Mbërrin në atdhe trupi i Lirak Bejkos, nesër homazhet

Redaksia Online November 6, 2012 11:02

Mbërrin në atdhe trupi i Lirak Bejkos, nesër homazhet

Mbërrin në atdhe trupi i pajetë i ish-të përndjekurit Lirak Bejko, i cili humbi jetën pak ditë më parë në një spital në Bari, nga plagët e marra në grevë, ku i vuri flakën vetes me benzinë në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit.

Trupi i pajetë i Bejkos ka mbërritur sot në Durrës, me tragetin e linjës Bari-Durrës, ndërsa është pritur nga familjarët e tij, e më pas është transportuar drejt banesës së tij në Tiranë, ku amiljarët, të afërmit e miqtë do i japin lamtumirën e fundit.

Homazhet dhe ceremonia e varrimit të Bejkos do të zhvillohen të mërkurën. Homazhet janë parashikuar të mbahen pranë institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00.

Redaksia Online November 6, 2012 11:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*