tërë të paguarit nga tradhëtia,përfshi dhe ty,për këtë palaçollëk,por asnjë nuk shkruajti kundër agresionit gërk!!beno janë bërë luftëra për koqet e ramës,për çkorape e atlete,për çdo pordhë të tij,POR asnjë nga ju,ju që të çani hajdarin me propagandë,sidomos ata të saliut,nuk e hapën gojën për këtë ndyrësi,këtë tradhëti të paralajmëruar!!e keni bërë me fjalë që ta tradhëtoni si pozitë dhe opozitë,këtë të shkretë shqipëri??
    të na tradhëtoni ne e të tradhëtoni vetveten??
    beno këto që shkruajta i shkruajta pak a shumë për të tjerët,sepse për ty nuk e diskutoj që NUK JE idiot!!shtiresh vetëm!!luan rrolin e idiotit!rrolin e atij që ka shitur jetën tek djalli që përfaqsohet nga janullatosi!hë për hë!!
    beno nuk ke më gojë të shash toptan,zogoll e merlikë me shokë!!të paktën mbroji,je i njëjtë me ta!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*