Mbi 30 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme. Sa vite burg rrezikojnë

August 13, 2017 16:34

Mbi 30 të arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme. Sa vite burg rrezikojnë

 

Mbi 30 persona janë ndaluar prej policisë së shtetit nën akuzën e zjarrëvënieve të qëllimshme.

Burimet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë dhe për shumë raste të tjerë që kanë shkaktuar mbi 600 vatra zjarri si dhe shkrumbimin e qindra hektarë me pyje, shkruan Ora News.

Në Sarandë është arrestuar një 21 vjeçar nën akuzën e zjarrëvënies së qëllimshme në fshatin Leshnicë duke shkrumbuar rreth 50 hektarë sipërfaqe pyjore.

Sipas policisë Jorgo. R ka ndezur zjarrin në vendin e quajur “Gropa”, ndërsa nuk ka mundur t’i mbajë në kontroll duke shkaktuar dhe një katastrofë të vërtetë.

Po ashtu një tjetër 16-vjeçar është vënë nën akuzë për zjarrin e rënë në Vorë, për shkak të cigares së hedhur, ku u rrezikua fabrika e fishekzjarreve dhe një repart ushtarak.

Në Gjirokastër një 70-vjeçar është ndaluar po për zjarrëvënie të qëllimshme. Akuza për zjarëvëniet e qëllimshme janë hedhur dhe prej kryetarëve të bashkive të cilët kanë kërkuar më shumë kujdes

Ndaj të arrestuarve materialet janë referuar në Prokuroritë e rretheve me akuzën ”Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Bazuar në nenin 151 të Kodit Penal të gjitha ata që shkaktojnë me dashje zjarr në pronë dënimi është nga gjobë deri në 5 vjet burg.

August 13, 2017 16:34
Komento

2 Komente

  1. demo August 13, 17:11

    Kenaqesine qe ndjejne pirromanet kur i vejne flaken dynjase,nuk e shpaguan dot me gjoba ti mor shtet lapanjoz,se jane djegur mijra ha me pyje qe jane mushkerite e natyres.Po ky popull i kancerosur nga tymrat e gazrat helmues,me gjobe do shpaguhet?Pse nuk vendos ne procedure penale nenin per sabotim ekonomik,qe ka qene me vdekje?

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta August 13, 19:12

    Denimet me burg per zjarrveniet e qellimshme te konverohen ne pune te detyrushme per personat pergjegjes deri ne shlyerje te demit te shkaktuar .Burgosja e tyre do te shtonte demet qe keta persona i shkaktojne shoqerise , sepse ne burg ata vetem shpenzojne dhe nuk punojne ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*