Mbi 50% votuan kundër sistemit, Italia hyn në një territor të panjohur për Europën

March 6, 2018 22:04

Mbi 50% votuan kundër sistemit, Italia hyn në një territor të panjohur për Europën

Italia, laboratori tradicional politik, sapo është transferuar në një fushë të re dhe gjigante eksperimentimi.

Pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar, vendi ka hyrë në një territor absolutisht të panjohur për kontinentin e vjetër, të paktën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Italia është shndërruar në shtetin e parë të Europës Perëndimore dhe BE-së ku vota “protestë”, vota kundër establishmentit politik fiton shumicën absolute.

Një në dy italianë, votoi për “Lëvizjen Pesë Yje” ose “La Liga”. Këto dy parti janë praktikisht në fronte të kundërta, por gjithsesi ndajnë të njëjtën përbuzje për politikën tradicionale, doza shumë të mëdha anti – europianizimi dhe të njëjtën mbrojtje për sovranitetin dhe të njëjtat kritika të pamëshirshme ndaj politikave të emigracionit, që ka ndjekur qendra e majtë gjatë pesë viteve të qeverisjes, shkruan Dita.

“Lëvizja 5 yje”, e themeluar nga komediani Beppe Grillo, ka arritur jo pak, por afro 32.6% të votave. “La Liga” ka marrë 17.4%, duke kaluar “Forza Italia” (partia e Silvio Berlusconit ) dhe duke u bërë forca e parë e qendrës së djathtë në Itali. Liga e Veriut, e transformuar nga dora Matteo Salvinit në Ligën kombëtare të së djathtës ekstreme që premton të dëbojë gjysmë milion emigrantë, ka katërfishuar votat, duke u bërë forca e tretë në Itali.

Është e vërtetë që rasti i Italisë nuk është një rast i izoluar, sepse në shumë vende europiane po rriten partitë anti-sistem dhe anti-establishment, të cilat ushqehen nga kriza ekonomike dhe proceset e  transformimit social në vitet e fundit. Por deri tani Europa ka arritur t’i mbajë këto parti jashtë qeverisë (siç ndodhi në Holandë dhe Gjermani) apo të integruara në koalicione më të moderuara me partitë tradicionale (si në Austri).

Por mali gjigant i votave të korrura nga partitë anti-sistem e bën unik rastin e Italisë, sepse ato vota janë vendimtare në momentin e formimit të qeverisë duke e kushtëzuar atë.

o.j/dita

March 6, 2018 22:04
Komento

4 Komente

  1. kampaçurreta March 7, 09:23

    Sikur ne vitet 70 -80 kemi pas degjuar nje shprehje, nuk me kujtohet emri ndoshta ” Dulla” qe thoshte BE eshte nje keshtjelle prej kartoni,

    Reply to this comment
  2. intelektuali March 7, 09:55

    VOTA ANTI-SISTEM?

    C’do te thote kjo histeri alla amerikance?

    Po pepinot makaronaxhinj kane borxhin me te madh pas Greqise me 140 % te GDP-se kombetare,

    prandaj:

    Nuk kane te drejte per protesta Anti-Sistem alla amerikance pasi kujtuan me Rencin ne krye qe kishin zbuluar MREKULLINE e tete te Botes per te bere qef pa punuar dhe pa prodhuar vetem duke grumbulluar borxhe dhe detyrime.

    KU JA KA FAJIN ITALIANE PER BORXHIN E MADH QE KANE GRUMBULLUAR NGA POLITIKAT DALLAKUKE TE RENCIT DHE MASHTRUESAVE PAS TIJ SI EDI RAMA ALBANEZI?

    Ka ardhur koha qe italianet e populistit me 5 yje te, Pepe Grillo t’i therrasin trunit te qefliut dhe te mesojne nga gjermanet e Merkelit qe te mos zgjasin kembet me shume se e kane jorganin,

    Ne menyre qe:

    Te mos duken ne syte e Botes si greket e perkedhelur te genjeshtarit Cipras, apo me keq si shqyptaret dru me pre te genjeshtarit Edi Rama.

    sepse:

    Po te qajne nate e dite me kuje se:

    TE GJITHE FAJIN E KANE EMIGRANTET NGA SIRIA DHE AFRIKA

    Duke pritur ndihma dhe meshire nga BE-ja dhe Bota nuk do te jete e larget dita qe italianet do te perngjajne gjithnje e me shume me shqyptaret e Enverit.

    Reply to this comment
  3. Arben March 7, 12:43

    Normale, jane njerez jo kafshe

    Shqipetaret jane ata qe ankohen gjithe diten per

    qeverrine, dhe kur vjend dita e votimit, votojne

    po njesoj.

    Rroft populli shqipetar trim dhe heroik

    Reply to this comment
  4. Wildwechsel March 22, 03:08

    KUr ju ishit ne altar, a i keni bere e rregulluar keto kerkesa? Sa vjet PDja u drejtua nga jue si e late?A keni bere per demokracinee demokratet per te ruajtur te paster partine? Demokratet i late rrugeve, u donit voten, e pastaj ne karriken e pushtetit ishit vetem euforik, Po pse ky grup qe nuk u zgjodh ne listat na paskeshiin qene,, ajka, A,D, N ja ePDse? D,M th, pa ju ska demokraci , pa ju nuk luftohetrilindja,,,,DOKRRA Ju ishit, ju e diziluzionuatmasen demokrate me veprime, e mos veprimet tuaja e patet mbushur pushtetin me bije komunistesh. Persa i perket votes per RUCIN, ashtu eshteqe tremercenarete ndonji fraksioni votuan ashtu. Disa nga vrejtjet e zonjes korespondojne kopia e sulmeve te RAMES, ne drejtim te opozites.. a thua koincidence?Ne se nuk sheh te kaluaren tende nuk mund te shikosh te aredhmen e PDse custom written essays

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*