Mbi notat e provimit të Gjuhë Letërsisë së Maturës 2019

July 1, 2019 12:10

Mbi notat e provimit të Gjuhë Letërsisë së Maturës 2019

Te nderuar punonjes te Dita-s!

I nderuar Kryeredaktor!

 

Si lexues i rregullt, po sjell ne vemendjen tuaj nje rast qe besoj ka interes publik dhe mediatik.

Se fundmi kane dale notat e provimit te Gjuhe Letersise se Matures 2019. Me qene se jam edhe vete pjesemarres, kam arsye te dyshoj se jo vetem notat e provimit, por i gjithe procesi i vleresimit ka qene me e pakta skandaloz, per te mos thene tendencioz.

Ja disa arsye:

1) Piket e paraqitura ne tabelat e vleresimit kane probleme serioze. P.sh., tek piket e fituara nga pyetjet me alternative, ka studente qe kane fituar 15 pike ne total. Problemi eshte se ne total, pyetjet me alternative kane qene vetem 13 dhe secila vleresohej me nga 1 pike. Pra, ne total mund te fitoheshin vetem 13 pike.

2) Ne skeme vleresimi, shkruhet se nxenesi mund te vleresohej me pike edhe ne rastin kur pergjigja nuk ishte e njejte me ate te skeme vleresimit. Ne rastin tim, por edhe te shume te tjereve qe njoh, kjo nuk eshte zbatuar dhe korrigjimi eshe bere EGERSISHT dhe me mediokritet. Nje lexim i thjeshte i provimit, te cilin mund ta ve ne dispozicion te gazetareve tuaj, mund te demonstroje qartesisht origjinalitetin e mendimit tim dhe kompetencen ne fushen gjuhesore e letrare, per te mos permendur konfidencen ne zoterimin e tekstit letrar, marre nga nje roman te cilin e njoh permendesh dhe nje autor te cilit ia njoh te gjithe krijimtarine, dhe e njejta mekanike mediokre eshte perdorur edhe ne provimet e disa kolegeve te shkolles.

3) Ne te gjithe pasqyren e notave te shkolles eshte vene re nje diskordance e madhe, pasi shume nxenes te cilet kane ofruar pergjigje te peraferta me ata qe kane marre vleresime pozitive (nota 8 e lart), jane vleresuar minimalisht (me noten 5 ose edhe me pak), nderkohe qe disa nxenes te tjere kane marre vleresim maksimal pa shkruar asgje, gje kjo e cila te ben te dyshosh per mangesi ne procesin e vleresimit apo edhe te hedhjes se notave.

4) Rasti i ketyre vleresimeve eshte tashme nje gje e perseritur, pasi edhe ne vitet e tjera, me flagrantja ka ndodhur vjet, ka nje tendence te tille vetem ne fushen e letersise. Sic dihet, kjo eshte nje fushe subjektive dhe lipset qe mesuesit qe marrin pjese ne korrigjim te trajnoheshin dhe te kishin njefare lirie per te pare me me subjektivitet pergjigjet.

5) Edhe opinioni i shume mesuesve te letersise, ne te gjithe republiken, eshte i njejte me sa me siper, dhe me te drejte pasi ketu nuk zhvleresohet vetem puna e nxenesve por edhe e mesuesve, por edhe vlerat dhe atributet e letersise, pra, kultures kombetare. Jam gati qe publikisht, ne cfaredo platforme mediatike apo publike, te ndeshem me secilin prej korrigjuesve te tekstit apo mesues letersie, ne secilen nenfushe te gjuhes apo letersise dhe ne njohurite e seciles fushe.

Shpresoj se gazeta juaj, lexues i rregullt i se ciles jam, do ta hetoje dhe do te publikoje shqetesimin tim,sigurisht, pas nje hulumtimi gazetaresk.

Shumica e gazetave botojne ankesa vetem po i publikoi sali dixhitali dhe jo te njerezve te thjeshte, prandaj edhe po ju drejtohem juve, si gazete qe i beni jehone zerit te qytetareve. Faleminderit!!!

Ju uroj pune te mbare dhe vazhdimin e informimit cilesor qe i ofroni publikut.

Dhe uroj qe edhe pse ne nje kohe te ngarkuar sikurse kjo e tanishmja, do te gjeni kohe per te adresuar kete problem tejet shqetesues dhe shume me madhor nga sa duket fillimisht e me nderlikime te shumta.

Me respekt

Lexuesi Juaj

July 1, 2019 12:10
Komento

5 Komente

  1. SKENDO BEU July 2, 16:49

    Plage e vjeter…

    Reply to this comment
  2. SKENDO BEU July 2, 16:59

    Znj Vrapi e QSHA-se,beri bilancin,per provimin ne fjale para pak ditesh. Nga 36400 maturante-tha, nuk ka asnje ekselent?! Pyes:A nuk duhet,me ne fund, te merret dikush seriozisht me testin e letersise?
    Po zonja ne fjale, a mund te merrte vleresim maksimal?

    Reply to this comment
  3. Dorina July 3, 09:28

    Une do t’i shikoja ne nje kendveshtrim tjeter rezultatet e provimit te gjuhes dhe te letersise.
    A nuk ka ardhur koha qe te pranojme edhe ne qe punojme ne fushen e arsimit, shqetesimin e kryeministrit per analfabetizmin funksional?!
    Mesuesit e gjuhes shqipe dhe te letersise e kane shprehur gjithmone shqetesimin se femijet e sotshem, lexojne shuuume pak. Eshte nje realitet qe ne e prekim perdite. Nuk mundet te dalesh mire ne mesime kur gjthe pasditeve je me celular ne dore apo duke shetitur. Eshte momenti qe te bejme nje analize te thelle dhe te gjejme shkaqet te burimi i problemit….Mos te largojme problemin nga vetja…. Lereni QSHA rehat… Mesa di une, ai eshte institucioni qe i intereson me shume qe gjerat ne provimin e matures te shkojne mire…
    Duhet klithur fort edhe per menyren e administrimit nga mesuesit, qe eshte shume i keq, prandaj ndodhin keto luhatje me nga 3-4 nota.
    O prinder! Lereni debolesen prinderore! Punoni me femijen qe ta kuptoje se qe te kesh rezultate duhet te lodhesh shume. Kujtoni veten tuaj kur ishit ne gjimnaz. A kishit kaq “kohe te lire” sa femijet sot?!

    Reply to this comment
    • Edi vet direkt July 3, 12:17

      Korrekt Dorina.

      Nji koment me vend dhe inteligjent.
      Ne cdo rast rezultati i provimeve eshte nji reflexion
      edhe i asaj pune vjetore e mesueseve jothjeshte e nxenesit .
      Duhen ndryshuar metodat ne mesimdhenje dhe kerkohet me shume disipline e rregulle nga nxenesit .
      Nji problem vertet shqetesues ,te cile Dorina e thekson ktu
      mbetet edhe Celulari ,i cili po shkaterron jeten e rinise

      duke i marr gjithe kohen qe ata kan sor ne ate moshe aq te cmuar .
      Dhe pikerishte ashtu duhet te jet .
      Prinderit duhet teushtrojne me shume kontrolle ke femijet e tyre dhe largojne celularin gjate kohes qe ato femije duhet te okupohen me detyrat e shtepise me te mesuarit .

      Perndryshe femijet nuk do shkollohen e do perfundojne rrugeve dhe kjo sigurishte qe nuk do jet ajo qe Prinderit Shqiptare ,

      do t’i deshironin Femijeve te tyre .

      Kjo eshte nji Teme mjaft shqetesuese ne pergjithsi per rinine ne ate vend
      dhe duhet patjeter te perbeje nji Teme Qendrore ne mediat e TV Shqiptare ,

      perndyrshe ne ate vend po rritet nji e ardhme e pashprese

      Duhet te ket edhe iniciativa nga grupe Mesuesish
      qe ti bejne te degjohen kto shqetesime per shkollen

      ne Ministrite perkatese etj

      Reply to this comment
  4. Mature July 3, 17:49

    Per ekspertin pa emer …nuk e di a ke marr pjese ndonjehere ne administrim apo korrigjim te Matures Shteterore…besoj qe jo…( nga cfare shkruan e si shkruan) …nuk ka pune pa gabime, sic nuk ka test perfekt…, por te siguroj qe nuk calon puna tek korrigjimi. Calon ( dhe rende fare) tek administrimi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*