“Mbetjet”, Bare: Kemi kapacitetet e duhura

September 22, 2016 12:22

“Mbetjet”, Bare: Kemi kapacitetet e duhura

Në Parlament kanë nisur debatet mbi ligjin për importin e mbetjeve, ndryshimi i të cilit kaloi së fundmi në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese.

Në fjalën e tij deputeti i PS, Besnik Bare ka akuzuar qeverisjen e PD, se në 8 vjet nuk krijoi dot asnjë model për riciklimin e mbetjeve.

Ndërsa qeveria e sotme, sipas tij, “ka mundësinë të analizojë kapacitetet e të gjitha kompanive të kësaj industrie, të kontrollojë çdo mbetje të importuar përmes inspektoriatit përkatës dhe të zbatojë penalitete më të ashpra” ndaj shkelësve të ligjit.

Ndër të tjera, Bare ka shprehur konsensusin e tij kundrejt propozimit të LSI, për përfshirjen e shoqërisë civile në mbikëqyrjen e këtij procesi.

“Biznesi i riciklimit është karakteristikë e vendeve të zhvilluara dhe jo atyre të varfëra. Ka më shumë se 3 mijë punëtorë për këtë sektor dhe numri mund të rritet. Ne duhet ta stimulojmë atë”, ka thënë Bare.

Më poshtë fjala e deputetit Bare në Kuvend:

Ligji i mbetjeve dje dhe ndryshimet e bera sot.
Ka një ndjeshmëri të rritur të shoqërisë civile, të kolegëve në këtë parlament në lidhje me amendimet që po bëhen në ligjin e mbetjeve. Kjo ndjeshmëri ka filluar në vitin 2013, kur masa e gjërë e opinionit publik mësoi se në Shqipëri vinin rryma të caktuara mbetjeje. Në fakt deri në vitin 2010 në Shqipëri, përveç lëndëve të rrezikshme nuk ka patur kufizim ligjor për importin e mbetjeve. Pra lejohesh importi i mbetjeve jo të rrezikshme pa kufizim.
Në vitin 2010 pati një Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 825, për miratimin e listave të mbetjeve që lejonin të importoheshin për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi. Tre listat bashkangjitur këtij vendimi kishin mbi 500 lloje mbetjesh. Në vitin 2012 me një vendim tjetër, falë trysnisë të opozitës dhe shoqërisë civile, u përcaktua se lejohen 25 lloje mbetjesh.
Në 2013, me ardhjen në pushtet të PS, u  muar vendimi për t’i ndaluar.
Theksoj se në 8 vite qeverisje, PD nuk arriti të krijojë një model të menaxhimit të mbetjeve. I vetmi ishte vendgrumbullimi në Bushat, që rezultoi dështim i plotë, falë dhe problematikës të ndarjes territorjale.
Sot, çfarë ka ndryshuar në raport me 2013?
Argumentet e mija do i sitemoja në konteksin ligjor, qevërisës, ekonomik dhe politik.
Konteksi ligjor: Çfarë ofron ndryshe ligji i ri??
Amendimet e propozuara e përmirësojnë në mënyrë thelbësore ligjin e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Konkretisht:
1.      Shfuqizohet neni 22, që linte të hapur importin e mbetjeve për qëllime incinerimi.
2.      Në nenin 48 hiqet çdo ekuivok për mundësinë e sjelljes së mbetjeve qoftë të rrezikshme qoftë të parrezikshme, kur thuhet: “Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllime ruajtje, asgjësimi ose incenerimi në Republikën e Shqipërisë.”
3.      Shtohet neni 48/1 ku thuhet midis të tjerave se “Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet, jo të rrezikshme, të ngurta, të listës së gjelbër, si lëndë e parë sekondare, për të plotësuar nevojat dhe kërkesat e industrisë ricikluese të vendit, për qëllime riciklimi..”. Ky nen përcakton qartë se importi i disa rrymave të mbetjeve është vetëm për industrinë egzistuese. Për ata që kanë ngritur impiante në këtë fushë.
4.       Po në nenin 48/1 thuhet “ Procesi i kontrollit dhe zhdoganimit përfundimtar i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet  në jo më shumë se në  tre pika doganore, që kanë kapacitetet teknike dhe njerëzore për monitorimin e tyre.
5.    Po në 48/1 thuhet : “Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme i jepet vetëm atyre subjekteve, të cilat janë licensuar për ushtrimin e veprimtarisë së riciklimit dhe që posedojnë infrastrukturë riciklimi” .
6.     Lista prej 25 rrymash mbetjeje konform vendimit te 2012 do kufizohet më tej mbështetur vetëm në investigimin e hollësishëm të industrive egzistuese. Bie fjala, nga kjo liste do përjashtohen mbetjet e plumbit, pasi ato janë të rrezikshme.
7.    Futet një pikë e re për transparencen në lidhje më këtë lloj importi.
8.     Penalitetet janë më të ashpra në amendimet e bërë dhe kodi i ri penal do jetë shumë i ashpër për krimet mjedisore.
Në gjykimin tim nuk ka ndonjë ligj kaq strikt për importimin e lëndëve të para qofshin dhe ato dytësore. Ky kuadër ligjor është më strikt se ai që përdoret për importin e ushqimeve, ilaçeve etj.
 Konteksi qeverisës
·         Ndarja e re territoriale mundëson shumë më mirë organizimin për menaxhimin të integruar të mbetjeve (shëmbulli në Bushat, ka treguar sa keq ndikonte ai organizim territori).
·         Doganat sot nga komisioni i BE nuk vlerësohen poroze si më parë.
·         Kapacitetet monitoruese ishin anemike, jo adekuate. Sot është një panoramë tjetër. Ka një bazë të fusqishme të analizës instrumentale, falë investimeve të qeverisë dhe ndërkombëtareve.
·         Është krijuar një strukturë e re me Vendimin nr. 103, datë 4.2.2015, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të inspektoratit shtetëror të mjedisit dhe pyjeve”. Kjo I ka te gjitha kapacitetet e nevojshme ne burime njerezore per te mundesuar nje kontroll shume me  cilesor. ISHMP ne keto dy vite, ka nje bashkepunim dhe koordinim mjaft te mire edhe me organet e tjera ligjzbatuese si Dogana, Tatimet, Policia e Shtetit.Inspektoret e ISHMP kane kaluar neper procese te vazhdueshme trainimi intesiv nga rrjete te Komisionit Europian dhe te tjere partnere nderkombetare (INTERPOL, EUROPOL etj). Mund te themi me siguri te plote se ISHMP eshte ne gjendje te kontrolloje dhe monitoroje levizjen nderkufitare te cdo lloj mbetjeje ne kohe reale, kjo edhe si rezultat I bashkepunimit me Inspektoratet homologe te vendeve Europiane.
 
Konteksi ekonomik
Kemi një biznes riciklues që po falimenton, kur në fakt është i vetmi element pozitiv në këto 25 vjet në sektorin e mbetjeve. Pa këtë industri ska menaxhim të integruar të mbetjeve. Në rrethanat kur pushtetit lokal i duhet pak kohë për të arritur efektivitet në formën e re të organizimit, lind nevoja të ndihmohet industria ricikluese që të mos falimentoja. Në këtë sektor janë investuar mbi 100 milion Euro dhe janë të punësuar mbi 3000 punonjës. Duhet të kemi parasysh se 80% e produkteve që dalin nga kjo industri eksportohen në vendet e BE. Në nivel global, kjo industri vitet e fundit është rritur me 15% dhe ka gjeneruar mjaft vende pune.
Konteksi politik
Ne e mbështetëm ndalimin e importit në kohën e PD sepse ajo forcë politike ishte bërë e rrezikshme për interesat kombëtare. Ishte ajo që fali territor shqiptar (që u ndalua falë rolit të PS dhe Gjykatës Kushtetuese). Një forcë e tillë a mund të jetë e besueshme? A do hezitonte ajo të importonte mbetje të rrezikshme?
Ne jemi ata që vendosëm moratorium për pyjet, për gjuetinë dhe për mbetjet. Do vijë një ditë që do të hiqet dhe moratoriumi i pyjeve dhe ai i gjuetisë. Në asnjë vend të botës këto lloj masash nuk janë të përhershme.
 
A është i drejtë shqetësimi se nuk do pastrohen mbetjet në vend meqe do vijnë nga importi?
 
Duhet të pranojmë se qoftë qeveritë, qoftë shoqëria civile që ka marrë mijra projekte, qoftë shkolla, qoftë ne si individë në familje kemi dështuar në ndarjen, seleksionimin e riciklimin e mbetjeve. Kjo duket qartë në panoramën e mbetjeve që ka vendi, edhe pse pak më i përmirësuar falë aksioneve të pastrimit. Ajo që duhet të ndryshojë është sjellja jonë, e çdo individi ndaj mbetjeve e veçimit të tyre.
 
Do thoja se ka një lajm të mirë për të nxitur ndarjen në vend. Kryeministri ka mbështetur në parim heqjen e taksës prej 50 lekë të reja për kg plastikë, pikërisht që të stimulojë grumbullimin e ndarjen e mbetjeve në vend. Ndërkaq, nuk do të hiqet taksa prej 100 lekë /kg për plastikat e importit. Pra dekurajojmë importin dhe inkurajojmë ato të vendit.
September 22, 2016 12:22
Komento

9 Komente

  1. Analisti September 22, 13:10

    Z. Bare! kam patur respekt per ty se ke qene nje figure qe ke deminstruar ingeritet konstant. nuk besoj se ka ambjentalist ne bote qe te mbroje importimin e plehrave. por ja qe na dole ti. une e kuptoj qe te je pjese e rreshtit dhe po dole nga rreshti e harron vendin ne listat e deputeteve. te pakten mos fol dhe abstenon ne votim.

    Reply to this comment
  2. info analitike September 22, 13:22

    Cilat jane keto kapacitete te fshehura o maskarenj te paturp? Po meqe i kemi keto kapacitete perse vendi eshte mbytur nga pleherat anekend! Kriminele qe po sillni vdekjen. A mendoni se si do te helmohen trojet, uji, ajri me helmet e botes e kjo per nje kohe te gjate. A e keni pare se cfare po ndodh ne napoli ne zonat ku riciklohen pleherat?

    Reply to this comment
  3. anticensurë 25642654 September 22, 13:42

    “Ndër të tjera, Bare ka shprehur konsensusin e tij kundrejt propozimit të LSI, për përfshirjen e shoqërisë civile në mbikëqyrjen e këtij procesi.”
    ndyrësia në pushtet!!
    as ivelin e hajdutëve të LSIs nuk po arini të keni ju rileshësit e palloshit që çfarë nuk tha për të nxirë regjimin berishjan,për këto mbetje të importuara!!
    jeni bërë aq të ndyrë sa të flisni dhe për “kapacitete të fshehura”,në një kohë kur para 4 vjetësh thoshit “se brënda një viti me mbetjet e importuar mund të ndërtohej nga një jezercë e re”!!
    ku janë këto kapacitete??doni të na këtheni në alpet e mbeturinave të europës??
    info ndyrësira në këtë pikë jam në krahun tënd!!të paktën ta mbrojmë këtë vënd,shtëpinë tonë nga bërrllogu i huaj!!
    nuk dimë ku të çojmë tonin e jo më të marrim të të tjerëve!!
    importimi nuk duhet të pranohet në asnjë mënyrë,por duhet eleminuzar dhe ky me landfile!!
    për mbeturinat tona duhet të ngrihen djegës të plehërave!!të digjen dhe të depozitohen sipas rregullave që egzistojnë në BE!!

    Reply to this comment
  4. Rruga e Arbrit September 22, 14:02

    ja cfare thoshte Bare tre vjet me pare kur kritikonte Qeverine Berisha per importin e plehrave:

    …. 4. Kam një pyetje të thjeshtë “A kompromentohet menaxhimi i plehrave të vendit nëse ne nuk importojmë plehra nga jashtë? Përgjigja ime është një. Jo! E madhe. Ne kemi aq plehra sot në vend sa të furnizojmë kapacitetet ricikluese ekzistuese. Po marr vetëm një shembull, industrinë e letrës. Ka një fabrikë në Durrës dhe një në Fier. Një në Elbasan është drejt falimentit. Kapaciteti i tyre është 35000 ton sëbashku, sasi e tillë letre hidhet në plehra vetëm në Tiranë gjatë një viti.

    5. Korrupsioni i lartë duke nisur nga kryeministri e më poshtë deri në doganë na bën të mendojmë se në Shqipëri do futen mbetje të rrezikshme.

    6. Për Importin në Shqipëri të plehrave e mbetjeve të rrezikshme flet çdo ditë shtypi Italian. Në Itali çdo vit zhduken mijëra tonelata mbetjesh të rrezikshme fati i të cilave nuk dihet ku është. Këtë e pranon shtypi Italian. A është destinacioni Shqipëria shtroj pyetjen?

    7. Doganat Shqiptare janë vlerësuar nga një forum ndërkombëtar si sektori më pak i besueshëm në tërësinë e doganave në Europë.

    Dua ta mbyll me një pohim të pavërtetë të kryeministrit që thotë se ne s’kemi edukatën për të ndarë plehrat e për t’i ricikluar. E kundërshtoj me thënien e një akademiku francez që është marrë me menaxhimin e plehrave në nivel global, i cili thotë se nuk ka popuj të paedukuar për keqmenaxhimin e plehrave, por ka mungesë politikash ekonomike e interesash ekonomike si dhe mungesë infrastrukture e nevojshme për t’i menaxhuar ato. Ndaj si përfundim,

    Jo importit të plehrave të Napolit, pa pastruar plehrat e Shqipërisë.

    Nga Besnik Baraj

    Reply to this comment
  5. Saliu September 22, 19:19

    shikoni lexojeni njehere dhe jepni argumente. Ligji ka ndryshime rrenjesore. Rregullat e OBT te penalizojne. Do importohet vetem karton , enet metalike si koka kola etj dhe plastike. Ne finale shkojne ne eksport. Shume me pak se importon Mali Zi, Maqedonia etj. Kujdesni nga ajo qe fusni ne goje ne rradhe te pare, ushqimin!

    Reply to this comment
  6. Fideli September 22, 19:21

    Do hapet ca toka te reja ne Mars. Te dergohen shqiptaret atje se eshte rrace e perzgjedhur. Nuk jetohet i izoluar sot. Flisni me mendjen e Fidel Kastros

    Reply to this comment
  7. Laura September 22, 19:45

    Eh mor te shkrete jetoni ne nje vend me plehra e keni frike se do vijne kartone e plastike per te mbajtur ca industry. Lirini te falimentojne fabrikat qe jane ngritur, pastaj filloni ti ndani. Ne fund bashkoini bashke dhe rezultati zero. Flini me plehra. Nuk shihni se cdo njeri mund te beje dicka per te mos ndotur ate vend. Industrise I intereson ti shkojne te ndara, por me egersira qe vetem dine te llomotisin, ti japin mesim gjithkujt por vete te mos bejne gje, nuk behet ai vend. Shtrojuni punes, ndaini mbetjet si ndan tere bota dhe sdo kete nevoj per importe se dhe biznesi I do ti bleje me lire. Thirrini mendjes. Sdo mend ata duan te importojne se secili nga ju nuk I ndan ato.

    Reply to this comment
  8. Bleroi September 22, 20:14

    Me sa degjova sot kryeministrin, ai tha se do importohen vetem ato mbetje qe te furnizojne industrine egzistuese. Me duket I drejte sa kohe ne I hedhim ne kazan te gjitha mbetjet. Atto po u perzien nuk mund te ndahen se ndotin njera tjetren dhe per industrine ricikluese eshte e veshtire te perdoren. Ndaj sa te arrijme te ndahen, me duket I drejte importimi. Kollaj te largohen ata ne vendet e tjera. Qeveria ka detyre te kujdeset per ekonomine edhe pse mund te kete kosto elektorale.

    Reply to this comment
  9. zef September 22, 20:21

    Un punoj ne Gjermani. Jam roje ne nje fabrik plehnash. Do dojsha me punue ntjeter ven, pop rap jam I kenaqa te punoj ktu. Ju anej jeni mandjemdhanj. Fjalt e shumt fukarallek mka pas than gjyshi.Keni shum llafe, punoni ca me shume se edhe pun si kjo fabrika ime asht nder.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*