Mbërrijnë në Athinë testet e shpejta, e gjejnë virusin për 3 minuta

March 27, 2020 15:29

Mbërrijnë në Athinë testet e shpejta, e gjejnë virusin për 3 minuta

Kanë mbërritur në Greqi rapid testet e para (testet e shpejta) për Covid-19. Sipas Insitutit të Epidemiologjisë ato e diagnostikojnë virusin në dy-tre minuta.

Fillimisht do të testohen ne spitalin Sotiria të Athinës dhe nëse rezultatet do të jenë ato që priten, atëherë do të porositen më shumë se 1milion të tilla.

Qeveria ka paralajmëruar se 500 ekipe mjekësh do të dalin në rrugë, me qëllim kryerjen e testeve të shpejta për të infektuarit me Covid-19. Kjo do të jetë faza e katërt e masave mbrojtëse, që qeveria greke ka në sirtarin e saj. Në këtë fazë parashikohet ndalimqarkullimi si në Shqipëri, madje në të njëjtat orare me vendin tonë (05:00-13:00) dhe evidentim e të infektuarve në terren, me qëllim izolimin e tyre.

Ndërkohë kompani dhe biznesmenë të ndryshëm në vend kanë nisur një fushatë mbështetjeje të sistemit mjekësor duke dhuruar karburante, sasi të mëdha ushqimesh dhe ajo që është më e rëndësishme, maska, respiratorë dhe dezinfikantë të ndryshëm.

 

l.h/ dita

March 27, 2020 15:29
Komento

3 Komente

  1. Emigranti March 27, 19:16

    Pi presim nga bosat tone kur te dhurojn dicka.
    Esht momenti qe te kuptoin se pa popull ska lek per kete shtrese.

    Reply to this comment
  2. janulla pusht March 27, 19:38

    Po greket sikur e kishin gjetur vaksinen dilte janulla dhe hidhte uj neper rrugt e patres ,flitet qe grreket e din vaksinen hanin me shum palikari doja te thoja koloqithja

    Reply to this comment
  3. loni March 27, 20:27

    Nuk eshte test i sakte,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim