Mbi “Funeralin” e Blushit

April 25, 2015 13:21

Mbi “Funeralin” e Blushit

Arben Duka

 

“Funeralin e Rilindjes”,
që Blushi ka publikuar,
them se me kalem të hollë
duhet mirë analizuar

Nuk kam marrë unë sot përsipër,
as ta mburr e as ta shaj,
po “Funerali i Rilindjes”,
nuk përmbyset aq kollaj!

Këto që renditi Blushi,
i kam thënë përpara vetë,
po ato marrin më vlerë,
kur i thotë një deputet!

Me ndonjë batutë të Ballës,
s’i vihet kapak problemit,
sepse kritikat e radhës,
vijnë nga zemra e sistemit!

Dikush nxitoi edhe tha:
“Blushi flet se s’ka ofiq!
Ndaj nga kjo guxoi e pa,
e pa mbretin lakuriq!”

Me të tillë nga jasht’ partisë,
kabinetin Rama mbushi,
po për një kolltuk ministri,
nuk po e bën sherrin Blushi!

Halli i tij po dhe i yni,
nuk është vetëm varfëria,
por fakti që nga “Rilindja”,
është asgjësuar Partia!

Mbi “Funeralin” e Blushit,
mund të bësh qindra komente,
por është fakt që sot PS-ja,
është pothuaj’ inekzistente!

E “Rilindja” ekziston,
edhe ky ësht’ thelb’i gjësë,
nuk duam të shkruajm’ shpejt,
për funeral të PS-së!

Dihet-që të majtën Rama,
nuk e ka dhe shumë në gjak,
ndaj Blushi në Funeral,
shpaloset si partiak!

Blushi gjeti diagnozën,
që të themi të vërtetën,
diagnoza ka shumë vlerë,
por pasohet me recetën!

Mandati i Kryetarit,
Ramës i ka përfunduar,
dhe aty përjetësisht,
s’mund të rrijë pa konkurruar!

Para zgjedhjeve vendore,
do qe shfaqje marrëzie,
po menjëherë pas Qershorit,
le të ketë zgjedhje partie!

April 25, 2015 13:21
Komento

16 Komente

  1. pa faj April 25, 14:47

    Eshte e vertete sa shoh ata njerez te thjeshte ne marinz,patos
    te shkaterruar nga gjemimet,ajri i ndotur,dhe qe nu kushqehen as nga prodhimet e tyre bio,tani te helmuara.
    ku shteti hesht dhe ben thirrje ,ju beni padi per demshperblim ,dhe deklarohet me konpetence se do behet kontroll per hidrokarburet ,
    dhe ne thithim helm nga makinat e vjetra, te konfirmuar edhe nga kontollet teknike te pagura nen dore,te afta e qe nxjerri tym si trenat e shek.17, me keto karburante jasht cilesie qe i perdorin
    thuhet se popullsia ne marinz e kane lidhur vete marveshjen me firmen bankers te naftes badjava pa taksa , pa dijenine e shtetit.
    eshte e vertete ,kur metarlugjia hedh kancer me helmet qe prodhon mbi jeten e njerezve,dhe shteti nuk e pezullon punen me shkelje mjedisore ,
    shteti rilindje………
    qe nuk mbron interesat e popullit.
    kjo tregon i blere, pra nuk ngreh zerin..
    edhe gomarit ne dasem ja lyhen prapanicen me vaj qe mos te bente zhurme dasmoreve.
    keta jane lyer jo me vaj,por me ato qe nuk i justifikojne ne INSTITUTIN E DEKLARIMIT TE PASURIVE,dhe gjobite njesoj si ai i varferi qe paguan dritat me kamatvonese.

    Reply to this comment
    • feniks April 26, 07:45

      Mua antarin e PS-se,para zgjedhjeve te 23 qershorit shtabi i Edi Rames me merrte vazhdimisht ne telefon, edhe me mesazhe,por pas zgjedhjeve,kur djalin ma HOQEN NGA PUNA,askush nuk me dilte ne telefon me!!

      Reply to this comment
  2. MEMEDHETARI April 25, 15:08

    Qe te quhemi Parti,
    Te respektojme Statutin,
    Po e bere lesh e li –
    Lere fare,beji mutin… 🙂

    Reply to this comment
    • iliri April 25, 19:46

      sakte dhe drejt!

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 25, 23:37

      @@@@@ Një vështrim mjeshtëror nëpërmjet vargëzimit ironik nga autori Arben Duka? Duhet të kuptojmë më përpara ç’është njeriu me integritet intelektual para se të shkojmë te akuzat e tipit “e bën kritikën për poste e ofiqe apo e bën se e lanë pa to”! Ka një ligjesi,- partitë vetëkritike e debatuese ecin, të tjerat bien si gjethet. Rama të ecë paralel me partinë e tij dhe me filozofinë e saj, jo partia majtas e Rama djathtas! Një ecje e këtij karakteri ku shoferi ecën jashtë destinacionit të pasagjerëve mund të jetë ecja e një të piri dhe jo një ecje e destinacion normal. Blushi dhe Duka këtë thonë dhe s’kemi fare të drejtë ti anatemojmë! Përndryshe do ta shohim vehten të gjithë jashtë destinacionit! Edhe një gjë: – Arbeni ka në dorë vargun dhe kritikën nuk ka në dorë të caktojë kush mund të jetë kryeministër. Nëse një parti paska vetëm një kandidaturë e jo disa kandidatë për kryeministra për mua ajo parti ka marë tatëpjetën e pandalshme? Nderime!

      Reply to this comment
  3. shoku " Shpati " April 25, 16:00

    Pse do qe shfaqje marrezie dhe jo shfaqje prej burri shteti ! Po munde na e sqaro kete llogjiken tuaj z. Duka !

    Reply to this comment
  4. guri shabani April 25, 16:10

    Mendoj qe Blushi kete here ka shkruar per noj qoshe se ai ka 15 vjet deputet dhe leh vetem kur e len pa buke.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 April 25, 18:04

    Nuk vlen nje recete me
    duhet thika e mjeksise
    Qe ta prese ate kallam
    ne krye te shqiperise

    Reply to this comment
  6. SAMI April 25, 20:11

    Dakort per zgjedhjen e kryetarit te PS, por ketu ka nje problem,
    U be zgjedhja ,humbi Rama ,mund ta sqaroni ju z Duka si do behet me postin e k ministrit,

    Reply to this comment
    • gjermani i fundit April 25, 22:07

      Ndofta aty fle lepuri, miku i Edit ne Itali keshtu siluroi kryeministrin dhe i zuri vendin,qe me hak ashtu i bie te jete.Por ku i dihet,Edi fiton dhe i mbush mendjen skeptikeve.Ose e ka alergji garen dhe votbesimin.

      Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi April 25, 23:33

      Një vështrim mjeshtëror nëpërmjet vargëzimit ironik nga autori Arben Duka? Duhet të kuptojmë më përpara ç’është njeriu me integritet intelektual para se të shkojmë te akuzat e tipit “e bën kritikën për poste e ofiqe apo e bën se e lanë pa to”! Ka një ligjesi,- partitë vetëkritike e debatuese ecin, të tjerat bien si gjethet. Rama të ecë paralel me partinë e tij dhe me filozofinë e saj, jo partia majtas e Rama djathtas! Një ecje e këtij karakteri ku shoferi ecën jashtë destinacionit të pasagjerëve mund të jetë ecja e një të piri dhe jo një ecje e destinacion normal. Blushi dhe Duka këtë thonë dhe s’kemi fare të drejtë ti anatemojmë! Përndryshe do ta shohim vehten të gjithë jashtë destinacionit! Edhe një gjë: – Arbeni ka në dorë vargun dhe kritikën nuk ka në dorë të caktojë kush mund të jetë kryeministër. Nëse një parti paska vetëm një kandidaturë e jo disa kandidatë për kryeministra për mua ajo parti ka marë tatëpjetën e pandalshme? Nderime!

      Reply to this comment
  7. demo April 26, 03:07

    Edi Rama s`mund te jete edhe kryetar partie edhe kryeminister.Zgjedhjet lokale nuk jane test,sepse urrejtja e popullit per rrumpallen berishiste me kryebashkiake si zhelali shamikuqes,do ti jape perseri fitoren PS+LSI…Test i vertete per Ramen do te jene zgjedhjet e ardhme parlamentare,per qeverisjen e ketij mandati 4 vjecar.Nuk prisnim ndonje cudi ekonomike prej tij,por nje reforme ne drejtesi e trumbetuar qe ne fillim,i deshtoi.Me sakte dyshja Jari-Berisha arriti t`ja bllokoje,.Lufta kunder korrupsionit me bllokimin nga presidenti te reformes ne drejtesi eshte nje bllof.Exponentet e rendesishem te qeverisjes se kaluar,qe vodhen buxhetin e shtetit dhe ja lane arken bosh,sot i nxjerrin gjuhen,sepse s`ka c`u ben.Partia socialiste duhet te rifreskohet me drejtim te ri,sepse mjerisht per ne,ka mbetur ende e vetmja force politike,qe gezon besimin e popullit per ndryshim pozitiv.Kujt ti besojme tjeter/?Sali Berishes,apo Ilir bllokut?

    Reply to this comment
  8. Onkezmi April 26, 04:52

    Dihet qe “Rilindja”e Rames nuk eshte PS-ja e Nanos,por derivat dhe bisht i Berishes.Blushi eshte largpames dhe i ka parashikur keto para nje viti tek libri i tij.Me ben cudi se si Duka,nje ramist i thekur ,ka sjelle ne poezi me te verteta,qe e thartojne Ramen.Bindem se Duka ka mik te verteten dhe jo Kryeministrin apo “Rivdekjen”Rama…

    Reply to this comment
  9. LOVE April 26, 07:26

    me duhet te perkufizoj me mire se Blushi, socialistet dhe rilindasit …
    sepse keshtu ndoshta shpeton partia 🙂

    Parti socialiste ose socialist
    person/a me aftesi te kufizuara mendore ,militant i verber …qorr fare ,kokepalar ,
    te vetmit qe qysh nga 8 nentori i 41 shkojne drejt gijotines vetem per deshiren e udheheqesit
    Nuk mund te bejme asgje tjeter …vecse te na bej ndonje pune Perendia…se keta nga udheheqesi vec vdekja i ndan

    Rilindas ose per shkurt Mavi
    qenie inferiore ndaj cdo lloj rrace apo gjallese.
    imoral , mosmirnjohes , shpifes , drogaxhi , intrigant ,mashtrues , i dhunshem , i pameshirshmem, kurvar ,homoseksual [kete fjal e perdor thjesht se jam me edukate po duhet ndryshuar] i djallezuar ,dhe qe te mos e zgjas ,me dy fjale keta quhen
    Qelbesira te Bashkuara .

    per te dyja keto specie ,duhet Gijotina .dhe pse cdo 5 vjecar bejne kongresin e ri dhe del ndonje qelbesire e re kryetar …jane thjesht kokat e po te njejtes kuceder .pervecse tu presesh koken nuk ka rrugezgjidhje tjeter .

    shoku Bejtexhi ,me aq deme sa beni ju sa here qe kokepalaret ju japin voten
    nuk ka zgjedhje , ju duheni shpallur te jashteligjshem.
    Destabilizoni natyren njerezore ,74 vjet e shperbete njeriun !

    Reply to this comment
  10. As Poet, As Analist April 26, 11:16

    Fjalet kane me shume vlere
    Kur i shkruan nje Poet
    Fjalet quhen dhe zhargone
    Kur i thote nje debutet!

    Per te thene s’kane vlere fare
    Kur i thote shkrimtari Blush
    Kur i thote ne mllef e siper
    Anjerit mendjen s’ia mbush!.

    Kete here o miku im
    Si edhe here te tjera
    Gjithe ‘filozofite’ e Blushit
    Jane dokrra te pa vlera!!

    Blushi e ka historine
    Me malore e tatepjeta
    Qe nuki gjendet karari
    Nuk i dihet e verteta

    Llapa – llapa lart e poshte
    Si pun’ e Blushit ka shume
    Ende pa identitet
    Nuk ia ve njeri ne sume!…

    Reply to this comment
  11. Andrea April 26, 11:33

    Rilindja ka vdekur, kete e provon, nafta, kromi dhe dhe ne fund Marinza, zhdukni ata qe pervehtesojne pasurine e Shqypnise, se ndyshe cdo institucion qeveritar eshte i korruptum dhe po shpejton mesymjen e popullit ne parllament deri sa te djege kete fare te qelbet qe ka uzurpu cdo qelize te shtetit te pjerdhur qe eshte kthyer ne kepushe te popullit (si puna e gjegjezes ha e ha dhe buthe ska).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*