Mbi 4 mijë shqiptarë u përgjuan në 2015

March 11, 2016 22:19

Mbi 4 mijë shqiptarë u përgjuan në 2015

Në raportin që Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë, zbulohet se gjatë vitit të kaluar, me kërkesë të organit të akuzës, Gjykatat kanë dhënë 1445 vendime përgjimesh, ndërsa mësohet se janë përgjuar 4099 persona.

Në raport thuhet se në saj të përgjimeve është arritur të kapen në flagrancë 593 persona të dyshuar për vrasje, trafikim të lëndëve narkotike, korrupsion, trafikim të armëve dhe të tjera vepra penale. Ndërsa në disa raste, nga të dhënat e përfituara në sajë të përgjimeve, ka arritur prokuroria të regjistrojë procedime penale kryesisht për korrupsion të personave që kryejnë funksione publike.

Në vitin 2015, numrin më të madh te aplikimit të përgjimeve e ka Prokuroria për Krime të Rënda, ku rezultojnë 859 vendime të kërkuara nga kjo prokurori për 164 procedime penale.

Organi i akuzës kërkon rritje të efiçencës së hetimeve proaktive dhe metodave të posaçme të hetimeve në goditjen e krimit të organizuar. “Ne vlerësojmë se nevojitet të investohet më shumë në aspektin infrastrukturor, ligjor e njerëzor për sa i takon përafrimit me standardet europiane. Në këtë kuadër sa i përket përgjimit të komunikimeve elektronike, përbën domosdoshmëri rritja e kapaciteteve interceptuese të tyre, kushtëzuar së pari nga aktivitetet e grupeve kriminale në territorin e Republikës së Shqipërisë apo edhe jashtë saj si dhe sofistikimi i komunikimit ndërmjet anëtarëve të këtyre grupeve”, thuhet në raport.

March 11, 2016 22:19
Komento

1 Koment

  1. Lushi March 12, 10:41

    Po Saliuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu o Dhalle a asht pergjue prej Jush ,apo ju pergjoheni prej tij?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*