Mbeti jashtë listës së PD, Bregu sulmon ashpër Bashën

May 27, 2017 11:10

Mbeti jashtë listës së PD, Bregu sulmon ashpër Bashën

Majlinda Bregu ishte një nga zërat kundër, e deklaruar hapur, që kryedemokrati Basha e la jashtë listave, së bashku me deputetë të tjerë demokratë.

Postimi i Bregut 

Dua sot të falenderoj nga zemra të gjithë ata që kanë votuar Partinë Demokratike duke besuar në gjithë këto vite edhe tek unë. Shpresoj shumë mos të kem zhgënjyer asnjë. Kërkoj ndjesë nëse nuk bëra dot më shumë se çdo doja e çdo mund të bëja edhe gjatë këtyre katër viteve në Opozitë. Shumëkush më thotë sot se duhet të ndjehem e lehtësuar pasi e kam thënë pa frikë, por me drithërimën e dhimbjes këtë që po ndodhte.

Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!

Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve.
Jashtë grupimit qe s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!

Jashtë listës ku ka shumë kokëtundës pa mendim e kurajo civile e politike, por dhe miq e ish miq të qartë, demokratë, apo të tjerë të heshtur para zvetënimit te partisë së parë opozitare në Shqipëri.
Jashtë listës së atyre që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj.

Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe ketë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje.

Brenda janë ata që e donin PD jashtë!

Ndjehem e privilegjuar që jam jashtë liste me ata të cileve ju jam mirnjohëse për çka kam mësuar me ta e prej tyre në Republikën e Vjetër te Sali Berishës. Te cilit I uroj si gjithmonë vetëm të mira e s’kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e grupit parlamentar të Republikës së Re.

Me lejoni t ndalem ketu sot, se kam pershtypjen se PD po jeton atë cikël historik krize zhvillimore që jeton një grup a komunitet: “Duhet të bëhet më keq se sot që të bëhet më mirë se dje!

May 27, 2017 11:10
Komento

14 Komente

  1. uskania May 27, 11:16

    Të jesh kryelartë!

    Reply to this comment
  2. Dibra A May 27, 11:17

    Horrja pasi vuri miliona euros tani beshtyne mbi Sali Horrin
    Myslimane qe rri gjithe diten para pasqyres dhe rregullon me fotoshop surratin si nallane

    Reply to this comment
  3. Beqo May 27, 12:21

    Per inat te Bashes bashkohu me hajdutin Meta…

    ke dhe lidhje familjare me te….

    Por dhe Meta me Moniken..

    jane dhjere me politiken.

    Reply to this comment
  4. Simon May 27, 12:32

    Futu ne Cadren e Monkes dhe do fitosh.

    Reply to this comment
  5. s.g May 27, 13:28

    Tjeter shoqerie (partie) civilizuese i takoni.

    Reply to this comment
  6. demo May 27, 13:52

    Te pakten kjo tha dicka,para se ta hidhnin jashte cete.

    Reply to this comment
  7. komshiu May 27, 13:58

    Urgjent ne Tirane do vijne Komisioneret – Falkenshtajn i shoqeru nga Fyle ku do ti percjellin Bashes shqetesimin e thelle te Brukselit per mos perfshirje te mis Bregut ne listen e deputeteve. Do kete dhe nje konference te perbashket shtypi nga 2 Komisioneret 2F ku do ti kerkohet PD ne emer te Stabilitetit ne rajon, te Reformave dhe Integrimin Euroatllantik qe Majlinda te futet ne Parlament si perfaqesuesja me e zellshme e 2F (Fyle dje, Falkenshtaji sot)

    Reply to this comment
  8. kris 1 May 27, 14:16

    Ji kryelarte se Saliu qe ta hoqi do ti thote Lulit vure drejtoreshe.

    Reply to this comment
  9. Mersin May 27, 15:03

    Je hipokrite zonje. Levdon perseri Berishen. Pse valle Luli te hoqi?!

    Reply to this comment
  10. Arben May 27, 18:15

    MOS JA VINI RE,

    EDHE BURRI I SAJ THJESHT E PERDHUNON.

    Reply to this comment
  11. BABAGHYSHI May 27, 21:38

    Nuk jini aspak te sinqerte ,znj.Bregu dhe as z.Patozi . Ju e dini , shume me mire se ne , qe Lul Basha eshte nje megafon ne duart e Saliut , por frika prej tij , eshte aq e madhe , sa nuk guxoni as ta permendni emrin e tij !

    Reply to this comment
  12. info analitike May 27, 23:19

    Po kesaj sikur i vinte per te qeshur, c’pati!!!

    Reply to this comment
  13. Z/K May 28, 00:29

    Kritikuesit nuk jane objektive.
    Lulushi asht i biri i te et i edukuem e i frymezuem ne gjitha drejtimet e narsihatit te babit Berisha.Por i manget dhe aspak me inisativ dhe hiq fare konsekuent per interresin e forcimit te PD por pershkatrrimin me sa me vullnet te paditur dhe pa dashje.Berisha tue kene nji llafazan i spikatun korre e mos lidhe ne cdo pyetje e intervista ku cdo pyetje i jipte pergjigje qe nuk kishte te bente as’hiq me pyetjen.Nji shpifes i neveritshem i pa taban e i pa karakter.Hipokrit i ndyte i korruptuar dhe krimine dhe tejet regresist dhe antikombetar.

    Reply to this comment
  14. aqo May 28, 07:48

    Mire ,por me ate gerdallen e Vicidollit e dhjeve,po e dhjeve fare ama.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*