Mbërrin anija ‘Oriku’, Xhaçka: Shpëtimtare e madhe jetësh

November 26, 2017 13:04

Mbërrin anija ‘Oriku’, Xhaçka: Shpëtimtare e madhe jetësh

Anija hodhi spirancën në kalatën numër katër të portit në Durrës. “Një shpëtimtare të madhe jetësh”, e cilësoi Xhaçka misionin e kryer nga kontingjenti i 6-të, pjesë e misionit në detin Egje.

Ushtarakët tanë janë shembull me i mire profesional tha Xhaçka, duke i kërkuar komandantëve të vënë në dijeni ministrinë për të gjithë nevojat që ata kanë, në mjete logjistike apo armatim, me qëllim që cdo situatë mos i gjejë të papërgatitur.

Operacionet e kryera në detin Egje nga kontingjenti i anijes Oriku, u përshëndet edhe nga Komandanti i Forcës Detare Gjeneralmajor Ylber Dogjani. Ai tha se kontingjenti i 6 i ka realizuar të gjithë detyrat me sukses duke treguar që janë të denjë të zhvillojnë operacione krahas aleatëve të NATO-s.

Anija shqiptare ‘Oriku’, e cila qëndroi për një vit në detin Egje në disa operacione të zhvilluara ka shpëtuar nga mbytja rreth 1 mijë persona, të cilët largoheshin nga vendet tyre në konflikt.

Trupa shqiptare do të jetë sërish pjesë e një misioni krah aleatëve në NATO-s në vitin 2018. Kësaj herë ky mision i është besuar kontingjentit të anijes ‘Butrinti’ e cila është e pajisur edhe me një armatim të veçantë.

November 26, 2017 13:04
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu November 26, 17:16

    Boll me me internacionalizma, shpetoni jetet e shqiptareve qe po ikin per lesh brenda 28 mije km2.
    Ky “Oriku” me financimet e kujt e ben kete internacionalizmin proletar, me parate e taksapaguesve shqiptare qe kane marre vete arratine e po mbyten detrave dhe nuk don t’ja dij kush.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*