Mbesa me pamje “ëngjëllore” që dyshohet se vrau gjyshen në Shkodër

May 25, 2015 07:02

Mbesa me pamje “ëngjëllore” që dyshohet se vrau gjyshen në Shkodër

Vajza në foto është bashkë autore e vrasjes së gjyshes së saj, vrasje e ndodhur në Shkodër dhe e zbardhur të shtunë  nga policia. Ajo quhet Xhoana Hila dhe është 32 vjeç e cila së bashku me të dashurin e saj 27-vjeçarin Erando Qatipi, ndodhen pas hekurave.

Të dy akuzohen se kanë vrarë dhe më pas vjedhur bizhuteritë e gjyshes së 32 vjeçares. Në Prokurori Xhoana Hila ka rrëfyer se krimin e ka kryer i dashuri i saj.

Sipas saj, ata kanë qenë duke vjedhur bizhuteritë në shtëpinë e gjyshes së vet në Shkodër, por janë vënë re nga kjo e fundit. Për këtë arsye, 32-vjeçarja thotë se i dashuri i saj e mbyti atë me jastëk.

Por, ky i fundit nuk e ka pranuar krimin dhe për momentin ende nuk dihet saktësisht si është kryer vrasja.

Ka qenë një prej djemve të viktimës, që ka vënë re se në shtëpi mungonin disa bizhuteri, që bëri që policia të niste hetimet për ngjarjen e ndodhur rreth një vit më parë.

May 25, 2015 07:02
Komento

8 Komente

  1. CANI May 25, 10:38

    Mbesa me pamje ,,idjotore,,i vret antaret e familjes per lek qka ka dallim nga ISIS kjo mbeturir .

    Reply to this comment
  2. hava May 25, 10:42

    Denim maksimal, jane pa vlera per vete,familjen shoqerine dhe vendin.

    Reply to this comment
  3. labinot mali May 25, 11:25

    C’ ben ndjenja e “thelle” e pasurise se sotme?! Fatkeqesi per individin,familjen e shoqerine tone !

    Reply to this comment
  4. Lleshi May 25, 12:53

    Kjo tregon punen e dobet te policise dhe prokurorise shqiptare , qe e shikojne individin ne kete shtet thjesht si nje viktime qe duhet vjedhur dhe grabitur ashtu sic ben poltika !

    Do te thoni juve se cfare lidhje kane policija dhe prokuroria ? Ne rast se keto organe (gjenitale do t’i quaja) , do te kishin kryer punen e tyre nje vit me pare , nuk do te kishin mberritur ketu sot , pas nje viti te diskutojne vrasjen e plakes se gjore !
    Autopsia e nje personi te asfiksuar apo mbytur , e nxjerr nese ky person ka vdekur nga dhuna ose jo , pasi mbytja shoqerohet me shenja qe le ne mushkeria dhe ne zemer ! Shenja qe jane vetem te mbytjes .

    Pra po te kishte hetuar policia apo prokuroria , per vdekjen e plakes , do ta ksihin marre vesh qe diten e vdekjes se ajo ishte mbytur me dhune !

    Por ne Shqiperi as ka shtet dhe ne kete lloj kolonie qe eshte kthyer , shpresat jane te pakta se nje dite do te kete shtet qe punon per shtetasit e vet !

    Reply to this comment
  5. Edi May 25, 12:58

    Pjeshkat ne kundersulm.

    Reply to this comment
  6. Miku May 25, 13:21

    Me e sakte do ishte: K****a me pamje “djallezore”.

    Reply to this comment
  7. Has tan May 25, 14:02

    Kjo eshte fytyra e vertet e rinise se sotme…kurveri, vrasje shthurje vlerave njerezore.

    Reply to this comment
  8. radiokashari May 25, 16:00

    po kjo qenka goxha gomare 32 vjece ……..asnje altrenative tjeter …o ta varni ,o burgim te perjetshem ….E para sepse njerriu po nuk u poq deri ne kete moshe do ngelet ter jeten kungull .e dyta ajo ka gjak te helmuar me krimin ..e pamundur qe nje njeri i sakte te vras gjjyshen ..dhe e treta eshte nje kurve ordinere qe vret dhe njerez ..per te plotesuar deshirat enje trapi .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*