Mbasi e ke vrarë, nuk mund ta ringjallësh!

Arben Duka November 18, 2015 12:40

Mbasi e ke vrarë, nuk mund ta ringjallësh!

Është njëlloj sikur të pasmet,
me biznesin ti të tallësh,
mbasi i ke bërë gropën,
nuk ke asnjë shans ta ngjallësh!

Mbasi blenë të gjithë kasat,
dhe mbetën me gisht në gojë,
tani thua, që “i vogli”,
për kasat nuk ka nevojë!

Mbasi bënë miliona,
klientelat e Oborrit,
the – i vogli s’ka nevojë,
për kupon të tatimorit!

Informaliteti ra,
si cunam e si furtunë,
tetëdhjetë mijë “të vegjël”,
i la fare të papunë!

Tetëdhjetë i la pa bukë,
se ky shtet nuk bën shakara,
dhe ata që u groposën,
dot s’e nisin nga e para!

Duhet të ndodhte hataja,
që të ndryshohej modeli,
ndaj tash duken këto masa,
si kofini pas të vjeli!

Mbase duhej bërë ndryshe,
i gjithë aksioni them unë,
që vatanit mos i shtohej,
dhe kjo armatë e papunë!

Duhej të qe evituar,
ai stres edhe panik,
shteti ju vërsul “të voglit”,
sikur ta kishte armik!

Shpejt e shpejt tatim-gjobat,
mijëra gjoba arkëtuan,
pas kësaj mijëra biznese,
me urgjencë falimentuan!

Shteti bëri mbi të vegjlit,
më të madhen kasaphanë,
kur vende pune s’hap dot,
pse mbyll dhe ato që janë?!

Besoj vjeshtën më të keqe,
njerëzit sivjet kanë kaluar,
armatën e të papunëve,
shteti vetë e ka shtuar!

Taksa-gjoba dhe tatime,
nga të katër anët vinë,
çdo dikaster shpik të vetat,
konkurron me qeverinë!

Gjoba-gjoba vetëm gjoba,
kjo është pamja e vitrinës,
që nga gjoba e duhanit,
gjer tek gjoba e urinës!

Gjobat që shpikin malinjët,
hyjnë në punë për gjysmë ore,
dhe nuk bëhet asnjëherë,
një fushatë përgatitore!

Gjithë armata e gjobëvënies,
nuk ta bën aspak inat,
përgjon si qeni në pritë,
për ta zënë Sovranin mat!

Retushime mund të bëhen,
po pas vdekjes janë kot,
sot jemi në situatën,
vendi bosh e burgjet plot!

Qeveria me Sovranin,
asnjë hall tani nuk qan,
se në dy vite e gjysmë,
një hendek i madh i ndan!

Qeveria ka filluar,
ca më pak të hakërrohet,
po hendeku dita-ditës,
dhe më shumë do thellohet!

Tani janë harruar fare,
fjalimet për shërbëtorë,
sepse shteti i “Rilindjes”,
doli anti popullor!

Popullit që i dha votën,
për asgjë s’ju bë garant,
u shpalos në këto vite,
i pashpirt e arrogant!

S’u krijua asnjë ditë,
klimë besimi-dashuri,
po të gjithë kemi parë,
pa fund akte marrëzie!

Ndaj njerëzit pa asnjë shpresë,
ikin këtej edhe natën,
se “Rilindja” gjer tani,
e ka shkelur gjithë KONTRATËN!

Arben Duka November 18, 2015 12:40
Komento

11 Komente

  1. METEH November 18, 14:55

    Z.Duka,ju lumt per poezin e goditur.Por,në detyrat qe kemi kryer ne jemi udhehequr nga rregulloret..ligjet..opojo..! Tek ne per 25 vjet nuk eshte zbatuar Ligji por MALIQI.Besoj se biem dakort qe Rama po bene me shume pune te mira se gabime.Nuk ka njerz te pagabueshem,i mençem eshte ai qe gabimet i korigjon.Mendoj se Rama eshte me i miri KRYEMINISTER ne keto 25 vite.Ne shqipot asnje kryeqeveritar nuk kemi lene pa e pergojuar duke filluar qe nga I.QEMALI…!

    Reply to this comment
    • iliri tjeter November 18, 20:17

      Qeverija eshte ne krye te puneve dhe cdo hap qe ben te matet mire, t’a diskutoje me specialistet e fushes me juristet dhe pastaj t’a veje ne zbatim.
      Nuk di ne se eshte e vertete, por ne se eshte e vertete ajo qe thote bejtexhiu i politikes, se u shiten kasat dhe tani del se ato nuk i hyjne me ne pune biznesit te vogel, atehere nuk kemi ketu nje mashtrim dhe vjedhje? Ne se Qeverija me vendimet e saj mer masa qe te krijoje 80 mije te papune te rinj, atehere c’me duhet nje qeveri e tille?
      Qeverija nuk eshte person si mua ose si ty qe edhe ne se bejme gabime ato kryesisht na prekin vetem ne, por ne se qeverija gabon me vendimet e saj,pasojat jane ne kurriz te popullit.
      E ke provuar ndonjehere ti ne familjen tende qe te mos kesh lek te mbyllesh muajin; te kesh nje biznes te vogel dhe t’a mbyllesh ate e te mbetesh pa pune ne nje kohe qe qeverija nuk hap asnje vend pune? Ose hap vende pune duke hequr ata me bindje politike demokrate dhe ve ne pune ata me bindje socialiste (ose anasjellta); ose edhe ndonje vend te ri pune qe krijon aty vihenmilitantet e saj edehe se ne shume raste nuk e meritojne ate vend. Kjo vertetohet shume lehte kur degjon se si ankohen socialistet neper rrethe duke thene se ” ju dhame voten, por nuk po na jepni vende pune”.
      Ti mund te jesh dakort me nje qeveri te tille, per arsyet tende,ndersa une nuk jam me nje qeveri te tille qofte kjo e Rames apo e Berishes. Ti, une ai, ajo, ne, ju, ata, ato duhet te shikojme interesin tone si popull, te te gjitheve si popull dhe jo interesin e atyre qe pasi i votojme per te bere Shqiperine me te mire, ata perpiqen si e si te vjedhin me shume. I shikon qe te gjithe politikanet jane me vila e shtepi e makine e me femije qe iu studiojne jashte shtetit, ndersa ne nuk kemi buke per te ngrene?
      Prandaj them me bindje se Arben Duka ka te drejte ne ato qe shkruan me siper.
      Ke degjuar apo di ti ndonje qeveri ne bote qe nuk eshte kritikuar per te metat ne punen e saj?
      Ka shume njeres qe sido qe te punoje qeverija qe ata simpatizojne ata ciren e ngjiren e rihen e zihen me te tjeret per te mbrojtur namuzin e partise te tyre.
      keta per mendimin tim jane budallenj apo me sakte injorante qe s’dine ku qendron e mira e popullit!

      Reply to this comment
    • zana November 18, 22:11

      hera e pare qe nuk jam dakort

      Reply to this comment
  2. Kusaxhe November 18, 15:55

    Ti mire e ke , a te ndigjon qeveria

    Reply to this comment
  3. shqipe November 18, 16:01

    Jo, o Ben me kaq vrere!
    (S’besoj te jet bere hataja!),
    Ajo, ndodhi vec nje here.
    Pa ngordhur Sali murtaja.

    Gjith’ reformat jane me dhembje
    (Tek ne jane me ulerime!…)
    O t’i bejm’ e te shpetojme,
    O t’na bjere nje vetetime.

    Dhe une jam i zemeruar,
    Me c’far shoh, e me c’degjoj!
    Por,gjithmone kamte duruar,
    Sa here kucedren kujtoj…

    Nuk e sheh si eshte derdhur,
    gjith’ e vjella e veremit?!…
    Gjall’ a vdekur do pushtetin
    E gjithe pjella e Xhehnemit!…

    I bini Rames,o burra!
    por te terin mos e nxini,
    Pa, s’durohet te vij prap
    Sos Sala,por dhe i biri…

    Terbimi Lulush, terbimi…
    Mos e merr me kaq yxhym!
    Mos,se po na hipi xhindi
    U mbysim, vec me peshtyme.

    Reply to this comment
    • LOVE P A R I S November 18, 16:41

      ashtu posi Shqipe
      ju dhe bar do hani ,po parimet nuk i shkelni
      Rrrrrrofte udheheqesi ,partia dhe Nexhmija 😛

      Shqipe ,merre qete e mos u ngut ……
      ngadale me peshtymen ,se do vrisni njeri tjetrin ,si kahmoti
      Sala dhe EDveri do ju peshtyjne si kane 25 vjet qe po bejne …
      mos u ngut ……

      Reply to this comment
      • shqipe November 18, 17:23

        Love parisi,apo ke ardhur ne Tirane?
        Pse merakosesh per peshtymen,ty s’te kap asnje xifel. A,nese je pas lulushit,ndryshon puna!.. Gjthesesi, ti s’do mbytesh,(Fal miqs me mua!),por, do lagesh disi… Se, ti kete here s’e di.(Ke qene larguar ne paris),qysh me thoshte gjyshja mua: “. …., . ….!, ., … .. …!

        Reply to this comment
  4. i madhi November 18, 19:42

    Me vertet kujtove qe do zbatohej kontrata? Po edin se eksportuam nga parajsa more poet ate ketu e kishim ne mesin ton ne shtetin e hajduteve. Ke do futi brenda ky? Ata se futen kur vodhi si o ti futi ky hundmbushuri? Pastaj keta jan kope hijenash dhe kan ven shqiperin si kerm perpara dhe po e shqyejn. Keta jan zezaker si politikan duhet te cohet vekja nga varri tju qi grat ketyre sallamureve.

    Reply to this comment
  5. katarakti November 18, 21:30

    Budallalliqe me oke. Duhet te themi se lavdi Zotit se edhe ne Shqiperi ka filluar te flitet per nevojen e te berit shtet. Per te mos vjedhur me me te dyja duart. per te paguar energjine, ujin, tatimin mbi fitimin etj etj. Se ishte bere Shqiperia si mall pa zot. Veçse vidh dhe shkaterro. Dhe rrofte demokracia dhe anarshia. Keshtu behet shteti. Pak e nga pak. Ndofta edhe duke gabuar, por duke i pranuar gabimet dhe ndryshuar. Tani nuk do ngjallim Enver Hoxhen per t’i bere qefin ndonjerit! Shqiptaret duhet te mesohen te zbatojne ligjin.

    Reply to this comment
  6. Pellumb Zaimi November 18, 23:38

    Nje vargezim theres kritik dhe ironik i Arben Dukes per punet e qeverise e cila mua shpesh me duket se ben gabime foshnjore .Madje shume foshnjore e te nxituara .Arben Duka ka kapur disa aspekte interesante qe vertetojne keto qe thashe.Kesaj qeverie i mungon lidhja dhe harmonia me shtresen qe perfaqeson .I mungon strategjia e humanizmit dhe e solidaritetit tradicional majtist.I mungon vetveprimi i ministrave dhe integriteti drejtues i tyre.Ata presin komanden dhe nuk kane inisiative ne fushen e tyre etj. etj.Semundjet qe numeron,vargezon dhe thumbon Arben Duka jane tashme ne nje faze akute. Nuk jam shume optimist per modelin e deritanishem te qeverisjes Shume pushtet njeshi dhe mezi belbezojne te tjeret. Nje qeverisje me baze te ngushte dhe me mendimin e shkencetareve te fushave jashte loje. Ide te varfra punesimi e zhvillimi dhe me nje prirje drejt rolit te nje qeverie TAKSAXHIE. Nuk ka nje program e strategji te qarte per te ulur varferine dhe per te forcuar disiplinen shteterore ne administrate. Shpallja e minimumit jetik eshte shtyre per ne kalendat greke sadoqe ky duhet te jete nje detyrim madhor per nje qeveri te majte etj.etj.Nderime Arben Duka !

    Reply to this comment
    • Pellumb Zaimi November 18, 23:43

      Nje vargezim theres kritik dhe ironik i Arben Dukes per punet e qeverise e cila mua shpesh me duket se ben gabime foshnjore .Madje shume foshnjore e te nxituara .Arben Duka ka kapur disa aspekte interesante qe vertetojne keto qe thashe.Kesaj qeverie i mungon lidhja dhe harmonia me shtresen qe perfaqeson .I mungon strategjia e humanizmit dhe e solidaritetit tradicional majtist.I mungon vetveprimi i ministrave dhe integriteti drejtues i tyre.Ata presin komanden dhe nuk kane inisiative ne fushen e tyre etj. etj.Semundjet qe numeron,vargezon dhe thumbon Arben Duka jane tashme ne nje faze akute. Nuk jam shume optimist per modelin e deritanishem te qeverisjes Shume pushtet njeshi dhe mezi belbezojne te tjeret. Nje qeverisje me baze te ngushte dhe me mendimin e shkencetareve te fushave jashte loje. Ide te varfra punesimi e zhvillimi dhe me nje prirje drejt rolit te nje qeverie TAKSAXHIE. Nuk ka nje program e strategji te qarte per te ulur varferine dhe per te forcuar disiplinen shteterore ne administrate. Shpallja e minimumit jetik eshte shtyre per ne kalendat greke sadoqe ky duhet te jete nje detyrim madhor per nje qeveri te majte etj.etj.Nderime Arben Duka !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*