Mbi 21 mijë biznese me borxhe, detyrimet do të mblidhen me forcë

August 25, 2018 14:58

Mbi 21 mijë biznese me borxhe, detyrimet do të mblidhen me forcë

Mbi 21 mijë ka shkuar numri i bizneseve ndaj të cilave administrata tatimore ka vendosur barrë hipotekore dhe siguruese për shkak se figurojnë debitore ndaj fiskut.

Lista e gjatë është bërë publike ndaj drejtoria e përgjithshme e tatimeve, dhe ne të figurojnë subjekte tregtar nga të gjitha qytete e vendit.

Barrë hipotekore dhe siguruese, është fillimi i procedurave për mbledhjen me force te detyrimeve. Në krahasim me fillim vitin lista është shtuar me mbi 4300 subjekte, shkruan TCH.

Njoftimi i tatimeve bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet, të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksioneve për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.

Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhënat e subjektit fshihen nga lista e debitorëve.

l.h/ dita

August 25, 2018 14:58
Komento

2 Komente

  1. MH August 25, 15:51

    Si shume vone keni vendosur.Duhesh ma heret pa diskutim qe ne cdo kohe forca duhet te jete primare per ato qe neglizhojne me njimije justifikime cka justifikimi don te thote kundershtim per te mos derdhur detyrimin.Qe holle holle don te thote vjedhje nder sy.

    Reply to this comment
  2. Arben August 25, 17:44

    Detyrimi duhet te jete I drejte qe te jete legjitim.

    Tatimorja I vendos detyrimet futja me top.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*