Fruthi ‘mbërthen’ Europën, mbi 41 mijë të infektuar

August 20, 2018 19:40

Fruthi ‘mbërthen’ Europën, mbi 41 mijë të infektuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se rastet e epidemisë së fruthit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Evropë në krahasim me vitet e kaluara. OBSH bëri të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 41 mijë persona në Evropë janë prekur nga sëmundja, ndërsa 37 kanë humbur jetën.

Shqetësim për OBSH përbën fakti se shumica e të prekurve janë në Ukrainë, me mbi 23 mijë raste gjatë 2017-s. Ndërkohë që në të gjithë Europën për vitin 2016 numri i të prekurve ishte 5.273.

Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në Serbi me 14 persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bënë thirrje vendeve evropiane që të ndërmarrin masa, pasi ekspertët thonë se rritja e infeksioneve lidhet me rënien e numrit të njerëzve që vaksinohen.

o.j/dita

August 20, 2018 19:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*