Mbi 8.2 milionë të infektuar në botë nga Covid-19, Brazili regjistron 35 mijë raste të reja në 24 orë

June 17, 2020 09:25

Mbi 8.2 milionë të infektuar në botë nga Covid-19, Brazili regjistron 35 mijë raste të reja në 24 orë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 8 milionë e 266 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në 446,196.

Në SHBA, epidemia e koronavirusit nuk duket aspak afër ngadalësimit.

Në fakt, në të paktën gjashtë shtete, përfshirë Teksasin, Florida dhe Kaliforni, infeksionet janë në rritje ditore prej më shumë se 2500 raste të reja Covid.

Sipas kryevirologut Anthony Fauci, rritja e shifrave varet nga sjellja e individëve, të cilët nuk respektojnë masat dhe udhëzimet. Ai tha gjithshtu se me presidentin Donald Trump ka rreth dy javë që nuk ka patur kontakte, teksa marrëdhënia e tyre prej rreth dy muajsh ishte e krisur për shkak të papajtueshmërive në lidhje me emergjencën shëndetësore

Deri më tani Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga Covid-19, me 2.1 milionë raste pozitive dhe 117 mijë vdekje.

Menjëherë pas tij renditet Brazili, i cili tani ka tejkaluar 900 mijë infeksione dhe 45 mijë vdekje.

Brazili ka regjistruar ditën më të zezë në frontin anti-Covid.

Plot 34.918 infeksione janë regjistruar në 24 orët e fundit  që rrisin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në  vend në 923,189.

Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se janë regjistruar edhe 1228 vdekje.

j.l./ dita

June 17, 2020 09:25
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim