Mbërrin pa jetë në spital 10-vjeçari

March 5, 2018 09:45

Mbërrin pa jetë në spital 10-vjeçari

Një fëmijë, 10 vjeç mbërrin sot pa jetë në spitalin e Tepelenës. Mësohet se fëmija ka qenë me gjendje gripale prej disa ditësh.

Nga të dhënat e para mësohet se fëmija që ka humbur jetën është një djalë me incialet S.I.

Ai u dërgua nga prindërit rreth orës 05:00 në spital, por duket se gjithçka ka qenë e kotë.

Sipas raportimit të “News 24” një ditë me parë prindërit e kishin cuar për vizitë në spital, por meqenëse nuk i kanë mundësuar vizitën, janë detyruar ta kthejnë sërish në shtëpi.

Ndërkohë, pritet të bëhen verifikimet e rastit për të zbuluar saktësisht shkakun nga i cili i vogli ka humbur jetën.

s.a/dita

March 5, 2018 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*