“Mbetjet”, Rama: Ligji ynë bën diferencën

September 26, 2016 11:33

“Mbetjet”, Rama: Ligji ynë bën diferencën

Kryeministri Edi Rama, në një takim të zhvilluar paraditen e kësaj të hëne me përfaqësues të Shoqatës së Ricikluesve, ka deklaruar se, ligji i ri i miratuar këtë muaj në Parlament nuk është njësoj me atë të anuluar në vitin 2013.

Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, Rama ka renditur edhe tre pikat që përbëjnë sipas tij ndryshimin mes dy ligjeve.

“Së pari, ligji që ne anuluam ishte një ligj që krijonte hapësirë për import plehrash për djegie apo groposje, pra mbeturina të pariciklueshme; së dyti lejonte liçencimin e çdo lloj subjekti kërkues për import mbetjesh; së treti, aplikohej në një kontekst krejtësisht të paqëndrueshëm”, ka thënë Rama.

Sipas tij, “ligji i ri në thelb ka vetëm një ndryshim në raport me industrinë e riciklimit, ai i njeh të drejtën të gjithë subjekteve që kanë struktura industriale riciklimi të blejnë mbetje të gjelbërta dhe t’i importojnë ato”.

“Kaq, ky është thelbi, të tjerat janë spekulime”, ka thënë Rama. Ai ka theksuar se, para se të miratohej ligji i ri, Shqipëria ishte i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që nuk u njihte fabrikave vendase të industrisë së lehtë të riciklimit të drejtën e blerjes së lëndës bazë dhe të importimit të saj.

“Miratimi i këtij ligji e vendos Shqipërinë në përputhje me direktivën 1013 të BE mbi menaxhimin e mbetjeve të gjelbërta. Është një hap që ka vetëm të mira publike dhe pa dyshim sjell një energji të re për një industri që ne jemi të vendosur ta zhvillojmë, pasi pa të nuk mund të përfytyrojmë një Shqipëri më të pastër”, ka deklaruar Rama.

“Çfarë kemi bërë ne është e drejta e kompanive dhe strukturave tona të riciklimit të importojnë lëndë bazë letre, alumini, plastike dhe mbetje drusore, të gjitha mall me vlerë në treg, që shitet e blihet njësoj si mallrat e tjera”, ka saktësuar kreu i qeverisë.

Ai ka shtuar se, “deklarata se Europa do të sjellë plehrat në Shqipëri është komplet një gënjeshtër”. “Ligji aktual është ligji më i kufizuar edhe në raport me direktivën, po të krahasohemi me Kosovën, Malin e Zi, Kroacinë”, ka shtuar Rama.

September 26, 2016 11:33
Komento

12 Komente

  1. Stela September 26, 11:57

    Po eshte e vertete.
    Qelbersirlleku Socialist ka arome me pak te keqe se qelbersilleku Demokrat.
    Faleminderit shoku Kryeminister !

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH September 26, 13:03

    ‘Pleherat mall me vlere qe shiten e blihen si mallrat e tjere’!!!!!!!!!!!!
    ———–
    Kjo shprehje nuk del nga goja e nje shkencetari te pa pune 25 vjet rrugeve po nga goja e nje kryetar qeverrije!
    PYETJA!?
    Sa eshte vlera e nje TON PLEHRASH(Muti)te huaja !?
    Sa eshte vlera e perpunimit! te nje TON?
    Sa eshte e ‘eksportimit’ si lende e pare- apo fitimi !?

    Po te besh kete llogari o ‘bojaxhi'(Pa marre fare parasysh pasojat e ndotjen e ambjentit) une jo vetem importoj MUT te huaj por ne kembim jap edhe koken e SHALESIT e SHARLATANEVE qe ish Shqiperine e konsiderojne Bathore e kufijte e ish Shqiperise i konsiderojne tek ish BLLOKU !

    Reply to this comment
  3. A.GRAMSH September 26, 13:32

    O Edvin,po vazhdove te meresh me pleherat jo vetem nuk je ne gjendje te qeverrisesh nje vend te pa qeverishem por do kthehesh ne qesharak.Nga plehu lindin vetem krrimba kerpudha dhe Blusha! Ju po e deskrititoni pa dashje vete kete ‘antiligj’!
    Mos u katandis si ‘Robert Çamçakizi me nje reklame idjotesh per pleherat tu mbushesh mendjen shqipetareve kur —–NUK I KE MBUSHUR MENDJEN ‘KRYETARIT’ TE KOMISJONIT TE EKONOMISE E FINANCAVE TE PARLAMENTIT ANTISHQIPETAR BRAÇE !?Mire keshilltaret i ke profesore te ekonomise se hajduterise po LINDA te pakten nuk te thote te besh :’Dy hapa para e nje mbrapa’ si thosh Lenini!?Mundohu te jesh trasparent me popullin qe eshte shume me me nivel se tere ‘profesoret’ qe kane lyer kokat me Zift e ngujuar ne parlamentin e krimit 25 vjet se do ta kesh me te LEHTE!

    Reply to this comment
  4. Realisti September 26, 14:22

    Ne kete shtet gangsteresh, ku gjykatesit jane ne rradhen e pare te krimit, ku munistrat jane milioneret e vendit, si mund te sigurohet kontrolli se cfare vjen bashke me plehrat e “gjelberta” te Edi Rames?

    Reply to this comment
  5. shoku September 26, 14:40

    Edi mbase ti ke te drejte se ne ( populli) nuk te kuptojme. Po ky nuk eshte argument qe ti ta miratoje ligjin se meqe se s’marrim vesh per te mirat qe do te na vijne nga pleherat ( une nuk di per vete) ti te vazhdosh ne cinizmin tend, arrogancen tende te komunikimit ne njerezit e thjeshte ( e them pavaresisht qe s’te kuptojne) ti trajtosh dhe ti shperblesh keshtu ( ndofta ne mendjen tende ne jemi majmune dhe te pagedhendur qe s’marrin vesh nga jeta). Edhe miliona shtese te na vijne, une ato plehera nuk i dua. Mblidh veten.

    Reply to this comment
  6. info analitike September 26, 15:00

    Kryepsikopati as qe nuk ia ka idene e ligjeve. Si ka mundesi qe kjo gara per riciklimin te jete hapur perpara se te miratohej ligji nga kuvendi:
    http://www.lapsi.al/lajme/2016/09/26/kon%C3%A7ensioni-i-dyshimt%C3%AB-shpallet-fituesi-i-par%C3%AB-i-tenderit-p%C3%ABr-riciklim-mbetjesh-n%C3%AB#.V-kbQyGLTIU
    Po dikush a e duhet te shkoje ne burg per keto abuzime apo vetem hallexhinjte qe nuk kane te paguajne uje e drita???

    Reply to this comment
  7. Hani pak mos hani shume m.... September 26, 17:05

    Shoku Edi Corapekuqi perdor cfaredo emri plehrat po plehra jane, vetem me ty kane nje ndryshim nga ngjyre BLU i ktheve ne ngjyre Mavi.
    Para e madhe or “mik”, mafia e plehrave te paska dhene shuk te madh e te paska ikur fiqiri, nuk ke te ngopur, per shendetin e qytetareve dhe per Shqiperine “Turistike” mos e ca trapin fare, vetem xhepin tend caj.
    Pis, halabak dhe i papergjegjeshem.

    Reply to this comment
  8. emil September 26, 17:14

    o maskarenj te politikes shqiptare cjan keto mashtrime qe beni o faqezinj Ky Edvini u mundua te merrte dhe armet kimike te Siris ti groposte ketu sikur ky vend te ket siperfaqen e Siberis dhe tani do te mledh plehrat e europes si duket do i ken dhen ndonje bakshish te majme te bej ndonje kull tjeter si ajo e Surrelit se pa interes mostrat e politikes shqiptare sbejn gje Bravo rilindja per te sjell plehrat u votoi populli .

    Reply to this comment
  9. intelektuali September 26, 21:50

    As Kosova, as Mali i ZI dhe per me teper Kroacia nuk kane miratuar kurre ligje per importin e plehrave. Shteti i vetem ne Ballkan qe u genjye nga PLEHRAT e “Gjelbera” te Italise ishte Rumania, por pas nje viti e anulloi kete ligj dhe denoi me burg ministrin qe e kishte lejuar duke pare katastrofen ekologjike qe la importi i plehrave te “gjelbera” nga Italia me shume materiale radioktive nder to dhe qe u quajt nga media si “Cernobili i Dyte”.

    Ketu lind pyetja:

    PSE GENJEN DHE MASHTRON EDI RAMA ASHIQARE SI MAGJYP HINDIE NJESOJ SIC GENJENTE DHE MASHTRONTE ENVER HOXHA PER PASTERTINE E MARKSIZEM-LENINIZMIT, NJESOJ SIC GENJENTE SALI BERISHA PER PASTERTINE SI “UJET E BJESHKEVE” TE PAREVE TE PISTA TE PIRAMIDAVE TE TIJ FINANCIARE?

    Pergjigja eshte mjaft e thjeshte:

    Sepse BOSAT qe zgjedhin vazhdimisht shqyptaret ketu e kusur 70 vjet pas implementimit te MURTAJES bolshevike nga Enveri dhe Nexhmija nuk jane te afte te drejtojne me ndershmeri shtetin dhe ekonomine dhe kerkojne forma te lehta per te bere LEKA pa punuar dhe pa derdhur djerse duke u bazuar ne parate qe u japin shtetet e tjera. Keshtu Enveri, keshtu Saliu, keshtu edhe Edvini te gjithe KAQOLA te Partise se Punes

    prandaj:

    Shikojme kete Kryeminister Plehrash qe nate e dite eshte angazhuar me plehrat e veta dhe te Botes sikur te ishte nje OJQ ekologjike bamiresie, por kursesi si nje BOS qe mendon si te coje perpara prodhimin vendas konkurues ne Tregun e Lire.

    prandaj ne, intelektualet properendimore shqyptare i kemi thene ketij Kryeministri KAQOL si gjithe te tjeret se:

    LETREN,
    DRURIN,
    ALUMININ

    na i jep neve se te paguajme me shume se Mafia Italiane dhe nuk i riciklojme fare se ne bursat nderkombetare keto materiale i paguajne si “Frengu pulen”, ndersa plehrat e tjera me gjithe shishet PET dhe qeset plastike coji ne Surrel te Dajtit tek vila jote me materiale te varfera qe t’ja mesosh origjinen mire para se te flasesh borculla me deklarata demagogjike njesoj si per “KARAMELET” e tua te bamiresise per LHL-te e Asadit.

    Reply to this comment
  10. As Poet, As Analist September 26, 21:53

    Foli prapë Kryeministri
    siç ka folur herë të tjera
    këtë herë e shpjegoi qartë
    janë mbetje nuk janë plehra.

    E sqaroi thjeshtë dhe shkoqur
    i ra shkurtë muhabetit
    kush e di se si shkon fjala
    deri në vesh të miletit!

    Miletin e ka zënë frika
    e djeg qulli i fryn kosit
    ka qenë debati për plehrat
    që në kohën e Fatosit.

    Vazhdoi debati vazhdoi
    në qeverinë e Saliut 
    të gjitha pazaret bëhen
    mbi kurriz të popull ziut !

    Ti për vete ke arsye
    kur flet  edhe kur shpjegon
    të kuptojnë ricikluesit
    po mileti a kupton?

    Ky është një debat i nxehtë
    që krijon dhe shumè tension
    ligjin që servir zotrote
    mileti nuk e pranon!

    Këtë ligj e shfuqizove
    kur erdhe në qeveri
    përse tani e kthen prapë
    dhe e quan ligj të ri ?

    Druaj se ky ligj ka mbrapa
    afera dhe shumë  hilera
    në kurriz të popull ziut
    janë bërë pisllëqe tè tjera!

    Pjesë e madhe e miletit
    kanë druajten që kam unë
    shpresoj që këtë herë djathin
    të mos e hanë për sapun!

    Ke sajuar një arsye
    se do mbyllet industria
    po nuk patën lëndë të parë
    do ikin nga Shqipëria.

    Po të duan le të ikin
    do ikin po ku do shkojnë
    ka të tjerë që vijnë këtu
    ka të tjerë që riciklojnë.. 

    Në Shqipëri ka shumë plehra
    që duhet tè riciklohen 
    pse duhet mbetje të tjera
    nga jashtë tè importohen !!  

    Vurja emrin si të duash
    shpjego siç ke bërë nga hera
    për miletin çdo lloj mbetje
    ka një emër: quhen plehra!

    Po unë kam një tjetër frikë
    mos vallë kjo është një aferë
    që një grusht politikejsh
    do i bëjë miliardierë? 

    Kështu o Edvin Kristaqi
    o i pari i vendit tim
    po e kthehu ligjin Nishani
    mos e hidh më në votim!

    Reply to this comment
  11. Call of Duty September 27, 05:04

    Unë si qytetar që I kam dhënë votën Rilindjes, e përmbledh arsyetimin Tuaj Zoti Kryeminister me një fjalë Të vetme.
    HIPOKRIT

    Reply to this comment
  12. lejlek September 27, 09:58

    Per mendimin tim,EDI,MBAJE FJALENE DHENE ku ne te arrijme te groposim te gjitha mbeturinat tona mund dikush ta diskutoje kete ligj.
    Zemerimit mbarepopullor pergjigju sinqerisht edhe me masa konkrete,memire nje vakt pa buke se mbi plera. Te vjen turp nga vehtja tekalosh anes lumnjeve, perrenjeve, ferrave, maleve e gropave te vendit tone.
    Me mire propozo nje takse simbolike per te gjithe 100 lek ne muaj per teritorin mbare shqiptar,1000 bizneset e medha nga 100 mije leke te vjetra dhe kerko edhe nepermjet donacionesh te shqiptareve aneekend botes te kontribojne ne te holla per kete çeshtje jetike si papastertia e paqenetek ne.
    Edi une me shoket e mij qe ne moshen 15vjet ne gjithe lumejte e perrenjte e TIRANES KEMI PIRE UJEdikur.
    Sot te ze lemeria nga plehrat e pislleku.
    Vedos ligj te forte,dhe kazane plehrash ne çdo sep
    Bosat e pastrimit te plehrave te shtohen dhe te kontrollohet puna.
    Deri tani per popullin nuk ka ndonje permiresim ne kete drejtim.
    Te gjithe aparatçiket e tu jane kethyer ne “drejtora” qe marrin leke shume dhe rrine me duar ne xhepa mos u vjen ndonje fakir tju fute ndonje leke ne xhep..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*