Liria e të varfërve

February 10, 2018 02:55

Liria e të varfërve

Ascanio Celestini*

Të varfrit ishin kaq shumë të varfër, saqë morën Urinë e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit, të cilët në jetë kishin ngrënë gjithçka, gjithçka, që nga kaviet deri tek palca e kockave që qentë pështyjnë, por shijen e urisë së të varfërve nuk e kishin provuar kurrë.

Kështu, të pasurit e blenë, e paguan mirë, dhe të varfrit u lumturuan.

Për pak kohë u zvarritën përpara, por më vonë të varfrit u rikthyen të ishin të varfër si më parë. Atëherë paketuan Etjen e tyre dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë kishin pirë gjithçka, duke nisur nga Brunello deri në Tavernello, por nuk kishin shijuar ende Etjen e të varfërve. Pra, të pasurit e blenë, dhe e paguan mirë.

Të varfrit u lumturuan, dhe për pak kohë u zvarritën përpara. Mirëpo pak kohë më vonë, të varfrit u rikthyen të ishin më të varfër se më parë.

Atëherë morën Zemërimin e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë ishin ndjerë të nxehur, të inatosur, që kishin pasur kokëçarje, por që Zemërimin e vërtetë nuk e kishin provuar kurrë. Kështu, e blenë nga të varfrit që e kishin me shumicë, edhe e paguan mirë.

Të varfrit u lumturuan dhe u zvarritën akoma edhe ca përpara. Por më pas të varfrit u rikthyen të ishin të varfër. Atëherë shitën gjithçka: ndërgjegjen klasore, dhunën, revoltën, mosbindjen, kulturën, muzikën, fjalët, literaturën, kujtesën, gjithçka e shitën!

Dhe të pasurit akumulonin. Në kantinat e tyre ata kishin tani mijëra, miliona shishe. Përkrah verërave të cilësisë më të mirë, kishin shishe në të cilat ishte e gjithë kultura e të varfërve, ishte mllefi i tyre, fuqia e revolucionarëve, zemërimi i punëtorëve të krahut, dhimbja  nga padrejtësitë, etj, etj.

Ehee, ato shishe… Në kantinat e të pasurve, kishte tani çdo gjë; aty ndodhej e gjithë kultura e të varfërve, çdo gjë e tyre: kishte shishe plot me krenarinë; aty ndodhej e mbyllur tashme edhe vendosmëria, mahnitja dhe mrekullimi, deri tek indinjata dhe mjerimi. Gjithçka e taposur, derisa…pas disa gjeneratash, të varfrit kishin shitur gjithçka.

Ata u bënë aq të varfër, saqë morën Varfërinë e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit, që donin të ndiheshin aq shumë të pasur saqë të zotëronin edhe mjerimin e të mjerëve.

Kur të varfrit mbetën pa gjë fare,ata u armatosën. Dhe jo me thika e me pirunë, por me pistoleta e me armë, sepse revolucioni nuk është një drekë solemne: revolucioni është një akt dhune, force! Kështu që të varfrit e armatosur marshuan drejt ndërtesave të Sunduesit. Arritën dhe aty ishte Sunduesi, që i vështronte nga ballkoni, nga dritaret.

Sunduesi qëndronte serioz, i shikonte. Të varfrit ishin të armatosur, por qëndruan të heshtur, të palëvizur. Nuk bënë asgjë. Sepse pa zemërim dhe uri, pa etje dhe krenari, pa indinjatë dhe pa kulturë, pa ndërgjegje klasore, nuk kryhet revolucioni.

Kështu, sunduesi zbriti në kantinë, dhe nga shumë shishe që kishte blerë prej të varfërve, mori një, një të vetme. Ishte Liria, liria e tyre, e të varfërve. Ishte paketuar mirë e bukur liria që e kishin fituar gjyshërit e tyre, por më pas baballarët e kishin shitur për hiçgjë. E mori dhe ua riktheu të varfërve. Ata e rimorën dhe provuan të bënin një parti, një rreth shoqëror, një himn ose një flamur. Por nuk arritën të bënin asgjë.

Sepse liria, e vetme, nuk shërben.

Atëherë, sunduesi kërkoi në xhep dhe gjeti një kuti karamelesh mente. E mori dhe jua dhuroi ato karamele të varfërve. Dhe të varfrit që nga ajo ditë, u rikthyen të ishin të lirë. Të lirë për të përtypur karamele…

*****

*Botuar në DITA. Ascanio Celestini është shkrimtar, regjisor dhe dramaturg i njohur.  “Liria e të varfërve” është një metaforë e fuqishme gati profetike për popujt dhe shoqëritë që duan ta shpëtojnë veten në kohë.  Është një himn për lirinë e rreme që të bën të mendosh thellë mbi lirinë e vërtetë. A.Thano

 

February 10, 2018 02:55
Komento

17 Komente

  1. Guri February 10, 06:42

    Ja çfare ka shkruar rreth 200 vjet me pare poeti i madh rus:

    A.S. Pushkin (1799-1837)

    DHE DOLA UNË QËMENATË

    Dhe dola unë qëmenatë
    Liri të bjell në shkretëtirë.
    I rashë tokës gjerë e gjatë,
    Veç ajo ish e paarrirë.
    I hodha farat një nga një.
    Më kot u lodha, nuk biu gjë,
    Asnjë mendim, asnjë dëshirë….

    Kullot o popull pa u trazuar,
    Se klithma ime nuk të zgjon.
    Kopeja mishin ka të çmuar,
    Për atë mahet, për atë rron.
    Zgjedhën, kamzhikun, i shaluar
    Ti brez pas brezi trashëgon.
    1823
    Perkth. Guri

    Reply to this comment
  2. sali bolleku per familjen e tij February 10, 09:08

    te varferit e shkrete genjehen me nje karamele nga te pasurit,por nuk e dine qe ka helm ne te,ka genjeshtren e te pasurit.
    te varfereve u kane dhen lirin e fjales ose te llomotitjes;flisni i thone sa te doni,shfryni dufin tuaj por ama mos na prekni paret,dhe sa i varferi e kalon pak cakun e te folurit fillon kerbaci qe eshte ne sherbim te te pasurit.
    edhe shqiptareve ju mungonte e lehura ne kohen e soc,u ngrit saliu (me lejen e ramizit) dhe ju tha tani lihni sa te doni,por mos mu afroni mue dhe familjes time miliardere se une rrezova bllokmenet per tu bere vet bllokmen.
    dhe turmat sa zgjohen ne mengjez marin ne telefon tv dhe ankohen se nuk kane se cfare te hane,se po vuajne.
    Por ne kemi liri te shajme kedo,saliu me co kane te drejte te vrasin dhe te vjedhin e te pasurohen.
    ne soc nuk kishim te drejte te flisnim,nuk vidhnim,nuk drogoheshim,nuk shkatrronim(vetem ndertonim) e sa e sa vese te tjera na ishin ndaluar.
    ja e shikoni saliun me kriminelet e tjer komunist e hajduta,sa te urte ishin ne kohen e enverit,sa te bindur,sa servila,sa duartrokisnin dhe betoheshin per partine dhe jepnin ditet e tyre per udheheqsin…..

    Reply to this comment
  3. Glauku February 10, 13:11

    Liria qè e kishin fituar Gjyshèrit e tyre, por mè pas baballarèt e kishin shitur pèr hiçgjè !!! Ky èshtè thelbi i kètijè shkrimi ironik qè na referohet ne shqipètarève sot dhe veçanèrisht atyre politikanève tè pardesyrave tè bardha tè post socializmit. Karamelet po na prishin dhe dhèmbèt dhe mè pas nuk mund tè bèhet dot asgjè….

    Reply to this comment
  4. vasili February 10, 14:33

    Zhvillimet,ne bashkesine njerzore,kane ne bazamentin te tyre,natyren kontradiktore te individit njerzor,ku jane te ngerthyera,instiktet, egoizmi,nderthutur me ambicien dhe deshiren per perparimin kulturor dhe shkencor te tij.
    Drejtimin perfundimtar nga do te tregoje shigjeta,mendoj ka te beje se pari, me cilesine e genit te racave te vecanta,nderthurur me fene e tyre.
    Raca europiane,ka patur dhe ndonje oshilacion zhvillimi,qe varej nga ndonje sundues i vecante,por e pergjitheshmja eshte ajo,qe kjo race europiane, bashkuar me fene e tolerances dhe humanizmit kristian,ka bere qe kontinenti ne shekuj te njohe zhvillim te pandalshem kulturor dhe shkencor.
    Dhe po keta europiane emigruan dhe ne Amerike dhe e ben Ameriken Amerike,me kulturen e tyre mbartur atje.
    Shembull i vecante per kete eshte kombi izraelit.qe kurre nuk e kaluan 20 milionin si popull,por dhe qe mijra vjet te zbuar,kurre nuk e harruan vendin dhe racen e vet.Kane nje zgjuaresi te vecante nderthurur me nje edukate pune exepsionale,qe i ka bere gjithmone te jene ne krye te shkences dhe kultures,ne vende te perparuara si Gjermani,France,SHBA etj,ku kane emigruar.
    Dhe cmimet Nobel,te marre nga ata,jane shume me teper,per fryme te popullsise,krahasuar dhe me shtetet me te perparuara.
    Kurse nocioni lufte klasesh,z.Thano,si nocion klasik i takon,tashme vendeve te prapambetura,jo me teper ekonomik,se sa kulturor:
    Shqiperia ndonse ne Europe,vazhdon te funksionoje,me nje mentalitet aziatik mesjetar katundaresh.
    Ka mbi nje cerek shekulli,qe fjala demokraci shqiptare me te gjitha cka ajo permban,shkerdhehet eger, nga bandat,ne kullat e errta te Vicidolit dhe Cepanit,kurse kopeja,qe ndodhet ne keto ane,vazhdon te mos blegerije.
    Ne ndryshim me kohen e Marksit,ku cfrytezohej,klasa puntore,ne shoqerite moderne,crytezohet shtresa intelektuale ose si quhet ndryshe kaptali human.Per te punuar me shume,nderrmarja apo institucioni i josh ata intelektualet me me teper para,apo me lloj karrotash te tjera,nga ka lindur dhe termi ´´djegie e njeriut´´.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 10, 16:24

      vasil propaganduesin e fesë së tij që na thotë bla bla blu:
      “Raca europiane,ka patur dhe ndonje oshilacion zhvillimi,qe varej nga ndonje sundues i vecante,por e pergjitheshmja eshte ajo,qe kjo race europiane, bashkuar me fene e tolerances dhe humanizmit kristian,ka bere qe kontinenti ne shekuj te njohe zhvillim te pandalshem kulturor dhe shkencor.”
      rraca europiane nuk ka përparuar falë “fesë së tolerancës”si e quan ti,mor hajvan!!rraca europiane falë kulturës së saj demokratike,të hapur,falë besimit të parë llogjik,atij pellazg,i njohur ndryshe dhe perënditë greke,bëri të mundur që ta këthënte në fe tolerante krishtërimin që për 1000 vjet rresht vetëm me tolerancën nuk pati lidhje!!për 1000 vjet rresht ka qënë myxyrë mbi mynxyrat!!kjo falë të njëjtëve njerëz,popuj që e sollën mesjetën e inkuizicionit!!
      toleranca fetare është vetëm në anën katoliko protestante dhe jo në atë ortodokse!!pjesa ortodokse,akoma nuk ka hyrë në periudhën e tolerancës!!predikuesit e saj akoma kanë probleme me sivëllezërit e tyre katolik!!nuk kanë fuqi se do ta kishim parë tolerancën fare mirë!!
      indoktrinimi është aq i thellë sa të duket vetja se je në mesjetë!!

      Reply to this comment
      • vasili February 10, 23:11

        Gazeta,vazhdon te mos e meremetoj kete tub gjirizi anadolli,qe del gjithmone ne siperfaqe dhe vazhdon te qelbe dynjane.
        Keta lloj gjirizi,te cilet ndryshojne gjitmone vec ngjyren,ne vend qe te rrjedhin drejt origjines se tyre,shkojne drejt Perendimit kristian,qe ti hane buken dhe ti vene minat.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 12, 07:30

          hale ose vasil!!
          “shkojne drejt Perendimit kristian,qe ti hane buken dhe ti vene minat.”
          ti ke tradhëtuar atë që quan perëndim!!
          ti ke tradhëtuar të parët e tu,ata falë të cilëve perëndimi gjeti rrugën më të drejtë!ti ke mbetur në doktrinat fetare araboaziatike,tek ato që nuk janë reformuar asnjëherë që nga dalja e tyre!!
          pak më lart të thashë se ke “tradhëtuar të parët e tu”,thjeshtë duke u nisur nga vëndi që ti quan atdheun tënd!!por që në të vërtetë ka shumë mundësi të mos jetë!!rrënjët e tua janë larg shumë larg,drejt lindjes!!
          njerëz si ti kanë në kokë vetëm besimin fetar dhe asgjë tjetër!!bile janë aq të ngushtë sa dhe ata që janë të të njëjtit besim por me rite të tjera,i quajnë armiq,bile më të mëdhenj se ata me besim tjetër fetar!!jeni aq mëndje mbyllur sa ju duhet shumë pak për të mos pranuar as veten tuaj!!
          jeni të tredhur në tru,dhe kjo ndoshta jo për fajin tuaj personal!!thjeshtë ju është ndryshuar dhe ADNja!
          ADNja e popujve europian ka në bazë lirinë,llogjikën dhe jo besimin e verbër!!pavarsisht se kjo cilësi e europianëve u përpoq të ndrydhet për 1 mijëvjeçar prapë ajo doli në shesh!prapë ajo fitoi!!
          ty o batak me europën të lidh vetëm marrja e kredive!me prejardhjen tënde të lidh mashtrimi dhe mospagimi i tyre!!
          mëso histroinë vesil humbamenua!!historia nuk është përmbledhur në një libër o monokulturë!!historia është shumë shumë e madhe!!fillo të lexosh një libër të dytë pasi të kesh lexuar këtë replikë dhe do të shohësh se bota është shumë shum më ndryshe se e ke parë deri tashti!!

          Reply to this comment
  5. anticensurë25642654 February 10, 16:23

    shumë shumë i bukur!!
    i bukur dhe i kuptimshëm,që në gjuhën popullore,të paktën tonën,do të thotë “me ta pi lëngun”!!
    ne sot kemi me të vërtetë lirinë!!me një shumicë të jashtëzakonshme!!
    bile,bile dhe për të mos protestuar për padrejtësitë që na bëhen,privatisht,shoqërisht,kombëtarisht!!
    ne kemi lirinë për të mos shkuar për të mos i thënë qeverisë tonë,mos na shisni,mos na tradhëtoni!
    adrian thano e ke zgjedhur shumë mirë këtë shkrim!!
    çfar ke dashur të thuash!?
    se duhet të lëvizim?!
    apo
    thjeshtë se nuk kemi më bythë të lëvizim??
    të parën nuk mendoj se e ka pasur ndërmënd,sepse po bën gjithçka për të na treguar se je, dhe jemi të paloqe(mos e ngatërroni me atë deputetin e PD me të njëjtin mbiemër,thjeshtë jemi pa hallate)!!

    Reply to this comment
  6. Waaw ! Das ist mein Ding ...ich liebe Literatur & Filosofi February 10, 19:21

    Fantastike …!
    Nji nder prurjet me te mrekullushme te Dita-s
    qe meriton rrespekte e pse jo falenderime .
    Eshte nji nder Arte-t me te kendshem te Literatures per mua personalishte ai gershetim i te shkruarit bukur me Filosofine e jetes , duke i afruar lexuesit edhe ate qe ne e quajme Dije . Nji shkrimtar fantastik .Njerzit jane te etur mbas asaj qe ne e quajme Dije …e cila eshte njikohesishte Liria sot per secilin nga ne.
    Dija eshte si nji Pasqyre,kur secili nga ne shef ate se ,
    kush eshte dhe kush do qe te Jet ne kte Bote …

    Grazie Ascanio Celestini *

    Reply to this comment
  7. Pensionisti February 10, 22:06

    Thirrje , drejtuar parlamentareve , pushtetareve e qeveritareve ! Nuk kerkojme te blini “urine , etjen , varferine” tone , sepse nuk jemi as te uritur , as te etshem as deri ne ate shkalle varferie sa t’ja u shesim ju ate ; por kerkojme te na hiqni taksat , tvsh, dhe te na kompesoni pensionet per cdo rritje cmimi. Ja sa pak kerkojme nga ju .. Plotesoni keto dhe rriini te qete edhe ju edhe ne !

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 12, 09:09

      fantastik je o pensionist!!
      pikërisht ashtu si përshkruhet në këtë shkrim!!
      bile dhe më poshtë!!je në nivelin më primitiv,kur njeriu nuk ja kishte idenë se çdo të thoshte shtet!!ndoshta ske faj,arsimi në të cilin je arsimuar nuk të mësoi se shtet nuk është i barabartë me fabrikë parash,por shtet do të thotë taksa,tvsh dogana etje,etje!!
      këto që ti kërkon të mos i kesh,janë baza e shtetit!
      ti duhet të kërkosh administrimin e mirë të tyre dhe jo heqjen!!
      më duket se nuk e ke kuptuar aspak këtë shkrim fantastik!!

      Reply to this comment
      • Pensionist Proletar February 12, 11:42

        anticensure 25…………………………

        shtet do te thote Taksa ? tvsh ? dogana ?’

        Ku e ke bo shkollen – e kush eshte Tall me ty
        o Bylmes =?

        Meso – se nuk je i Vetmi ”’ DEBIL = INJORANT ììì”’QE nuk di arsyen pse duhet SHTETI .

        Meso e mo ha Fasule ————-

        Nje nga detyrat Themelore qe shteti ka eshte .-
        Te rregulloje gjithçka ne interes Publik .
        Pagimi i
        Taksava nuk ben shtet ,[ taksat duhen paguar o kastravec ]

        Taksat kane tjeter funksion o Kungull .

        Shteti demokratik bene Ligje qe jane barrikade
        per te Mbrojtur Interesin Publik

        – Nga perfitimet e fuqive Private —–
        e kupton dot kete o Carac ?

        Perse egzistojne AKOMA taksat sot o Qefull ?
        Qe te frenoje Fuqine e Privateve te dale
        mbi shtetin .

        Nje nga arsyet e shpikjes se taksave ishte kjo ,

        Sot komandojne Oligarket qe jane mbi Shtetin .

        taksimi ka 5 funksione .

        1- Te frenoje Inflacionin
        2- te kontrolloje te pasurit
        3 – te kontrolloje Ambjentin
        4-
        5-qe per momentin nuk me kujtohen
        Por kurre Taksat bejne SHTET O Gjytyrym I Lagjes Varrosh .

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 12, 12:43

          si nuk e kuptova që pensionist mënçuria na është mastro mavria!!
          më pëlqeu ky varianti tënd për shqtetin!!
          më dha shumë e shumë për të mësuar dhe në të ardhmen!!
          p e vazhdoj unë atë që stë kujtohet ty:
          6-të mbajë nën kontroll të çmëndurit si ti!!
          hahahahahahha!!
          aman kush ka tallur hajdarin me ty o nastro!!të dija më të mënçur,por sipas asaj që po lexoj,po kuptoj se po doli muhabeti jashtë çështjes enver hoxha,ti pirdhesh në tru menjëherë!!
          shteti,100% i privatizuar,amerika,të vetmin buxhet ka taksat!shtete pjesërisht të privatizuar,kanë gjithashtu taksat plus fitimin nga aktiviteti i tyre prodhues!
          pra është paraja ajo që mban në këmbë shtetin dhe më pas ai bën detyrat që ka!!ndër këto detyra është dhe ajo pjesë paka a shumë M-L që ke shkruar ti!!
          më ke dhi tu qesh nastro,për kokën tënde!!
          sa për shkrimin fantastik!?
          nuk ja ke futur as si kau pelës!e ke trurin çakmak të uzinës dinamo!!7 herë me të parën,të ndez!!

          Reply to this comment
          • Pensionist Proletar February 12, 13:44

            ti voglio bene Caro injorante .

            Je i pafajshem . dhe i bindur per Traplliqet e tua .

            Per klasen e dyte fillore ———–

            Na ishte njehere nje vend , qe ishte
            ne hije te vargmaleve te mbuluara me Bore .

            UJI vinte tek ky vend nepermjet Perenjeve
            duke furnizuar njerzit qe e perdornin per nevojat e tyre .

            Qeveritaret , kuptuan rendesine e ujit ,dhe shume shpejt bene Ligjin ::

            Perdoreni , por mos e shperdoroni .

            Naturlisch – shume qytetar nuk u binden ligjit ,
            filluan te mbushin damigjanet e gta fshihnin ne kantina UJIN ,
            DIKUSH ndertoje edhe pishina private ,
            madje kishte nga ata qe bene edhe Liqene artificiale .

            Malet , furnizonin gjithmone me uje , qe rezervuaret e shtetit te ishin gjithmone PLOT ,
            DHE keshtu uje kishte per te gjithe mjaftushem
            edhe se kishte VJEDHJE .

            Nje dite nje shpirt i Keq nderton nje dige te madhe ,
            Duke u bere ai Padron i ujit , qe zbriste nga malet .
            Dhe vendos nje rregull , duke lene te kaloje shume pak Uje .

            aI VEND NGA AI moment fillon te vuaje per uje .
            Tashme ata njerz qe kishin mbushur damiçanet
            dhe e kishin fshehur ujin ne kantin
            shikoheshin si Kriminele .

            Media ” alurin ” kur plas skandali i ndonje efazioni fiskal nacional ose internacional .

            Kurse Ti Qensure shtrengon dhembet dhe
            sperdrdhesh Forumeve duke terhequr zvarre
            edhe Injorancen tende qe rendon me shume se pesha e trupit Tend .

            POR cili eshte motivi qe ty te Nervozon ?
            infazioni fiskal ?

            Sallatori im I PAZHVILLUAR .

            Kujt i plasi per evazionin fiskal
            Boll te besh aritmatiken e nje shteti ,
            dhe ne 5 minuta KUPTON , qe edhe se evazioni fiskal eshte ne Pile miliardesh
            nuk na i ndryshon Jeten ………..

            KTHEHEMI tek uji , se keshtu kupton me mire
            Ti , ne forme perralle ………

            Planeti toke ka atmosferen , ka rete
            dhe jane Rete qe na japin shiun dhe Boren ,pra UJIN .

            sI Thua je dakort apo jo , apo une po gaboje ?

            Jane qytetaret qe çojne Ujin [ taksat lexo Kungull ]
            TEK RETE ? qe pastaj te bjere Shiu dhe Bora ?

            Jo Caro ,
            Rete kane mijra vjete qe sjellin ujin
            dhe kane prodhuar pa mbarim per miliona vite .

            RETE nuk kane nevoje qe Ti te çosh uje
            lart ne Qiell me kova

            Ujin – lexoje Leka
            Kova – lexoje Taksa

            Shteti ka MONOPOLIN e lekut ,
            dhe sot ne kohet moderne e shtyp [ leter ]
            e shtyp nga Hiçi – ashtu si reja prodhon ujin .

            TI DHE une nuk mund ta krijojm Lekun .

            Ne fillim duhet ta japi shteti ty lekun
            pastaj te taksaon .

            Shteti me monedhe Sovrane [] ne kemi lekun ]
            eshte si qielli …………….

            mos u koklavit me inflacionin [ jane detaje qe ti nuk del dot .- Mer kume tek bova ]

            Leksionet e tjera hajde ti marresh me leka
            ne çole …………………
            Dhrami
            Lireta
            Marka
            dollar
            Jo evro – eVROJA NUK ESHTE MONEDHE

  8. Pensionist Proletar February 12, 11:43

    anticensure 25…………………………

    shtet do te thote Taksa ? tvsh ? dogana ?’

    Ku e ke bo shkollen – e kush eshte Tall me ty
    o Bylmes =?

    Meso – se nuk je i Vetmi ”’ DEBIL = INJORANT ììì”’QE nuk di arsyen pse duhet SHTETI .

    Meso e mo ha Fasule ————-

    Nje nga detyrat Themelore qe shteti ka eshte .-
    Te rregulloje gjithçka ne interes Publik .
    Pagimi i
    Taksava nuk ben shtet ,[ taksat duhen paguar o kastravec ]

    Taksat kane tjeter funksion o Kungull .

    Shteti demokratik bene Ligje qe jane barrikade
    per te Mbrojtur Interesin Publik

    – Nga perfitimet e fuqive Private —–
    e kupton dot kete o Carac ?

    Perse egzistojne AKOMA taksat sot o Qefull ?
    Qe te frenoje Fuqine e Privateve te dale
    mbi shtetin .

    Nje nga arsyet e shpikjes se taksave ishte kjo ,

    Sot komandojne Oligarket qe jane mbi Shtetin .

    taksimi ka 5 funksione .

    1- Te frenoje Inflacionin
    2- te kontrolloje te pasurit
    3 – te kontrolloje Ambjentin
    4-
    5-qe per momentin nuk me kujtohen
    Por kurre Taksat bejne SHTET O Gjytyrym I Lagjes Varrosh .

    Reply to this comment
  9. Pensionist Proletar February 12, 13:47

    ti voglio bene Caro injorante .

    Je i pafajshem . dhe i bindur per Traplliqet e tua .

    Per klasen e dyte fillore ———–

    Na ishte njehere nje vend , qe ishte
    ne hije te vargmaleve te mbuluara me Bore .

    UJI vinte tek ky vend nepermjet Perenjeve
    duke furnizuar njerzit qe e perdornin per nevojat e tyre .

    Qeveritaret , kuptuan rendesine e ujit ,dhe shume shpejt bene Ligjin ::

    Perdoreni , por mos e shperdoroni .

    Naturlisch – shume qytetar nuk u binden ligjit ,
    filluan te mbushin damigjanet e gta fshihnin ne kantina UJIN ,
    DIKUSH ndertoje edhe pishina private ,
    madje kishte nga ata qe bene edhe Liqene artificiale .

    Malet , furnizonin gjithmone me uje , qe rezervuaret e shtetit te ishin gjithmone PLOT ,
    DHE keshtu uje kishte per te gjithe mjaftushem
    edhe se kishte VJEDHJE .

    Nje dite nje shpirt i Keq nderton nje dige te madhe ,
    Duke u bere ai Padron i ujit , qe zbriste nga malet .
    Dhe vendos nje rregull , duke lene te kaloje shume pak Uje .

    aI VEND NGA AI moment fillon te vuaje per uje .
    Tashme ata njerz qe kishin mbushur damiçanet
    dhe e kishin fshehur ujin ne kantin
    shikoheshin si Kriminele .

    Media ” alurin ” kur plas skandali i ndonje efazioni fiskal nacional ose internacional .

    Kurse Ti Qensure shtrengon dhembet dhe
    sperdrdhesh Forumeve duke terhequr zvarre
    edhe Injorancen tende qe rendon me shume se pesha e trupit Tend .

    POR cili eshte motivi qe ty te Nervozon ?
    infazioni fiskal ?

    Sallatori im I PAZHVILLUAR .

    Kujt i plasi per evazionin fiskal
    Boll te besh aritmatiken e nje shteti ,
    dhe ne 5 minuta KUPTON , qe edhe se evazioni fiskal eshte ne Pile miliardesh
    nuk na i ndryshon Jeten ………..

    KTHEHEMI tek uji , se keshtu kupton me mire
    Ti , ne forme perralle ………

    Planeti toke ka atmosferen , ka rete
    dhe jane Rete qe na japin shiun dhe Boren ,pra UJIN .

    sI Thua je dakort apo jo , apo une po gaboje ?

    Jane qytetaret qe çojne Ujin [ taksat lexo Kungull ]
    TEK RETE ? qe pastaj te bjere Shiu dhe Bora ?

    Jo Caro ,
    Rete kane mijra vjete qe sjellin ujin
    dhe kane prodhuar pa mbarim per miliona vite .

    RETE nuk kane nevoje qe Ti te çosh uje
    lart ne Qiell me kova

    Ujin – lexoje Leka
    Kova – lexoje Taksa

    Shteti ka MONOPOLIN e lekut ,
    dhe sot ne kohet moderne e shtyp [ leter ]
    e shtyp nga Hiçi – ashtu si reja prodhon ujin .

    TI DHE une nuk mund ta krijojm Lekun .

    Ne fillim duhet ta japi shteti ty lekun
    pastaj te taksaon .

    Shteti me monedhe Sovrane [] ne kemi lekun ]
    eshte si qielli …………….

    mos u koklavit me inflacionin [ jane detaje qe ti nuk del dot .- Mer kume tek bova ]

    Leksionet e tjera hajde ti marresh me leka
    ne çole …………………
    Dhrami
    Lireta
    Marka
    dollar
    Jo evro – eVROJA NUK ESHTE MONEDHE

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*