Mbi 25 mijë persona humbën aftësinë për punë në këmbim të një pagese

June 6, 2014 08:17

Mbi 25 mijë persona humbën aftësinë për punë në këmbim të një pagese

Nuk kanë asnjë kufizim në aftësitë për të punuar, por prej vitesh janë trajtuar padrejtësisht me fondet e shtetit, si persona me aftësi të kufizuara, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare në buxhetin e përcaktuar për mbështetjen e kategorive në nevojë. Po e njëjta panoramë shfaqet edhe me skemën e ndihmës ekonomike, ku fryrja abuzive me përfitues të rinj nuk ka pasur të ndalur gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, shkeljet më të mëdha vërehen tek pagesat e destinuara për personat me aftësi të kufizuara, pagesat e të cilave llogariten të kenë shkaktuar një dëm të madh prej miliona eurosh në buxhetin e shtetit. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëse në vitin 2001 fondet e përcaktuara për mbulimin e pagesave për personat me aftësi të kufizuara llogariteshin në masën 2,863 milion lekë, në 2013 ky fond ka kapur shifrën e 15, 558 milion lekësh, duke reflektuar rritjen më të madhe të pagesave përgjatë vitit 2012-2013.

Me ritme kaq të shpejta shfaqet edhe shtimi i numrit të personave që janë bërë pjesë e marrjes së kësaj pagese, e cila nga 47,638 përfitues në 2001, është shumëfishuar duke mbërritur në 168, 574 përfitues përgjatë vitit 2013, duke reflektuar rritjen e shpejtë të përfituesve veçanërisht në 2 vitet e fundit. Duket absurde, por në dy vitet e fundit të administratës së shkuar, janë lëshuar raportet e komisionit të aftësisë së kufizuar për rreth 25,027 persona, të cilët janë trajtuar me këtë pagesë për shkak të evidentimit të një aftësie të kufizuar.

Ajo që bie në sy është rritja e numrit të përfituesve që kanë humbur aftësinë për punë, çka në realitet duket tepër e vështirë për t’u besuar. Po sipas të dhënave të deklaruara nga Drejtoria e financave pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë rritje të shpejtë në gjashtë apo shtatë vitet e fundit kanë pësuar edhe pensionet e invaliditetit, ku nga 34, 117 përfitues që ishin në skemë në vitin 2005, në vitin 2012 mbërritën në 60,322 përfitues, duke përfshirë këtu përfituesit në fshat dhe në qytet.

Sipas përfaqësuesve të Bankës Botërore, Shqipëria nuk ka vërtetë kaq persona që vuajnë nga aftësia e kufizuar, teksa një pjesë e mirë e faturës, që paguhet për ta, është abuzive. Në deklarimet e bëra prej saj, thuhet se 31 për qind e tyre nuk kanë asnjë kufizim në aftësi, ose kanë vetëm kufizime të pjesshme dhe përfitojnë pagesën padrejtësisht.

 

Lajmin e plotë e lexoni sot në versionin print të gazetës “DITA”

June 6, 2014 08:17
Komento

2 Komente

  1. Shpresa June 6, 08:29

    Te kalojne ne site te gjitha raportet dhe demin ta paguajen mjeket qe u kane dhene shkallen e invaliditetit ne menyre te padrejte . Tu dalin per hundesh eti paguajne 10 fish ato para qe kane marre duke shitur raporte invaliditeti

    Reply to this comment
  2. Sejfiu June 6, 09:35

    Cfare behet keshtu mo. 230 mije persona paguhen si invalide dhe me aftesi te kufizuar????

    Nga 3 milion banore hiq femijet dhe te rinjte deri ne moshe 30 vjec ngelen rreth 1,2 milion banore.

    Pse 20 % e popullsise se rritur qenka invalide ne kete vend ??????

    Duket sikur Shqiperia eshte nje vend sakatesh, calamanesh, qorrash, hantikapatesh dhe budallenjsh. Shume e trishtueshme kjo. Ose pjesa derrmuese genjejne dhe Shqiperia eshte nje vend dembelash dhe matrapazesh. Vend pushtash me nji fjale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*