Komisioni i Venecias: Debati për formulën e votimit me 2/3 politik, jo praktikë ligjore

February 27, 2016 15:21

Komisioni i Venecias: Debati për formulën e votimit me 2/3 politik, jo praktikë ligjore

Komisioni i Venecias e ka gati opinionin final për draftet e dërguara nga Tirana për reformën në drejtësi. Top Channel ka siguruar dokumentin prej 20 faqesh nga ku ekspertët e Venecias kanë renditur opinionet përfundimtare.

Që në fillim ata vlerësojnë se drafti i rishikuar dërguar atyre për opinion, përmban propozime që dizenjojnë institucionet e drejtësisë në koherencë dhe përputhje me standardet europiane. Komisioni Venecias beson se drafti me këto amendamente, ndoshta duhet të finalizohet pa vonesa të tjera me dorëzimin në Parlament për ta votuar.

Pikës më të nxehtë për reformën në drejtësi në mënyrën e zgjedhjes së “Këshillit të Lartë të Drejtësisë” përfshi Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, dy institucione të cilat do të shërbejnë si garantuese të pavarsisë dhe llogaridhënies Venecia ia lë në dorë të politikës shqiptare të vendosë.

Kjo është përgjigja:

“Në fushën e ligjit dhe praktikës ndërkombëtare nuk ka kërkesa strikte që një shumicë e cilësuar me 2/3-at, e cila përdoret në zgjedhjen e drejtuesve më të lartë. Pragu i duhur i votave që duhen siguruar në rastin e fundit është në thelb më shumë politik sesa çështje ligjore”.

Në përgatitjen e draftit final Venecia rekomandon se duhet kushtuar vëmendje në mënyrën e zgjedhjes së organeve të reja në drejtësi si “Komisioni i Pavarur i Kualifikimit”, “Kolegji i Posaçëm i Apelimit”, “Këshilli i Lartë i Prokurorisë” dhe “Këshillin e Lartë Gjyqësor”, përfshi “Këshillin e Emërimeve në Drejtësi”.

“Nëse forcat politike të përfshira në këtë proces nuk dakortësohen për zgjedhjen me shumicë të cilësuar anëtarët e 3 institucioneve të reja duhet të synojnë një opsion të ri që i garanton opozitës përfaqësim në të gjitha këto institucione apo një model tjetër, i cili do t’i sigurojë opozitës një influencë të caktuar në procesin e zgjedhjes”, thotë Venecia.

Për prokurorin special të njësisë që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta, Venecia rekomandon se në draftin e amendamenteve duhet të specifikohet metoda e emërimit, përfshi mekanizimin e llogaridhënies. Ndërsa për mënyrën e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Venecia kërkon të bëhet kujdes.

“Gjykatësit dhe prokurorët, të cilët i nënshtrohet procesit të vetingut duhet të gëzojnë të drejtën e ankimimit nëse u shkelen të drejtat themelore”, rekomandon Venecia.

Sipas Venecias, autoritetet vendimarrese janë legjitime të gjejnë zgjidhjet e duhura. Duhet sqaruar më tej rolli i njësisë antikorrupsion në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po ashtu kërkohen sqarime të mëtejshme për rolin e ministrit të Drejtësisë në raport me Inspektorin e Përgjithshëm.

Venecia hedh idenë  e një procedimi të drejtpërdrejtë të ministrit pavarësisht inspektorit, përfshi garancitë procedurale, të jenë më të rrepta për të garantuar privatësinë.

Venecia sugjeron jo përgjime të përhershme, që do të shërbenin si një “kartabiankë” në dhunimin e privatësisë. Përsa i përket ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët do të jenë pjesë vëzhguese e institucioneve të reja ndërkombëtare, Venecia rekomandon rol jo vendimmarrës./TCH

Raporti i plotë

 

February 27, 2016 15:21
Komento

10 Komente

  1. SH.KOLONJA February 27, 15:50

    ‘Thote Venecia….
    Qe komisioni i Venecies..nga ku ekspertet e Venecies..qe dizenjon Venecia e qe ja le ne dore Venecias qe pergatie draftin Venecia .e me finalizimin e draftit qe i ben Venecia siguron ne proçesin e zgjedhjeve si thote Venecia qe te behet kujdes u thote Venecia..e qe sipas Venecies autoriteti qe hedh idene Venecia…e qe sugjeron Venecia duhet te mos kete pergjime te perhereshme sipas Venecies e qe ekspertet nderkombetere si thote Venecia.. ne bashkepiunim te ngushte me ‘ATA’ qe u drejtohet Venecia…..DO TE JENE ‘PREZENT’SI SOT E 25 VJET ME PARE DERI NE SHPERBERJEN PERFUNDIMTARE TE KETIJ POPULLI DERI SA BATHORES TI DALE UJI I ZI SI VENECIA….

    Reply to this comment
    • Njazi Kolaj February 27, 17:24

      I ke bèrè njè zbèrthim kètoj rekomandimi sa qè mè mir nuk mund tè bèhet.Venezzia tall menderen me politikanèt tanè.Politikanèt shqipètar janè pa integritet qè nuk mbrojnè interesat e kombit tè vet.

      Reply to this comment
    • Anonim February 27, 23:22

      Tashme i mbetet politikes te dakordesohet e te dergoje perpara dhe te zbatoje Reformen ne Drejtesi. Puna e bere deri tani nga Komisioni i Posacem nuk mund te hidhet poshte per kaprico te politikes.

      Reply to this comment
  2. Agamemnoni February 27, 16:06

    Sic shihet edhe nga raporti perfundimtar i Komisionit te Venecias, zgjedhja e 3 anetareve ne KLD qe i emeron Parlamenti do zgjidhet mbi bazen e vullnetit te paleve politike. Prandaj eshte i domosdoshem konsensusi dhe bashkepunimi.

    Reply to this comment
  3. Gjylani skendaj your February 27, 16:42

    Ku ishim as gjekundi.Shume zhurme per asgje:Venecia,venecia dhe ne fund venecia.Politika ne mes.Konses ska kur ne Shqiperi,mblidhu ne parlamen,shaje sa te mundesh dhe mos zgjith asgje.Te gjitha i ha mileti.Rrumpaqlle gtjithmon.

    Reply to this comment
  4. iken vici vicidolit February 27, 16:49

    e po kjo eshte arsyeja qe nxitohet per destabilizimn e parlamenit dhe te vendit.po mblidhet litari ireformes ne drejtesi.paskan te drejte te shqetesohen.te shohim tani ne cdrejtim do nisin valixhet femijet, niperit dhe mbesat.

    Reply to this comment
  5. adeci February 27, 17:23

    Ja dhe Venecia. U tund mali dhe polli nje mi. As te .i, as te leshon, kujdes ketu e kujdes atje e ku ishim, hicgjekundi.

    Reply to this comment
  6. Mersin February 27, 19:00

    Vertete besoni se do te kete reforme ne drejtesi. Kam pershtypjen se do te jete dicka amorfe qe nuk do ti sjelle asgje ketij popull. Te fuqishmit ne politike dhe ne para nuk ka force me ne Shqiperi ti ndeshkoje.

    Reply to this comment
  7. Arben February 27, 20:54

    GJYQTARI GJERMENI, U FAKTUA PUBLIKISHT SE

    1. NUK KA KALLEZUAR NJE KRIM
    2. KA PENGUAR ORGANET E DREJTESISE.

    LLALLA NUK SHIKON ASGJE.

    ARTAN GJERMENI DUHET TE ISHTE NE BURG NE PRITJE TE GJYKIMIT, MINIMUMI PER KETO DY GJERA,

    E PRA TE HENEN AI DO TE ULET NE ZYREN E TIJ DHE DO TE GJYKOJE NJEREZIT QE I JANE DREJTUAR GJYKATES PER GJYKIM.

    JU TE DITES MERRENI ME TALLAVA.

    MIRE JA BENI KETIJ POPULLI TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  8. Arben February 27, 21:19

    GJYQTARI GJERMENI, U FAKTUA PUBLIKISHT SE

    1. NUK KA KALLEZUAR NJE KRIM
    2. KA PENGUAR ORGANET E DREJTESISE.

    LLALLA NUK SHIKON ASGJE..

    ARTAN GJERMENI DUHET TE ISHTE NE BURG NE PRITJE TE GJYKIMIT, MINIMUMI PER KETO DY GJERA,

    E PRA TE HENEN AI DO TE ULET NE ZYREN E TIJ DHE DO TE GJYKOJE NJEREZIT QE I JANE DREJTUAR GJYKATES PER GJYKIM.

    JU TE DITES MERRENI ME TALLAVA.

    MIRE JA BENI KETIJ POPULLI TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*