Njihni CBT, të kurosh bllokimet seksuale me…

Dr. Adem Harxhi February 13, 2018 02:39

Njihni CBT, të kurosh bllokimet seksuale me…

Një nga treguesit më të mirë që vërteton se, sjelljet negative ose restriktive dhe bindjet negative lidhur me seksin, e minojnë performancën seksuale, është suksesi i të ashtuquajturës Terapi Cognitive Behaviorale (CBT) tek burrat me disfunksion seksual dhe tek gratë me çrregullime në arritjen e orgazmave.

Ky trajtim është, veçanërisht, i rëndësishëm për gratë, sepse asnjë bar farmaceutik ose natyror, kudo në botë, nuk ka treguar të jetë efektiv për të kapërcyer difunksionin orgazmik.

Terapia Cognitive Bihaveriorale, bazohet në idenë se mendimet e personit mund të rritin ose të pengojnë aftësinë e tij për t’u shëruar. Shndërrimi i mendimeve dhe besimeve toksike, në mendime pozitive lidhur me sëmundjen, bën të përmirësohet shëndeti.

Kur personi beson se janë gjenet ato që përcaktojnë fatin e tij dhe për këtë arsye ai nuk lufton me sëmundjen ose lëngatën, dhe kur ai beson se janë emocionet e tij që e pengojnë në rrugën për të arritur mirëqenien, atëherë, terapia “cognitive” është ajo që do ta ndihmojë të largojë këto pengesa, të cilat vetë i ka ngritur dhe që pengojnë mjekimin efektiv të shumë rasteve të disfunksionit seksual.

Bindjet tona bazë, formohen në fëmijëri dhe ato kontribuojnë në “mendimet automatike”, që influencojnë në sjelljet tona më vonë në jetë.

Hapi i parë në procesin cognitive behavioral është të identifikohen bindjet negative, irracionale dhe pastaj të fillohet të riformatohen, ose të ri-interpretohen ato në një dritë më të shëndetshme. Kjo do të vlente për të zhvilluar strategji efektive edhe për më vonë kur do të jetë nevoja.

Terapia Cognitive Bihaveriorale është një mënyrë ideale për të mobilizuar mënçurinë shëruese të trupit të personit, që bashkë me teknikën e përparuar të terapistit, bëjnë mrekullira në trajtimin e shumë sëmundjeve, siç janë, sëmundja reumatike, pagjumësia, sindromi i lodhjes kronike, afshet menopausale, çrregullimet e panikut, depresioni, dhembjet e kancerit dhe duzina të tjera sëmundjesh, përfshi dhe disfunksionin seksual.

Ky proces mjekues, është një instrument i rëndësishëm, që gjithkush duhet ta ketë me vete gjatë gjithë jetës.

b.m. / dita

 

Dr. Adem Harxhi February 13, 2018 02:39
Komento

1 Koment

  1. Afrojme Terapi Orgazme . Dy mujt e par Gratis ..(Me Garanci) February 14, 16:35

    Ka Klinika qe kan nji trajtim profesionistesh
    per cdo shbllokim .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*