Mbi librin “Antitabu – Këshilla për miqtë”

November 20, 2020 13:03

Mbi librin “Antitabu – Këshilla për miqtë”

DR. JORGJI KOTE

 

Le ta themi qysh në fillim se “DITA“ bëri mirë që botimin e librit të ri “ Antitabu – Këshilla për miqtë” e pasqyroi si ngjarje për politikën, publicistikën dhe diplomacinë tonë. Kjo jo vetëm se ky është i libri i 14 i Mjeshtrit të Madh Shaban Murati; por për vetë emrin, përvojën gati 50 vjeçare diplomatike, dy herë Ambasador, për 15 vite  drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe i Akademisë Diplomatike në MPJ dhe Këshilltar Special i Ish-Ministrit të Jashtëm. Këtë radhë autori vjen me një sintezë sa intriguese aq dhe interesante ngjarjesh. Ndryshe nga opinionistë dhe komentues të tjerë dhe si analist elitar, Shaban Murati nuk flet  “ pas pilafit”; ai u paraprin me kohë dinamikave, dhe me rekomandime praktike për politikbërësit dhe vendimarrësit. Antitabutë në të 170 faqet e këtij libri shfaqen, preken dhe “thyhen” falë një bollëku esesh, aforizmash, thënieve të urta, referencave historike, kontrasteve me hapësirë dhe gjeografi inter-kontinentale, me theks të veçanë në 3 dekadat e fundit. Shqetësimi thelbësor që e përshkon librin është krijimi dhe funksionimi i  një sistemi modern demokratik, jo si “ shtet fisi”, me politikë, media, qytetari të vërtetë, me diplomaci kurajoze, krijuese dhe vizionare.

Duke u ndalur në lëmin e politikës së jashtme, autori e thotë troç se  një vend me keqqeverisje të brendshme, i mbështetur mbi parime farefisnore, nepotike,  ku «  bijtë e ish sekretarëve të parë bëhen ambasadorë e drejtorë » në një vend ku « kulti i individit zëvendëson kultin e shtetit »nuk mund të ketë politikë të jashtme produktive. Me po këtë shqetësim shtjellohen dhe deficitet e shumta në trajtimin e diplomatëve, larg frymës, standardeve ndërkombëtare dhe promovimit në karrierë. Kjo e vërtetë e dhimbshme tregohet bindshëm me një ndodhi  në Gran Canaria, ku autori  festonte 65 Vjetorin e lindjes; si dhuratë nga e bija e tij, Arba, Zonjë e nderuar dhe eksperte e  proceseve zgjedhore në Bruksel e gjetkë. Ai u habit kur të nesërmen i sollën në dhomë një shampanjë, tortë  me kartolinën e urimit; befasim i këndshëm kur  i thanë  se dhuratat ishin nga Drejtorja e Hotelit, e cila ia kishte  parë ditëlindjen në pasaportë. I mrekulluar,  autori pohon se këtë kënaqësi nuk e kishte patur në Tiranë, ndonëse kishte qenë Drejtor dhe Ambasador !

Më tej, duke përmendur thënien e njohur se «  Ambasadori është një njeri që dërgohet jashtë për të gënjyer për interesat e vendit të vet » shprehet keqardhja se në  Shqipëri, diplomatët dhe shefat e tyre  gënjejnë vendin e vet. Po e aktualizoj këtë ide me justifikimet për dështimin  në negociatat me BE-në. Ndonëse dhe » bufi » e di se  këto negociata nuk çelen pa plotësuar 5 apo 15 kushtet e njohura, Kryeministri Rama pretendon se fajtore janë dinamikat e brendshme dhe zgjedhjet në disa vende europiane! Mirëpo, sipas kësaj logjike, i bie që negociatat të mos çelen asnjëherë, sepse zgjedhje dhe dinamika do të ketë përherë në në Francë, Holandë, Gjermani e gjetkë !

Për pasojë,  diplomacia jonë nuk ka ende një mendim të formësuar dhe konsoliduar. Jo se nuk ka  hapa, demarshe dhe ndonjë arritje, deri te kryesimi i OSBE-së; por sepse mendimi diplomatik  është shumë më i gjerë, me afate të gjata kohore dhe jo me improvizime spontane, sipas oreksit dhe midesë politike të liderit të radhës në pushtet. Faktor tjetër negativ me ndikim është censura dhe ndalimi i shprehjes së lirë të mendimeve të diplomatëve të kualifikuar; vetë Shaban Murati tregon se si  e ka pësuar tri herë mbi shpinë këtë dukuri negative në 20 vitet e fundit. Gjithsesi, fatkeqësia më e madhe është se të vërtetat që tregojnë këta analistë  dalin sheshit shpejt, sepse «  nuk mbulohet dielli me shoshë »! Deficitet tona diplomatike janë pasojë dhe e politikave të jashtme koniunkturore. Lidhur me këtë, autori kërkon kujdes «  që të mos shajmë si ata që na duan dhe ata që nuk na duan; ndryshe « mund të na ndodhë që të mos na duan dhe ata që na duan » E keqja tjetër, siç pohon autori është se «  vetëm te ne liderë dhe politikanë të ndryshëm  kthehen brenda natës  nga filo – në anti-  grekë, serbë, rusë, kinezë, amerikanë, europianë, etj !

Ashtu si dhe te « Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës » autori përmend me theks të veçantë mungesat, mangësitë dhe vonesat e pajustifikueshme në procesin e shtetbërjes së saj. Ai është ndër të parët që krahas vlerësimeve, i ka përcjellë me kundërshtime, sugjerime e rekomandime të dobishme qëndrimet e ndryshme politike shqiptare. Nga viti 2005 – 2006 e në vazhdim,  ai është shprehur kategorikisht kundër tezës për zhvillimin normal të marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht qëndrimeve të saj ndaj Kosovës. Dhe pse në pamje të parë duket si qëndrim i moderuar dhe europianist, ajo tezë nuk shkonte fare përballë  realiteteve dhe specifikave të hidhura serbe ; natyrisht ajo ka ditur t’i shfrytëzojë në interesin e saj  këto teza të syleshëve tanë politikë. Në fakt, ajo tezë duhej formuluar dhe zbatuar nën një këndvështrim tjetër afirmues dhe kushtëzues – siç ndodh zakonisht në diplomaci : «  ok, t’i zhvillojmë marrëdhëniet me Serbinë, por  paralelisht  dhe në vartësi të qëndrimeve të saj ndaj Kosovës »

Për fat të keq ky lloj qëndrimi është forcuar më tej dhe pas vitit 2013. Ja shihni, më 9 Nëntor, dhe pse Thaçi me shokë dilnin përpara Gjykatës Speciale në Hagë, Rama dhe Vuçiç nuk e anulluan Takimin gjysmak të Mini-Shengenit, ndonëse të nesërmen ishte Samiti i Sofjes BE – Ballkani Perendimor! Tirana zyrtare nuk e pati për gjë të padiste Ish-Kryeministrin Haradinaj për shpifje, mirëpo ajo u tregua  pothuajse « memece » kur Vuçiç e konsideroi masakrën në Reçak «  thriller perendimor » apo dhe javën e kaluar, kur e krahasoi Kosovën me Nagorni Karabakun !

Në vijim, analizohen shkaqet e pasojat dhe dënohen ashpër «  tezat e kufirit » të shpallura dy vite më parë. Autori thekson me shqetësim se ato ishin gafa trashanike që mund të çonin deri në një Konferencë të re të Londrës, duke vënë në diskutim gjithë demarshet dhe arrritjet e deritanishme historike dhe vetë Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Më tej, jepen argumenta bindëse se Kosovës të këqiat nuk i kanë ardhur nga ekonomia, nga mungesa e rrugëve dhe autostradave, por nga  politika shtypëse e Serbisë, krimet dhe genocidi, mosnjohja dhe fushatat për çnjohjen e saj ! Për pasojë, megjithë rëndësinë e tyre, ekonomia, tregtia, rrugët madje dhe lëvizja e lirë nuk kanë shans për sukses të qëndrueshëm, pa zgjidhur nyjen gordiane politike – njohjen e Kosovës nga Serbia dhe nga pesë shtete të BE-së, nga Spanja e Borrell dhe e Slovakia e Lajçak. Shihni, Maqedonia e Veriut ka patur e ka marrëdhënie diplomatike, tregti dhe investime të mëdha me Greqinë dhe Bullgarinë. Megjithatë, e para e bllokoi për 25 vjet për antarësim në NATO dhe në BE, ndërsa e dyta e  bllokoi tani për çeljen e negociatave! Ndaj, autori « bërtet » me të madhe, se çdo gjë, çdo nismë e proces fillon nga NJOHJA e pavarësisë së Kosovës ! Ndryshe, gjithçka mbetet në kuadrin e llomotitjeve boshe !

Natyrisht në të gjithë këtë « mesele » sipas autorit ka përgjegjësinë e vet të madhe dhe BE-ja, sidomos ish Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini. Me mendimin naiv që « të mos u ikë nga duart Serbia e të bjerë në prehrin e Rusisë/Kinës ». Ndryshe nga qëndrimet e saj me Kosovën, BE është treguar sa kurnace në kritika, aq dhe bujare në lumenj me lëvdata ndaj Serbisë » Dhe Beogradi ka ditur të shfrytëzojë me mjeshtëri këto «  dhurata » nga Brukseli, por çuditërisht dhe nga Prishtina e Tirana  zyrtare; ai ia ka dalë mbanë që të kalojë nga «  loja me karrike muzikore » te katërkëndëshi strategjik – « ta ketë grurë » me BE, SHBA-të, Rusinë dhe Kinën, ama pa lëvizur asnjë centim nga«  embargoja » politike dhe diplomatike ndaj Kosovës.

Me po këtë ashpërsi në libër shigjetohet i ashtuquajturi «  Mini-Shengen »   Të kuptohemi, Shaban Murati, por dhe kundërshtarët e tjerë ku bën pjesë dhe autori i këtyre radhëve mbështesim të katër liritë e mëdha europiane në rajon, të mishëruara te CEFTA, zona e tregtisë së lirë në Balkanin Perendimor, e mbështetur nga Procesi i Berlinit, BE-ja dhe SHBA-ja. Ajo çka kundërshtohet është protagonizmi dhe keqamballazhimi i tyre me « Shengenin serb » Madje, në kohën e gabuar, kur BE-ja ende nuk po jepte PO-në për negociatat, kur Kosova lëngonte nën peshën e krizave të brendshme dhe agresivitetit serb lidhur me ç’njohjet e  saj ; pa harruar dhe pse jo vitin 1946, kur ish – Jugosllavia bëri demarshe të njëjta. Atëhere përse ky ngut, kur Kosova dhe dy vende të tjera hezitonin dhe kundërshtonin? Kur  nuk kishte asnjë analizë dhe studim mbi kostot/ përfitimet, edhe pse Serbia dilte fituesja më e madhe ekonomike por dhe politike, plus imazhit të saj  të kuruar për bukuri dhe me stil, falë ndihmesës së « levantinëve » tanë politikë, ama  në dëm të Kosovës ? Se sa të drejtë ka autori i librit këtë e tregoi më 10 Nëntor Samiti i Sofjes BE – Ballkani Perendimor ; ai e mbylli kapitullin e » Mini-Shengenit që ishte kthyer në «  mollë sherri »  duke e zëvendësuar atë me «  Tregu i Përbashkët Ballkanik dhe « Zona Rajonale Ekonomike. »

Mungesa e vizionit dhe mendimit  të duhur diplomatik vitet e fundit është shfaqur dhe te asimetria, mosreciprociteti dhe përparësitë e duhura  në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Krahas anëve pozitive, në libër ka konstatime dhe kritika të drejta nga këndvështrimi i realpolitikës  për diplomacinë tonë folklorike, pa frymë e taban ; sidomos lidhur me çështjen e  detit,  ku Shaban Murati është shquar me qëndrimet, shkrimet dhe  një libër të veçantë. Ai denoncon mungesën e transparencës publike, të argumenteve bindëse e sidomos  strategjinë e mëparshme dështake të diplomacisë sonë, kur u futën «  të gjitha vezët në një shportë » Për pasojë, u përzien keqazi çështjet kapitale që ulërasin për zgjidhje, duke vepruar me «  aksion me goditje të përqëndruara »  Edhe dërgimi i dosjes së Detit në Hagë në fakt është dështim i diplomacisë dhe vetëm një shtyrje me disa të panjohura në axhendë, por jo më shumë. Duke shtjelluar parimin e shenjtë të reciprocitetit, në libër tregohet se  Greqia nuk i përmend dhe as i vlerëson si shqiptarë kapedanët tanë  dhe trimat e tjerë  që kontribuan në Revolucionin grek të vitit1821, ndërkohë që kërkon gjithandej varreza për të «  rënët «  e saj në Shqipëri. Autori përmend dhe faktin tjetër se  kryediplomati grek nuk iu bashkua me 13 Qershor 2019 Letrës së 13 homologëve që kërkonin çeljen e negociatave dhe në Tetor abstenoi.

Vëzhgime e vërejtje të drejta bëhen dhe për «  tabu » të tjera, sidomos trajtimin e pakicave. Autori e thotë «  shqip » se «  shpikja e minoriteteve duke vendosur rekord ballkanik nuk forcon integritetin territorial, as pozitën rajonale dhe integrimin europian; kështu vetëm kthehemi në subjekt ndërkombëtar të vetvrasjes kombëtare, shtetërore dhe diplomatike » Këtu është domethënës shembulli i Presidentit turk Erdogan, i cili gjatë vizitës më të fundit në Greqi më 8 Dhjetor 2017 shkoi në vendbanimin e tyre  dhe drekoi me përfaqësues të 150.000 shtetasve me origjinë turke, duke kërkuar dhe njohjen e tyre si pakicë kombëtare ; ndërkohë që liderët dhe kryediplomatët tanë  në 25 vitet e fundit nuk kanë shkuar të takojnë « qoftë dhe  për  një kafe » arvanitasit  e pse jo, të kërkojnë njohjen e tyre si minoritet!!  Ja pse, këto e shumë fakte e dukuri të tjera të përshkruara me  stil tërheqës, të thjeshtë e plot ngjyrime, i bëjnë antitabutë e librit të ri të Shaban Muratit shumë më tepër se Këshilla për miqtë.»

November 20, 2020 13:03
Komento

7 Komente

  1. Niku November 20, 21:40

    Më vjen mirë z. Kote që jeni në krahun pozitiv që përfaqsohet nga z. Murati. Kjo tregon që duke u moshuar po piqeni më shumë. Vitet e pas 1990, zbuluan karakteret e çdo njërit që qëndronin të fshehura para atij viti. Nga ish antar i PPSH-së dhe në stafin e PS-së, tani ju shohim si kritikues i PS-së. Me sa di unë, ju keni punuar në tregtinë e jashtëme dhe jo në diplomaci, megjithatë e keni aftësinë për të kuptuar z. Murati, i cili do të ishte i nderuar që analizën t’a bënte një i diplomacisë.

    Reply to this comment
  2. Veli stafa November 21, 06:02

    Prof.Shaban Muratin gjithmone e lexoj me vemendje.Nuk merrem me politike por duke patur lexuar qysh nga fundi viteve 70 Gjigandet Franceskane te Verit te Shqiperise ne revisten e tyre Brilante Hylli Drites, kam njihuri per.pozicionin gjeopotik te vendit tone.Kam mendimin she prof.Murati ndjek me guxim rrugen e mundimshme e.plot sakrifica te te.nje shqiptari patriot.ashtu sic.ishin Fretnit e Shqipnise se Verit.

    Reply to this comment
  3. demo November 21, 07:04

    Po ku ka mbetur tabu ne kte vend,o zoti filozof?

    Reply to this comment
  4. Buda November 21, 13:01

    Nje shkrim i merituar per nje talent te rralle te publicistikes dhe diplomacise shqiptare me nje pevoje 50-vjecare, “Mjeshtrin dhe Patriotin e Madh” Shaban Murati.

    Reply to this comment
  5. Erdogan November 21, 14:09

    Historia dhe faktet duhet te ishin busull per shtetin e quajture Albania nga Arnaut apo Arvanos.
    Minoritet “shqipetare” ne Greqi kur vete Albania u krijua ne1913en?
    Minoritet “Skiptare” ne Greqi ku edhe flamurin Albania e ka Greke te Perandorise te Bizantit pavaresisht se me cfare boje ngjyroset?
    Minoritet ne Greqi kur per 500 vjet nuk ishte vete “Minoritet” nuk kishte as istitucione shqipetare por vetem Turke dhe Greke?
    “Genjejne” faktet historike nga historiane te huaj dhe Skiptare qe ne fund te shekullit te 19te perpara se te hapej Skolio e pare e Alvanise se “Lashte” kishte rreth 1260 Skolio dhe Kisha Greke Orthodhokse dhe po aq Turke?
    Si mund te njifesh pakice kur nuk ke as Alfabet,as gjuhe te shkruar,as istitucione?
    Albania u krijua kunder Kombit te Kastriotit nga armiate e Greqise dhe duhej kush jane.
    Ata qe moren Asine e vogel,Dhodhekanisen,ata qe kane mbushur Museumet e tyre me Veprat e popullit tone Ilyro Epirote,Maqedhonas etj.
    Po te kishte “Skiptare” ne mesin e shekullitte 19te pse duhej te shkonin tek Sulltani Ismail bej Vlora,Frashellinjte kur dinin fare mire qe “vellezerit” e tyre Epirotet,Greket,te ashtuquajturit Arvanitas kishin dekada te tera qe ishin ngritur per te zbuar Osmanet?
    Kush I vrau Arvanitasit,Epirotet dhe kush I zboi nga Pontio,Smirna,Kostandinopol, Orion Epiros dhe gjithe Ionine ku eshte sot Turqia?
    Pse duhet ta quani Serbin pushtues dhe jo Anglezin ne Amerike,Turkun,cifutet,Italianin qe ka te pushtuar Magna Grecian?
    Pushtuesit dhe kriminelet kane nje “Surat”.
    Arvania ka zgjedhur vete te jete nje Pashallek turk i “Pamvarur” dhe I vogel me kufij ne Preveze dhe jo historise se tij me nje hapesire Shume me te madhe.
    Te pakten keshtu pretendohet.
    Por jo si turq ne Ndergjegje.
    Fakti I 39 Vezireve me qindra Pashallare,me mijera Bejlere,Agallare,Hoxhallare tergon qe Epiri dhe Jeorgios Kastriotis nuk mund te jete “Heroi” i tyre.
    Nuk mund te jene ne nje Shporte edhe Veziret edhe Epiroti Greke Jeorgios Kastriotis.
    Pse?
    Sepse Veziret dhe bijte e tyre i thone edhe sot Stamboll duke u mohuar te drejten atyre qe nuk u turqizuan ta thone sic I thonin te paret e tyre Kostantinopolis.
    Bile ne nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos duhej te mos ofendohej vete Identiteti “i pretenduar historik”.
    Eshte kjo “bashkejetese dhe respect?
    Apo pse i Ati i Perandorit Ilyre nga Nausa (sot Nish I Serbeve pushtues) e kishte mbiemrin Greke Xlloros (i but e shqip) dhe Nenen Greke?
    Nuk i “dinin” keto fakte historike Ilyret dhe Epirotet e islamizuar me dhune,me pengje,me perdhunime,me prerje kokash?
    Kombi dhe lufta per te eshte e Shenjte vyrtyt ky qe ne Arnautistane nuk egzistone.

    Reply to this comment
    • ... November 21, 22:50

      Unë e di që Janullatos është me Covid-19, pra nuk ka mundësi që të jesh ai, por mund të jesh sekretari i tij që plotson detyrat e dhëna. Greqia ka qenë e pushtuar nga Turqia për katër shekuj dhe po t’a dinin arvanitasit se çfarë vemjesh do të kishte sot, as nuk do t’a merrnin mundimin dhe të vriteshin me turqit që Greqia të shkeputej nga Turqia. Deri në luftën e parë botërore, Shteti grek ishte vetëm Athina dhe Peloponezi, pra fara e jotë këndonte shqip. Mëso historinë o koqe kandari, se është fatkeqsi të vdesësh i paditur dhe i trushpëlarë nga priftërijtë misionarë.

      Reply to this comment
  6. Mesuesi November 21, 23:45

    Tre pikave i shtoj dhe një yll. Ndryshe 10 me yll ppr komentin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim