Mbështetja blihet?

Artan Mullaj November 4, 2012 22:44

Deri ku është kufiri moral i lobimit. Apo mjafton të paguash për gjithçka dhe merr atë që do?

Përpara se të flasim për kufi të moralit, duhet të qartësojmë së pari a ka moral lobimi. Ç’është lobimi? Është një betejë e pandershme për të fituar përshtypje, për të blerë dhe patur atë që nuk e ke, pra moralin.

Prandaj me e arsyeshme është të supozohet që lobimi dhe morali i tij përjashtojnë njëra-tjetrën. Nëse do kishte moral, një aksion i caktuar politik, një kauzë, një institucion e më tej akoma, një pushtet, lobimi për to do të qe një gjë e nevojshme. Përkundrazi, mungesa e këtij morali, (i cili në çdo rast, kur ekziston qartë, edhe duket qartë), pra mungesa e këtij morali, ngre në skenë nevojën e një lobimi, pra nevojën e deformimit të së vërtetës nëpërmjet parave. Në çdo rast, morali është nga të paktat gjëra të kësaj bote, që nuk ka çmim, pra edhe që nuk mund të blihet. Nëse tentohet kjo gjë, produkti i blerë realisht nuk është moral(i pushtetit p.sh), por është një ndotje e re morali, mbi mungesën e tij…

A është e mundur që një vend si Shqipëria, me nivel të lartë korrupsioni, pandëshkueshmëri te zyrtarët e lartë, një kompani prestigjioze nga Brukseli ose SHBA ta paraqesin Berishën ndryshe nga ai që është?

Përshtypja se Shqipëria është një vend i vështirë, me njerëz të ashpër dhe demokraci të sëmurë, me një klasë politike të rreshtuar në forcat e errëta të zhvillimeve shoqërore, të cilat pengojnë përparimin, është e krijuar prej kohësh. Por kjo përshtypje nuk është përjashtuese, që do të thotë, në lirinë e gjërave, çdo kompani e huaj, prestigjioze ose jo, mund të ushtrojnë marketingun për qëllime përfitimi, pavarësisht se sa moral ka autoriteti, lobimi i të cilit, është puna e saj. Në rastin tonë, kur një kompani e huaj merr përsipër ta nxjerrë Sali Berishën në skenë, si një hero kombëtar, në këmbim të parave, e fundit që i intereson është e vërteta. Si avokati mbrojtës i një krimineli, që lufton të nxjerrë të pafajshëm klientin e tij, nuk është puna e tij të shqetësohet për viktimën.

 

Me fjalë të tjera, cilësia e demokracisë në Shqipëri është problem ekskluziv i popullit shqiptar. Nuk është problem i perëndimit, dhe as i kompanive të lobimit që operojnë në të. Nuk është problemi i tyre. A mund të ketë një mekanizëm hetimi dhe gjykimi të pavarur, duke qenë se bëhet fjalë për lobistë nga BE e SHBA? Lobistët e regjimeve totalitare, si ky regjim që gjallon sot në Shqipëri, mund të quhen avokatë të së keqes. Ata nuk janë pjesë e problemit shqiptar, prandaj është normale që të mos kenë pikë ndjeshmërie ndaj zhvillimeve tona. Morali nuk është në axhendën e tyre, sa kohë që kjo cilësi nuk ka të bëjë me lirinë, standardet dhe vendet e tyre, ku demokracia rrjedh fjollë. Për mua nuk ka sens padia ndaj tyre, sa kohë ata bëjnë një biznes të ligjshëm duke lobuar pushtete qoftë edhe të paligjshme. Pse? Sepse regjimi i marrë përsipër për t’u lobuar, në këtë rast, Sali Berisha, është objekti, malli i tyre, detyra e mirëqenë. Ne nuk mund t’u kërkojmë atyre të mos lobojnë për një gjallesë që sundon një popull të tërë me babëzinë e tij.

 

Është njëlloj si tu kërkosh tregtarëve të mollëve të mos bërtasin për mallin e tyre në treg, edhe nëse mollët kanë filluar të kalben. Ata do të vazhdojnë të mburrin mallin e tyre të prishur, sepse po të pushojnë së thirruri, do të pushojnë së shituri. Njëlloj si kompanitë e lobimit. Nuk mund të paragjykohen pse ata synojnë ta shesin Berishën si një engjëll, edhe kur është në fakt djalli vetë. Kjo është puna e tyre. Të lobojnë, të manipulojnë opinionin ndërkombëtar, sepse vetëm kështu do të justifikojnë paratë që marrin. Përkundrazi. Nëse ka vend, paragjykimi mbetet të jetë për ata që blejnë dhe besojnë propagandën e paguar shtrenjtë. Deri ku është kufiri moral i lobimit.

 

Apo mjafton të paguash për gjithçka dhe merr atë që do? Përpara se të flasim për kufi të moralit, duhet të qartësojmë së pari a ka moral lobimi. Ç’është lobimi? Është një betejë e pandershme për të fituar përshtypje, për të blerë dhe patur atë që nuk e ke, pra moralin. Prandaj me e arsyeshme është të supozohet që lobimi dhe morali i tij përjashtojnë njëra-tjetrën. Nëse do kishte moral, një aksion i caktuar politik, një kauzë, një institucion e më tej akoma, një pushtet, lobimi për to do të qe një gjë e nevojshme. Përkundrazi, mungesa e këtij morali, (i cili në çdo rast, kur ekziston qartë, edhe duket qartë), pra mungesa e këtij morali, ngre në skenë nevojën e një lobimi, pra nevojën e deformimit të së vërtetës nëpërmjet parave. Në çdo rast, morali është nga të paktat gjëra të kësaj bote, që nuk ka çmim, pra edhe që nuk mund të blihet.

 

Nëse tentohet kjo gjë, produkti i blerë realisht nuk është moral(i pushtetit p.sh), por është një ndotje e re morali, mbi mungesën e tij… A është e mundur që një vend si Shqipëria, me nivel të lartë korrupsioni, pandëshkueshmëri te zyrtarët e lartë, një kompani prestigjioze nga Brukseli ose SHBA ta paraqesin Berishën ndryshe nga ai që është? Përshtypja se Shqipëria është një vend i vështirë, me njerëz të ashpër dhe demokraci të sëmurë, me një klasë politike të rreshtuar në forcat e errëta të zhvillimeve shoqërore, të cilat pengojnë përparimin, është e krijuar prej kohësh. Por kjo përshtypje nuk është përjashtuese, që do të thotë, në lirinë e gjërave, çdo kompani e huaj, prestigjioze ose jo, mund të ushtrojnë marketingun për qëllime përfitimi, pavarësisht se sa moral ka autoriteti, lobimi i të cilit, është puna e saj.

 

Në rastin tonë, kur një kompani e huaj merr përsipër ta nxjerrë Sali Berishën në skenë, si një hero kombëtar, në këmbim të parave, e fundit që i intereson është e vërteta. Si avokati mbrojtës i një krimineli, që lufton të nxjerrë të pafajshëm klientin e tij, nuk është puna e tij të shqetësohet për viktimën. Me fjalë të tjera, cilësia e demokracisë në Shqipëri është problem ekskluziv i popullit shqiptar. Nuk është problem i perëndimit, dhe as i kompanive të lobimit që operojnë në të. Nuk është problemi i tyre. A mund të ketë një mekanizëm hetimi dhe gjykimi të pavarur, duke qenë se bëhet fjalë për lobistë nga BE e SHBA? Lobistët e regjimeve totalitare, si ky regjim që gjallon sot në Shqipëri, mund të quhen avokatë të së keqes.

 

Ata nuk janë pjesë e problemit shqiptar, prandaj është normale që të mos kenë pikë ndjeshmërie ndaj zhvillimeve tona. Morali nuk është në axhendën e tyre, sa kohë që kjo cilësi nuk ka të bëjë me lirinë, standardet dhe vendet e tyre, ku demokracia rrjedh fjollë. Për mua nuk ka sens padia ndaj tyre, sa kohë ata bëjnë një biznes të ligjshëm duke lobuar pushtete qoftë edhe të paligjshme. Pse? Sepse regjimi i marrë përsipër për t’u lobuar, në këtë rast, Sali Berisha, është objekti, malli i tyre, detyra e mirëqenë. Ne nuk mund t’u kërkojmë atyre të mos lobojnë për një gjallesë që sundon një popull të tërë me babëzinë e tij.

 

Është njëlloj si tu kërkosh tregtarëve të mollëve të mos bërtasin për mallin e tyre në treg, edhe nëse mollët kanë filluar të kalben. Ata do të vazhdojnë të mburrin mallin e tyre të prishur, sepse po të pushojnë së thirruri, do të pushojnë së shituri. Njëlloj si kompanitë e lobimit. Nuk mund të paragjykohen pse ata synojnë ta shesin Berishën si një engjëll, edhe kur është në fakt djalli vetë. Kjo është puna e tyre. Të lobojnë, të manipulojnë opinionin ndërkombëtar, sepse vetëm kështu do të justifikojnë paratë që marrin. Përkundrazi. Nëse ka vend, paragjykimi mbetet të jetë për ata që blejnë dhe besojnë propagandën e paguar shtrenjtë.

Artan Mullaj

Artan Mullaj November 4, 2012 22:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*