Mbi mitet sinkretike të ilirëve

March 5, 2018 13:20

Mbi mitet sinkretike të ilirëve

Moikom Zeqo

Nichol G.L.Hammond në një studim të tij mbi varrimin me tuma në Shqipëri jep disa vështrime krejt origjinale mbi historinë e ilirëve.

Ai analizon traditat mitologjike nën optikën e shkencës moderne.

Hammondi vë në dukje:

“Apolloni i Rodit ka përdorur materialin tradicional duke shkruar Argonautica, që përshkruan gjendjen në epokën e bronzit. Ai e përshkruan Drinin e Zi si lumin e thellë e të zi ilir afër enkelejve. Ai vendos disa brigë në bregun e gjirit jonian (dhe në dy ishuj) dhe në jug të tyre vendos pasardhësit e Hylusit, të birit të Herakliut, i cili mbante tokat e Hyllis (që më vonë u ndërrua në Byllis).

Një traditë më e hershme e quan gjirin jonian si Rheas Kolpos dhe Kronios Pontos.

Meqë Rhea dhe Kronos kanë qenë prindër të Zeusit, perëndisë së veçantë të Grekëve, tradita na shtyn të mendojmë se grekët kanë banuar në bregun e gjirit jonian përpara se sa Zeusi të lidhej me Dodonën në Malin Olimp.

Vazhdimësia e ngjarjeve në kohë tregohet nga legjenda e themelimit të kolonisë greke në Epidamn.

Një mbret vendas i quajtur Dyrrah bëri një aleancë me Heraklin, i cili mbahej pra si themelues i qytetit Dyrrah. Heraklidët në Dyrrah u pasuan nga brigët pastaj erdhën taulantët ‘Iλλυριχόν έθνος, pastaj liburnët, έτερον γένος Iλλυριών; dhe së fundi kolonët grekë.

Nichol G.L.Hammond

Ka mundësi që brigët të kenë qenë një degë e grupit frigian, të cilët hynë në Maqedoni qendrore gjatë kalimit prej epokës së bronzit në epokën e hekurit, gjithashtu taulantët kanë ardhur herët në epokën e hekurit në kohën e zgjerimit të madh ilir. Tradita e këtij zgjerimi mund të shihet në gjenealogjinë e Illyrit, Taulantii dhe Enkeleu kanë qenë midis gjashtë djemve të tij dhe Parta ka qenë midis vajzave të tija, këta kanë qenë pasardhësit e taulantëve në Dyrrah e Apolloni, e parthianëve në luginën e Shkumbinit dhe enkelejve në liqenin e Ohrit.

Po për etnogjenezën atëherë?

Ndoshta etnogjeneza është më pak një dukuri raciale se sa një dukuri gjuhësore.

Kështu britanikët janë një racë mjaft e përzierë, e përbërë nga keltë, anglë, saksonë, piktë e kështu më tej, por ata kanë një gjë të përbashkët – ata flasin anglisht.

Edhe grekët e lashtësisë nuk kanë qenë më pak të përzierë. Kur ata erdhën në vendin që sot e quajmë Greqi ata u shtrinë mbi një popullsi të përzierë, e cila ishte tashmë 4000 vjet e vjetër. Po kjo gjë ishte e vërtetë për ilirët në shumë pjesë të tokave ku kanë hyrë.

Lidhja e përbashkët në emrin e ilirëve ka qenë gjuha.

Me gjuhën shkon kultura, por disa herë janë ndërthurur kultura të afërta. Me sa duket varrimi në tuma ka qenë i përbashkët si për pre-ilirët dhe pre-grekët në Shqipërinë qendrore, ndoshta të dy kanë patur këngë epike dhe karakter heroik që shkonte me këngët epike.

Do të vemë në dukje këtu një pikë interesante. Varrimi me tuma ka pushuar në Greqinë mikene, madje edhe në Kefaloni përpara fundit të LH III B, d.m.th. përpara vitit 1400.

Megjithatë kur Akili nderon Patroklin në Iliadë, ai përdor metodën e varrimit që në atë kohë përdorej vetëm në Shqipëri dhe në veriun e largët.

Në fillim bëhet zjarrishta, pastaj vihet trupi në mes, në majë, pastaj vijnë kafshët, për flijim në buzë të turrës së druve – dhen, lopë, kuaj e qen, urnat me dy vegja, njëra për vaj e tjetra për mjaltë.

Djegia zgjati gjithë natën.

Në mëngjes hiri u shua me verë dhe eshtrat e Patroklit i mblodhën e i futën në një fjalë prej ari.

Pastaj ata e vunë fialën “atë” që mbante hirin e tij në “kapelën” e tij (χλισίησι) pra në dhomën e përmortshme dhe e mbuluan fialën me një vello të hollë.

Periferinë e pirgut e shënuan me një gozhdë të lidhur në skaj të një filli dhe hodhën gurët e themelit të rrethit përqark zjarrishtes, menjëherë pastaj ngritën dhé të shkrifët, formuan një pirg dhe u kthyen për të ikur.

Me sa duket Homeri këtu na zbulon origjinën e praktikës heroike dhe ka shumë të ngjarë origjinën e epikës gojore.

Data dramatike e poemës ka qenë 200 vjet pas mbarimit të varrimit me tuma në Greqinë mikenase dhe vetë Homeri ka jetuar 600 ose 700 vjet pas kësaj kohe. Por ai ka shkuar me përpikëri drejt veriperëndimit për origjinën e Akilit, për varrimin me tuma dhe për praktikat heroike.

Mbasi Shqipëria ka qenë dhe është Atdheu i heronjve.”

                                                     ***

Disa konkluzione të shpejta.

  1. Lëvizja veri-jug i disa sagave mitologjike si ai i Apolonit të Rodit, kultit të Kadmit dhe Harmonias, argonautëve, kolkidasve dhe Medeas dhe Jasonit nënkupton praninë ndërmjetëse të ilirëve.
  2. Përcaktimi i gjirit jonian si vatra e kultit të Kronosit dhe Reas (Kronos Pontos dhe Rhea Kolpos) sipas Hammondit tregon lëvizjen e Zeusit të Akrokeraunëve të Shqipërisë drejt jugut në Dodonë dhe më pas në malin Olimp.
  3. Mbijetesa e traditës së tumave tek ilirët, kur tek grekët kjo traditë qe shuar është një fakt arkeologjik i një rëndësie të jashtëzakonshme.

 Hamondi shënon të zezë mbi të bardhë “kur Akili nderon Patroklin në Iliadë, ai përdor metodën e varrimit që në atë kohë përdorej vetëm në Shqipëri”

  1. Teza e Hammondit se praktika ceremoniale e varrimit në tumë ruan “sekretin e origjinës së praktikës heroike dhe ka shumë të ngjarë origjinën e epikës gojore” është substanciale dhe një zbulim i madh shkencor (shih “Iliada”) kënga 23, vargjet 138-257).

                                                            ***

Arkeologu i njohur kroat Duje Rendovč-Miocevič mbajti një kumtim tepër interesant në Kuvendin I të Studimeve Ilire, në Tiranë në 1972.

Në substancë ai parashtroi disa rezultate të hulumtimeve të tij shumëvjeçare.

 Ai theksoi të dhëna të reja, të panjohura më parë.

 Ai shënon: “Po marr, si çështje, sidomos numizmatikën ilire, sepse mbi epigrafinë dhe mbi onomastikën do të kem rastin të flas nesër në kumtesën time mbi mbishkrimet e kohës romake që lidhën e Bashkësisë e Riditëve (Municipium Riditarum). Kështu do të mund t’i vë në dukje disa emra, disa përkime të onomastikës ilire të Ilirisë së Veriut dhe të Ilirisë së Jugut.

Më lejoni, t’ia filloj me numizmatikën dalmatine ilire.

Këtë pasdreke ne patëm rastin të dëgjojmë disa hollësi mbi prerjen e monedhave të Jonios, dhe pikërisht mbi këtë çështje dua të shtoj edhe ndonjë diçka tjetër.

Unë jam marrë me këtë njeri këto kohët e fundit, sidomos me prerjen e monedhave që letërsia e specializuar e kish bërë zakon t’i lidhte deri tani me qytetin grek të Isas.

Besoj se kam mundësi ta provoj se kemi të bëjmë me një monedhë që është prerë rishtas në pjesën e saj më të madhe, dhe se kjo monedhë nuk ka në faqen e saj këtë personazh, siç mendohej deri tani, por një hyjni të panjohur, ndoshta Apollonin, siç më duket mua.

Ky personazh është i njohur në histori, qysh prej autorëve të vjetër e deri te autorët bizantinë. Ne kemi disa njoftime mbi këtë personazh që quhet Iλλύριος το γενς, ose në gjinore Bασιλεωος αντος τον τοπον, dmth bazileu ose mbreti në një trevë ku ai ishte në fuqi. Kemi edhe një shënim te Straboni, një dëshmi të drejtpërdrejtë, gjithnjë në gjinore ανδρος ογεσαμενον τον τοπον, pra gati po ajo gjë: Bασιλεωος αντος τονογεσαμενου.

Një tjetër monedhë, për të cilën na folën shumë autorë edhe sot në mëngjes, është ajo e Balaios, një njeri shumë interesant që nuk e njeh historia.

 Por, ne kemi një sasi shumë të madhe monedhash të këtij njeriu, të cilat janë prerë në dy qendra, në Rizon, në Ilirinë e Jugut, gjithmonë në tokën e sotme jugosllave, dhe tjetra në ishullin e Faros.

 Të dyja këto monedha kanë gati të njëjtin tip. Në shpinë, gjendet koka e njërit prej këtyre njerëzve. Po e quaj njëri, megjithëse ishte mbret, si na del prej leximit të një pjese të prerjeve të tij.

 Në shpinë kishte një hyjni: Artemis Diocholos, dmth Artemisin me dy heshta dhe një tork ndër duar. Tani për tani, pika interesante që duhet theksuar është se kjo monedhë nuk është tjetër veçse vazhdimi i një tipi që ekzistonte qysh më përpara në qytetin e Rizonit, i cili na ka dhënë prerjen kryesore të kësaj monedhe.

 Monedha e Rizonit nuk njihet, me sa di unë, veçse me një ose dy ekzemplarë deri tani.

Në faqe, ne gjejmë një kurorë dhe të njëjtën shpinë si te monedha Balaios, me legjendën rizonite ‘Pησονιταν, pra kemi të njëjtën tipologji si në qytetet e tjera për të cilat u fol këto ditët e fundit, siç është dalja në dritë e emrit Λαβιαται, etj.

Monedha e Balaios duhet të datohet, siç dihet, pas rënies së Genthit.

 Pak kohë më vonë duhet të datohet monedha e Rizonit.

Desha ta theksoj këtë kalimtari të këtij tipi, i cili nuk është i vetmuar në prerjet ilire të Dalmacisë.

Dhe unë kujtoj se shkon edhe pak më tutje në Iliri, dhe këtu e kam fjalën për Shkodrën.

E kam quajtur këtë monedhë, një monedhë kalimtare. Kam pasë mundësi t’i përkufizoj këto monedha kalimtare ndër prerjet e Faros.

 Faros ka pasur një prerje të vetën në shekullin IV, me tipin Zeus/dhi.

 Po ky tip gjendet në këtë periudhë kalimtare, por më duket se në vend të kokës së Zeusit, në disa ekzemplarë të këtyre monedhave, gjendet koka e Balaios, i cili vazhdon të presë monedha në këtë qytet.

Siç dihet, të dy prerjet, ajo e Rizonit dhe ajo e Faros dallohen nga titulli, dhe sidomos nga legjenda.

 Ndërsa në monedhën e prerë në Rizon gjendet gjithnjë emri Bαςιλεως Bαλαιον, me titullin e bazileut, në monedhën e Faros, që është pak më e dobët si stil se ajo e Rizonit, kemi vetëm Bαλαιον.

Le të theksojmë edhe se kemi midis prerjeve të Skodras edhe monedha sermi gjë që është shumë e rrallë në prerjet e Dalmacisë.

Dua të them dy fjalë edhe për prerjet e Magna Graecia. Dihet se dy qytetet mesapike, Salapia dhe Arpi, kanë prerë monedha shumë interesante për historinë ilire.

Mbi një monedhë të këtyre dy qyteteve, që ka si figurë një kalë, ne lexojmë emrat e Δαξας dhe Πυρος, me disa variante.

Këto emra na janë të njohur, sidomos në Dalmacinë ilire, madje edhe në disa vende të Ilirisë së Jugut.

Ne i gjejmë këto dy emra në mbishkrimin e famshëm të ishullit të Korçulas, që flet për formimin e kolonisë isiane. Ne gjejmë aty birin e atin e këtyre emrave, që janë zyrtarë ose dinastë, çka nuk mund të interpretohet me saktësi.

 Këto dy emra gjenden gjithashtu, sidomos Δαξας në trajtën e Δαξιoς në prerjet e Ilirisë së Jugut.

Dua të theksoj edhe një gjë që e di se është e njohur: në qytetin e Oropos të Atikës gjenden disa dekrete proksenie ose të mbrojtjes së qytetarëve të huaj, që lidhen me personazhe Ilire.

 Gjenden, ndër këto dekrete edhe dy ekzemplarë që flasin për dy vëllezër, të cilët quhen njëri Dazos dhe tjetri Pylos.

Ne shohim, pra, se në një trevë të Adriatikut Jugor gjenden, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, përkime onomastike që nuk janë vetëm përkime onomastike, por që më duket se duhet të mendohet se janë diçka më tepër.

Si përfundim, dua të shtoj edhe një diçka që lidhet me po këtë trevë.

Ne pamë edhe miratuam në muzeun e Durrësit, një sasi të madhe shtyllëzash të mbivorrshme.

Këto janë stele të vogla të përbëra nga dy pjesë: një bazë, në shumicën katrore, që krijon zokolin, dhe një shtyllëz, ose gjendën edhe të tjera në trajta konesh, pikërisht po ashtu si në Ilirinë e Jugut.

Në Jugun e Jugosllavisë dhe në trevën mesape gjejmë përkime mbi këtë trajtë monumentesh. Unë kam pasur rastin të gjej tek ne, në Budue, një monument me një trajtë të tillë, sidomos në Kotor dhe në Rizon si edhe në të gjithë këtë trevë të Grykave të Kotorrit, dhe po kështu edhe në trevën mesape.

Këto shtyllëza mesape janë botuar nga miku im Susini.

Ne gjejmë, prandaj, një përkim edhe në fusha të tjera, dhe unë mendoj se këto përkime, që gjenden në vende të ndryshme dhe që nuk po na mbetën vetëm në një kategori, duhet të jenë shumë të vlefshme për kërkimet e mëtejshme të historisë dhe të rolit të Ilirëve në lashtësi.”

                                                                             ***

  1. Del qartë se emri i Jonit si personazh real mbretëror në ishullin Isas lidhet edhe me kultin e një hyu të panjohur. Sugjerimi i Miočevičse ky hy është Apoloni duhet marrë me rezervë, sepse asnjë element ikonografik nuk e mbështet dhe konfirmon këtë tezë.
  2. Mbreti ilir Balaios, Bala, që del me monedha të tija mbas vitit 168 para erës sonë, kur shteti ilir i Gentit qe mundur nga romakët ka përveç portretit vetjak mbretëror në monedha edhe hyjneshën Artemis Diocholos, dmth si luftëtare me dy heshta e një tork. Kjo shpreh mjedisin e luftës dhe të ruajtjes së autonomisë së pushtetit.

Roli i Artemisit si kult tek shteti ilir i mbretit Bala të kujton rëndësinë e Artemisit sidomos në Apoloninë e Ilirisë në Jug.

  1. Monedhat e dy qyteteve mesapike Salapia dhe Arpi mbajnë në shpinë figurën e kalit dhe emra ilirë si Dazos, Dazios dhe Piros. Kali lidhet me kultin e hyut të detrave, të cilët ilirët i bënin therorë kuajt.
  2. Miočevičin e kam takuar personalisht në 1972 gjatë kuvendit I të studimeve Ilire, si në Tiranë, si dhe në Durrës. Miočevič-i pa me sytë e tij kionisket dhe cipuset e Durrësit dhe foli për lidhjet tipologjike të këtyre monumenteve mbivarrore në Rizon, Kotor si dhe në Italinë e Jugut.
March 5, 2018 13:20
Komento

16 Komente

  1. Epo kjo pune... March 5, 14:28

    mrekulli i nderuar, qofsh i nderuar per keto shkrime. nje gje te vogel per biritaniket, esthe e vertete qe perbehen nga etni te ndrsyhme dhe nuk ne fakt kane anglishten si gjuhe te perbashket por cdo keltet kane te veten akoma, uellsi konsiderohet si britaniket e vertete, nderkohe qe pastaj kemi perzjerjen angle nga danimarka, saxon nga gjermania dhe normanet nga franca.

    Reply to this comment
  2. Kaq shume u pelqejne ...fekalet e tyre . March 5, 15:06

    Po nuk hoqi dore ky dhe xhufi, te ngren larte vlerat e pellazgeve te shkuar dhe te sotem !?

    Reply to this comment
  3. Pellazgos March 5, 15:57

    Leri anglezet zoti Zeqo,po a eshte gjendur ndonje shkrim Shqipetare apo emer Sulejmane ne Greqine e Lashte?
    Ju jini anti greket me te medhenj te rruzullit tokesore,perpiqeni te hiqni emrin e Vorio Epirit historike nga librat shkollore se jini Islamike,dhe servilat e fashisteve dhe angloamerikaneve.
    Ne qe nuk u turqizuam dhe nga identiteti dhe nga kujtesa zoti Zeqo e therrasim Agios Saranda ashtu sic thoni per Shen Gjinin,por vetem se eshte Greke,Epirote,Ilyre ju si armiq te ketij kombi dhe miq te Erdoganit,jini katandisur nje shtet thjesht myslimane,te pakten keshtu ju konsideroi Bushi “miku” juaj dhe i Turqise.
    Jini te vetmit ne bote qe i thoni Kostandinopoja pa kuptim vetem e vetem se jini anti Epirote dhe anti Ilyre.
    Kaq “veshtire” e kini te quani Irakleos dhe jo Herkuli,apo sic e thua ty zoti Zeqi Herakli!
    Sipas Hamondit thua zoti Zeqo shkruan qe .evizjen e Zeusit te Akrokerauneve te Shqiperise drejt jugut!
    Termi Shqiperi nga shqiponja greke e Bizantios zoti Zeqo eshte krijuar ne shekullin e 20te,eshte si te thuash qe Omiros apo Homeri juaj latin lindi ne shekullin e 8te ne Turqi.
    Ilyret zoti Zeqo iishin kaq Greke apo Helene sa nuk ka ndonje fakt qe te tregoj te kunderten.
    Dhe kete e vertetoni ju me urrejtjen kunder Greqise,me kufij gjoja ju perkasin juve qe u bete turq apo katolike.
    Kombi eshte i Shenjte zoti Zeqo dhe nuk shkembehet me dollare apo me lireta,ashtu sic flisni per Camet ose te kthyer nga Orthodhokse si Hamzi ne myslimane,ose te ardhur nga Mongolia,ose te dyja bashke.
    Cdo te thote Dyrrahu!
    Kur historia “shqipetare” dhe e gjithe botes e thote qarte qe kete qytet e ndertuan Greket e Qerqires apo Korkyres.
    Ata Greke nuk erdhen si Anglezet ne Amerike qe vrane vendasit dhe ndertuan nje shtet,por gjeten nje vend te pershtatshem sic shkuan Tepelenasit ne Ksamil dhe e ndertuan
    A eshte gjendur ndonje fakt qe perpara tyre kane qene vepra te shkateruara apo shkrime te ndonje gjuhe tjeter?
    Mos na tregoni perralla (paramithja) se Ilyret u mesuan gjuhen e “tyre” romakeve si Mik ne amiko,apo armik,kendoj ne kantare,Mal ne Mount,fitoj,fitore ne viktore,familje ne family etj,etj,etj,etj.

    Reply to this comment
    • Hammerhaituri March 6, 14:44

      Ke shum te drejte ne jemi te gjith grek qe sot un do filloj te msoj greqisht se s’ di akoma!
      Do perpiqem ti harroj emrat Iliri Arberi Pirro Kastriot De Rada Serembe Frasheri Negovan Sul Kadare Agoll Fishte Luca Moisi Luaras Marko Flamur Shqiponje Vlla Moter Shok Bab Nene Det Lum Diell Liri etj.
      Te gjitha prralla turke komuniste arabe myslimane! Humba kohen kot me anglisht gjermanisht italisht spanjisht serbisht gjuhe popujsh barbar

      Reply to this comment
  4. betixhoi March 5, 17:20

    Z.Zeqo do dal jashtë shkrimit T’uaj dhe do nënëvizoja se e ke bërë vet bustin tënd për tu përkujtuar.Ky që je mbështetur do të jetë busti yt i ardhshëm i kujteses.

    Reply to this comment
  5. Dodona mbi Tomorr March 5, 18:11

    Ke dashur te thuash “Dodona Pellazgjike” , keshtu e thote edhe Homeri, apo historiane te mevonshem si “Dodona Pellazgjike”ne malin e Tomorrit, po jo ne Olimp! Ne ate kohe Greket kane pasur “Delfin” te tyre ndersa Pellazget , “Dodonen”: Por me vone Greket , sic grabiten gjithcka nga Iliret e ben te tyre edhe ” Dodonen” .

    Reply to this comment
  6. demo March 5, 19:11

    Pierre Cabanes ne vepren e tij Introduction a l`historie de l`antiquite,Paris 2001,permend Balaitet si koinon(bashkesi).Ne nje brez bronxi te gjetur diku prane Apolonise, eshte gdhendur nje dedikim kushtuar Aristenit,te birit te Parmenit.
    Koinoni i BALAITEVE vendos t`i dhuroje nje kurore ari ne vleren e 5 monedhave te arta per sherbimet e cmuara.Brezi daton ne shek e II para kr.,pikerisht ne kohen kur datohen edhe monedhat me mbishkrimin BALAIOS.

    Reply to this comment
  7. wb March 5, 23:38

    Problemi me Hammond-in eshte se ai identifikon greket me “Pellasget”, nje ide qe historia nuk e mbeshtet. Pra te identifikosh Zeusin si grek ashte gabim. Kurse ideja e tij per Iliret eshte se ata jane te ardhur ne fillim te espkes hekurit. Arkeologjia shqiptare nuk evidenton ngulime te medhaja ne at kohe. Tumat ilire evidentohen qe nga Dalmacia e deri ne jug te Greqise gjate epokes Bronzit, pra ka baze per te perkrahur iden se Iliret kane qene banor te kesaj hapsire, dhe se Illiret duhet identifikuar is populli ma i hershem.

    Reply to this comment
  8. Pellazgos March 6, 00:15

    Tomoriri sot eshte i Aliut zoti me comentin Dodona mbi Tumorr.
    Cne alfabeti juaj ne vitin 1906 en?
    Albania eshte shtet do….ic se deshtoi Turqia kunder Greqise qe ka ketu qe nga koha e Majmunit.
    Pellazget,Ilyret,Epirotet ishin trima,me nder,dinjitet dhe po te ishin ata nuk do vinin nje plakushe me prapavije politike te fashisteve te shtetit te Papes,Terezen.
    Kombi qe exhte komb,nuk e ul dinjitetin kaq poshte.
    Ketu del qe “shqipetaret” nuk kane ndonje person tjeter qe ka nxertuar dhe luftuar per kete komb,por nje shtet langaraq.
    A ke ndonje emer rruge apo institucioni me emrin Dhodhoni,emra njerezish Pellazgia ashtu sic kemi ne qe nuk u turqizuam dhe luftuam Turqine.
    Do te thote Kostandinopoja more idiot.
    Qe te gjitha i kini ndryshuar vetem e vetem mos te duken Greke,si Agios Saranda,Argjiro kastros greqisht keshtjel.a e Princeshes Argiro.
    Nuk eshte mali zoti Dodona por truri qe shkruan per malin,se mali mal mbetet,me cfaka,me gjarperinj,me shkembinj etj.
    Mali eshte simbol qe shikon dhe bron fushen,por do tru te konceptosh,nuk jane per ty keto gjera jo se nuk mundesh,por semundja e nje nacionalizmi pa as edhe nje fakt historike ben punen e saj.

    Reply to this comment
  9. tz March 6, 02:16

    O Dodona mbi Tomorr keta soj historianesh i sherbejne me shume Grekut se vendit te tyre te perendive te lashta.Te gjithe e dime se cfar ben Kleri Ortodoks per kundershtaret e vete.Por asnje gje nuk e ka gjete Zeqo, Cabej dhe Kompani,por Te madhin ARISTIDH KOLA e kthyen ne pluhur me vrasje alla ortodokse dhe KGB .sic kane bere me te tjere klerike patriote per ate gjuhe perendie

    Reply to this comment
  10. demo March 6, 11:45

    Na keni grabitur trojet,z.pellasgos,Epiri eshte shqiptar jug dhe veri.Ne shqiptaret nuk ndahemi nga feja dhe as nga ideologjia.Ne jemi shqiptare,me pare quheshim arber,dikur quheshim Epirote.Ndersa ju greket e sotem deri ne shekullin e XIX quheshit Ruminj dhe jetonit ne Anadoll.Emrat grek dhe Greqi i vendoset me vendimte gjermanit Otton,sepse nuk kishte kembe greku ne truallin e arvanitasve,Moraiteve,Cameve shqiptare..Meqenese u dhate nje dore boje shqiptareve ne Arvaniti dhe i bete greke,mendon se kete do ta beni edhe me popullin shqiptar ne Shqiperi.Megjithese analfabet,ti ke zbuluar se emri i Argyro-kastro eshte grek.Princesha Argjiro eshte pjelle e fantazise poetike,por emri Argyro vjen nga emri i nje fisi iliro-epirot(pra,jogrek)ndersa emri Castro-Castrum,eshte emertimi i keshtjelles sipas romakeve.Tani shko pyet ate Nikola Geixh ose kucovllahu Niko Gaxojanis,qe te meson ty atje ne Ameriqi:-Ajane te verteta keto qe them une?

    Reply to this comment
    • Sokoli March 6, 22:35

      O zoti Demo eshte e kote te merresh me kete Pellazosin se ai as vete nuk e ka idene e identitetit te tij. I ka ngel sahati ne Turqi dhe ngaterron Gjuhen/Zakonet/Doket me fene. per te ortodoxet jane shqiptare po duhet te flasin greqisht, ec e merre vesh.

      Reply to this comment
  11. Strugani2 March 6, 14:47

    Z. Moikom e lexova shkrimin e mësipërm dhe dëshiroj t’ju jap një këshillë: mos i jep shumë rëndësi thënieve të Hamondit. Ai është një gjerman si Bismarku që porosiste grekët të mos bënin marrëveshje me shqiptaret . Ai ka mohuar dhe ekzistencënë e etnisë shqiptare në Ballkan. Hamondit nuk ka qenë i aftë të bëjë dallimin midis shqipes pellazgjike me greqishten e re. Nuk e vë në dyshim njohjen tuaj me progreqizmin e Hamondit.
    Por ngandonjëherë nisemi nga pompimi që koha u a ka servirur disa personave dhe i marrim tabu thëniet e tyre. Prandaj mos u ul në këto “kurthe” të kultivuara nëpër laboratorët që merren me klonimi e madhështisë së disave që nuk janë veçse të paaftë për të ndarë dhe njohur edhe kulturat e popujve ish të mëdhenj por gllabërimet e huaja i kanë zvogëluar. Pellazgët, ilirët, epirotët, janë në Ballkan para grekëve. Mos vër dyshime siç ka dyshim për të folurën e epirotëve nga ish akademiku Demiraj në studimin mbi pellazgët ilirët etj.
    Strugani2

    Reply to this comment
  12. Pellazgos March 6, 15:10

    Edhe une me ty jam zoti demo qe Epiri eshte “shqipetare” prandaj ju po perpiqeni ta hiqni nga .ibrat shkolllre te Greqise Vorio Epirin,se ketu eshte Turqi.Ate e ka thene Cajupi qe
    Kur bete derr e arine
    Cdeshe qe bere Turqine.
    Dhe te analizosh kete thenie mallkim,kur dihet qe pa Turqine nuk do kishte Shqiperi por Greqi.Edhe Arvanitasit luftuan kunder Turqise dhe Pashallareve turkoallvanosave qe benin kerdine ne Peloponez dhe kudo ku kishte kryengritje.
    Edhe Ali Pasha e kuptoi lojen e Sulltaneve dhe bashke me Greket donte te krijonte nje shtet Epirote kunder Turqise prandaj ja prene koken,degjove?
    Epiri eshte historike me qindra vende Arkeollogjike Greke,plr ju sic thashe nuk doni tja degjoni emrin Vorio Epir!
    Po te jete “shqipetare” atehere eshte me mire per ju qe te synoni Epirin e Jugut,por Bushi me shoke e njohin kete vend thjesht myslimane me identitet arabe,kaq e thjeshte.
    Bushi po te qe politikane nuk duhet te thoshte kete per “shqiperine” myslimane por tju bente qefin ju Sulejmaneve qe po beheni Eltona,Ervina,Edvin,Elvisa etj dhe te thoshte qe ketu eshte Vorio Epir dhe Epirin e Jugut ta kerkoni,jo Cameri me nje popullsi Turke.
    Nga na dolen shqipetare Camet kur per 500 vjet kane qene Pashalleqe dhe kur ka patur shtet shqipetare me flamur apo histori shqipetare?

    Reply to this comment
  13. Nje shqiptar March 6, 15:10

    Gjuha shqipe quhet ” GJUHA me te cilen flasin PERENDITE”, eshte gjuha qe sot konsiderohet nder me te vjetrat ne bote. Kjo gjuhe eshte ruajtur nga populli yne dhe jo nga istitucione te ndryshme. Mjafton te kerkoni ne Google, per dy fjale URIM e Thummim, fjale qe kane kuptimin e vertet veten ne gjuhen tone. https://it.wikipedia.org/wiki/Urim_e_Tummim

    Reply to this comment
  14. demo March 6, 22:58

    Pa Turqi nuk do te kishte Greqi dhe gjuha greke do te flitej vetem ne manastiret e malit Athos .Shqiperia natyrale do te shtrihej gjer ne Korone te Morese,atje nga iken arbereshet per ne Itali.Camet jane shqiptare te kulluar si muslimane dhe te krishtere dhe e marrin emrin nga lumi i lashte Thiami(Kallamai sotem),qe rridhte mes per mes Thesprotise Epirote.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*