Pagat në Sistemin e Drejtësisë dhe një krahasim me SHBA

August 30, 2016 13:32

Pagat në Sistemin e Drejtësisë dhe një krahasim me SHBA

Nga Arben Demo

 

Me të drejtë ka një interesim mbi të quajturën Reformë në Drejtësi, të cilën sipas zyrtarëve mbështetës të saj e kërkojnë 91 përqind e shqiptarëve.

Shqiptarët prej vitesh kërkojnë DREJTËSI, madje jo 91 përqind, por më shumë se 97-98 përqind e tyre (po ju lëmë 2-3 % atyre që fitojnë nga Padrejtësia).

Sepse në këto vite kjo strukturë, bashkë me ata që i përzgjedhin, i emërojnë dhe i katapultojnë, ua kanë nxirë jetën shqiptarëve. Ata janë në themel të çdo prapësie e të varfërisë në rritje.

Tek Reforma zë një vend dhe rritja e pagës së “punonjësve” të këtij sistemi, që sipas autorëve vendas anglishtfolës dhe të huajve (që thuhet se janë ekspertë, por që në vendet e tyre nuk ndërtojnë këtë sistem), kjo rritje “do të luftojë korrupsionin e tejskajshëm në drejtësi”.

Shtrohen pyetjet:

-Sa për shkak të rrogës së vogël (të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve e noterëve), gjyqet i fitojnë ata që paguajnë?!

-Në Shqipëri ka dhe shumë nëpunës të tjerë, më tepër se sa sistemi i drejtësisë, të cilët mund të përvetësojnë vlera monetare e favore shumë herë më të mëdha se ryshfeti që marrin gjyqtarët e korruptuar (në tenderë për investime e blerje shumëmilionëshe Euro).  A ju duhet rritur disa herë paga dhe atyre?

-A duan 91 përqind e shqiptarëve që gjykatësve të sotëm e të nesërm t’u rriten rrogat dhe pensionet në këto nivele sa 5-10 rroga mësuesish apo mjekësh e sa 2-3 vjet pension të një qytetari pensionist?

Mjaftojnë këto pyetje dhe shembulli i keq i Bankës së Shqipërisë që të kuptojmë se kjo “zgjidhje” nuk qëndron. Shqiptarëve po ju thuhet: Këtyre hajdutëve po ju japim para që të mos vjedhin” (!)

Kjo është absurde, e pamoralshme e po aq fyese për të ndershmit dhe të jeni të sigurt që nuk do japi rezultat. Ata duhet të dënohen jo të daroviten.

 

Pse shteti nuk i ndëshkon ata?

Ankimet për ta kanë qenë të pafundme, por askush nuk u vu përpara përgjegjësisë. Nuk u bë publike pasuria e tyre, veçse, kur nevojitej për spastrim të ndonjërit për arsye politike. Nuk u evidentuan shpenzimet dhe të ardhurat e ligjshme të familjes, prandaj dhe u bë masiv shkallë shkallë e pa fre fenomeni i korrupsionit, duke mos  llogaritur këtu dëmin që mund t’u bëhet qytetarëve dhe shtetit nga vendime të padrejta e të pabazuara e të vetëdijshëm për përfitim të tyre.

Shqiptarët kërkuan Drejtësi për vete e për shtetin, si dhe vënien përpara përgjegjësisë e ndëshkim sipas Ligjit për hajdutët e të korruptuarit. Si gjithë të tjerët. Tani u thuhet se kush tërhiqet vetë amnistohet e t’i gëzojë miliardat, kush qëndron, do gëzojë paga e pensione jashtë çdo logjike të ekonomisë shqiptare.

Në gjithë botën demokratike ka sisteme të shkallëzuara pagash për administratën publike, sipas postit, detyrave e përgjegjësive, kualifikimit (përvoja, meritat, rezultatet), vjetërsisë në punë, vështirësive e rrezikshmërisë për jetën e shëndetin etj.

Nuk na u tha asnjëherë si i kanë këto rregulla vendet e tjera (sidomos vendet nga janë ekspertët e huaj): SHBA, Gjermani, Francë, Itali  e ndonjë tjetër, konsideruar dhe vendi ynë, që ne populli të gjykojmë e mos shpresojmë më kot.

Që të mos më akuzoni se “po rrah ujë në havan” e se po hedh bojë mbi letër shkrimi si ma do qejfi (apo interesi) po jap të dhëna nga sistemi i pagave në administratën amerikane sipas: Executive Order 13635, Adjustement of Certain Rates of Pay, dt. 27 dhjetor 2012, të Presidentit B. Obama. Sipas tij ka disa nënsisteme (nënndarje, tabela), por po paraqes disa prej tyre:

Tabela 8: Zv. Presidenti dhe anëtarët e Kongresit

Zëvendëspresidenti –  231.900 $

Senatorët –  174.900 $

Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve – 174.900 $

Presidenti protempore i Senatit – 194.400 $

Spikeri i Dhomës së Përfaqësuesve – 224.600 $

Liderët e Shumicës dhe Pakicës – 194.400 $

 

Tabela 5 Ekzekutivi

Niveli I (Sekretarët e Departamenteve) –  200.000 $

Niveli II (Nd. Sekretarët)  – 174.000 $

Niveli III  (Nënsekretarët) –  166100 $

Niveli IV (Asistent i Nënsekretarit) – 156.400 $

Niveli V – 146.500 $

 

Tabela 4  Agjensitë e ndryshme

min. 120.151 $   – max.180.600 $

 

Tabela 7 Pagat e Gjykatësve

Kryetari i Gjykatës Supreme – 223.500 $

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme – 213.700 $

Gjyqtarët e rretheve (circuit) – 184.500 $

Gjyqtarët e distrikteve – 174.000 $

Gjyqtarët në Gjykata Administrative – 104.000-156.000 $

 

Pra shembujt janë mjaftë të qartë. Kështu Kryetari i Gjykatës së Lartë Amerikane, njëherazi dhe Kushtetuese, merr pak më pak se Zëvendëspresidenti. Mjafton ta quajmë në nivelin e Kryeministrit Zëvendëspresidentin amerikan dhe duke e krahasuar pagën e tij vjetore bruto me pagën e  kategorive të tjera  të nxirren koeficientet përkatës të ndryshimit në pagë, do të marrim të dhëna orientuese dhe për vendin tonë.

Dhe atje ka struktura e kontrolle për krime fiskale e kundër korrupsionit (dhe Shërbim inteligjence të veçantë – Secret Service) me ligje të rrepta e administratë të ndershme (që i zbaton) dhe me rrogat si më lartë, pa kërkuar dallim nga të tjerët “për të mbrojtur hajninë dhe makutërinë e tyre”.

Për ilustrim, në tabelën 5, në nivelin e I hyjnë vetëm 21 persona, e përsëris vetëm 21persona: 16 Sekretarët e Departamenteve (ai i Drejtësisë nga varet FBI që është dhe Prokurori i Përgjithshëm), si dhe Drejtori i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, Komisioneri për Administrimin e  Sigurimeve Shoqërore, Drejtori i Zyrës për Kontrollin e Drogës, Drejtori i Rezerves Federale, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare.

Është me interes të shënojmë këtu edhe një marrëzi shqiptare të krijimit të shteteve brenda Shtetit apo paralel, duke u fshehur prapa termit pavarësi (që disa e kuptojnë edhe nga Ligji), ku disa i caktojnë rrogat vetë si p.sh. Guvernatori i Bankës së Shtetit, ai i OSHE e të tjerë, e pastaj habitemi për rezultatet negative, luksin, organika të  fryra për të privilegjuarit, shpërdorimet, të cilat së bashkë hapin rrugën për vjedhje kolosale. Ndërkohë që Guvernatori duhet të ketë rrogën e Ministrit dhe nga ajo rezultojnë të vartësve. Drejtorët e Kompanive shtetërore sa të Zv.Ministrit.

Kudo në botën demokratike nëpunësit nuk mund të marrin më shumë se dy rroga mujore nga zyra e poste të tjera shtetërore, për ta ka si pagë vjetërsie ashtu dhe për vështirësi pune 10 e 20 përqind shtesa dhe vetëm për rastet e rrezikshmërisë për jetën (këtu mund të futen dhe kategori të kufizuara gjyqtarësh) kjo mund të jetë më e madhe.

Përgjithësisht punonjësit e tjerë ndahen në dy grupe të mëdha – në ShBA: oficerë dhe shërbyes; në Gjermani të betuar e punonjës, d.m.th me status e të zakonshëm. Ka edhe klasifikime të veçanta për akademikët e kështu me radhë sipas traditës të çdo vendi të veçantë si p.sh. ushtarakët, gjyqtarët etj.

Ndërtimi i një shkallëzimi nga presidenti te punonjësi më i ulët, me koeficientët përkatës sipas modeleve të dy vendeve të mësipërme do të ishte më e mira.

***

Që të mund të funksionojë ky shtet i ri i 21Prillit e 22 Korrikut mendoj se për demokratizimin e tij dhe për shmangien e arbitraritetit njërës nga degët e tij – Drejtësia, e cila me këto ndryshime kushtetuese të nxituara në anglisht varet nga vetja e vet e që askush nga jashtë saj nuk e kontrollon në kundërshtim me parimin bazë të konstitucionalizmit modern, nevojiten që me mendje të kthjellët të përmirësohet kjo Kushtetutë:

  1. T’i kthehet Presidentit roli i Arbitrit mbi palët, i Unitetit të Kombit dhe i Garantit për të drejtat tona. Ai të zgjidhet vetëm nga Kuvendi i ri pas zgjedhjeve të 2017 me një formulë që siguron konsensus të gjerë të palëve dhe për 7 vite, nga Deputetët dhe po aq përfaqësues të Këshilltarëve të Qeverisjeve Vendore, në përputhje me % e votave që kane partitë e përfaqësuara në to. Në se e duam nga Populli ti rriten kompetencat e së pari e drejta e shpërndarjes së Kuvendit, së dyti, Presidenti të ketë të drejtën e paraqitjes së Projekt Ligjeve, së treti, të jetë Kryetar i KLD, si dhe të tjera sipas modeleve perëndimore që t’i sigurojnë rolin që pretendohet se ka. Nuk kemi nevojë për një President kukull apo vegël të shumicës, përndryshe më mirë sistemi amerikan ( nga që nga anët tona koteci ka vetëm një gjel).
  2. T’i jepet popullit sovran e drejta për Referendum Kushtetues, ndryshe mos të mburremi se jemi shtet demokratik.
  3. Të kthehemi në sistemin zgjedhor 1992-2001 dhe me dy raunde, mbase me 120 deputetë.
  4. Prokurori i Përgjithshëm si Akuzator i Shtetit të zgjidhet me 71 vota dhe pa mandat në kohë të caktuar. Në këtë mënyrë Qeveria nuk do mbrohet si sot kur nuk lufton krimin e sidomos korrupsionin. Më mirë akoma të ishte Ministër i Drejtësisë si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sistemi i Drejtësisë “u reformua”, por që ditët e para dolën probleme për zbatimin e saj. Populli kërkonte Drejtësi, as e lexoi e as e njeh. Të korruptuarit duhej të ishin larguar menjëherë, tashti sa më parë aq më mirë.

Por popullit duhej t’i tregohej me hollësira si janë të organizuara këto organe në vendet që përmendëm më sipër. Vetëm atëhere do të kuptojmë mjaft gjëra që këtu janë shkelur dhe i zgjatën jetën krimit dhe do t’ia zgjasin akoma.

August 30, 2016 13:32
Komento

7 Komente

  1. Kukureci August 30, 06:37

    Shume e sakte zoti Demo! Po cfare ndodh me pensionet? A e dini ju zoti Demo, se Sali Berisha do te marre nje pension sa 20 here pensioni I nje njeriu te zakonshem? Dhe keshtu jane gjysma e deputeteve te Shqiperise, ambasadore, ministra, etj. A ka ku te shkoje me keq se sa kur populli “kenaqet” me 10 mije leke pension, keta horra I kane siguruar vehtes pensione me te medhaja se rroga qe kane pasur? Dhe I kane votuar vete, ne m=emer te popullit qe me nder perfaqesojne. O Zot. Keta jane maskarenj, koke e kembe, Eshte pak ti quash hajdute, se jane edhe me shume, jane vrases te nje populli te tere.

    Reply to this comment
  2. Laro August 30, 07:23

    Me pelqen utopizmi Juaj zoteri!Ke haruar me kryesoren qe :Te shembet ky sistem i kalbur qe ka 26 vjete qe po i merr frymen ketij kodosh populli qe e vjedh,vret e e çnderon diten ne diell e te duartroket,e po i preve ujin e vaditjes te vret me sepate ose po i hoqe dritat e kohen qe jepen telenovelat Turke te bene njeren!Nuk e kane fajin as gjykatesit e as prekuroret por tudoret,sepse kur çeçua kishte biçak ata te denonin ne emer te popullit e tash qe biçakun e ka Ramushi e Saliu i thone ketij populi” gjeje vrime e fshihu”!Qeveria e kuilingeve nuk ka kohe te merret me fatet e ketij populli se ka pune me urgjente duke strehuar muxhahedinet qe na dhuroi “Nena Dhia(Hilari) per arritjet demokratike ne kete vend!Shikoni sa qete ri Salia se ka marre garanci nga Podesta e Nena Dhia!Nje vend qe vetshpallet KOLONI ska nevoje as per president as per kryeminister apo sistem drejtesie !Nje “mik” qe na kishte nen vartesi per mese 5 vjete para se te thynte qafen nga kjo humnere na deklaroi qe :lLigeroni Kanabisin e do te shikoni se si do te lulezoni pasi eshte menyra me fitimprurse sot,ku pasi furnizuam me arme per 25 vjete deri sa boshatisem kete depo te rrezikshme te ballkanit tani duan te na kthejne ne hambar te prodhimit te hashashit nen moton “Ju prodhoni e tregun iua gjejme Ne” koloniziatoret e ligjeshem te ketij populli qe mendone se bishtin na e hoqi “Miqesia” e jo evolucioni njerezor me ate qe edhe Sabitet e Andromaqet sot e quajne “diktator”!Nje njeri i lexuar dikur me pat thene qe :Se ka fajin njeriu por sistemi sepse po keta njerez ne sisteme te ndryshme veprone ndryshe ,ndaj z Demo duhet shkallmuar ky sistem ndryshe mos prit buke gruri nga kalliu i misrit se buke misri ke per te marre!

    Reply to this comment
  3. Guri Shyti August 30, 09:57

    Kjo menyre shperblimi e punonjesve te drejtesise, mendoj se duhet konsideruar tradhti kombetare. Eshte e pafalshme te tallesh me shumicen derrmuese te popullsise per t’u ardhur pas qejfit te privilegjuarve te sistemit me te korruptuar dhe qe i ka shkkatuar popullit me shume dem. Kryeministri Rama tha se e kemi te pamundur ta rritim rrogen 800 euro. Po rrogat e ketyre matrapazeve pse u dashkan rritur jo 800, por shumefish te saj? Ku qendron baza logjike e ketij veprimi absurd? Le te behet referendum, pasi kjo nuk eshte nje çeshtje qe mund ta vendose nje grusht njerezish, qofshin ata edhe deputete. Ja se per çfare duhet ngritur ne kembe te protestohet, me protesta te pandalshme.

    Reply to this comment
  4. fteri August 30, 11:08

    ****Rritet korrupsioni në gjykata ,shteti rritë pagat , janë në garë të ethshne ,kjo është metoda e klasës degjeneruar politike 25 vjet demoshkërdhatësi për të luftuar korrupsionin në prokurori dhe gjykata.!!!

    Reply to this comment
  5. Dielli August 30, 11:16

    Nje artikull i mbeshtetur ne fakte eshte nje drite ndaj te sotmes dhe te ardhmes te dhunuar, qe sipas kohes dhe ligjeve qe po prodhojne deputet te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik deri me sot me vellezerit e tyre ne BE dhe USA,qe fatkeqesisht paska akoma dhe ne keto vende njerez te tille qe nuke i skuqet faqja per paudhesit me ligjet qe aprovojne,do te thote se vetem protestat masive dhe te pa nderprera duhet te jene motoja e popullit te udhehequr nga intelektuale te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa kiminale aqe dhe superkorruptive ne dite e vite,ne nderim te vetes,familjes,dhe popullit qe akoma po vazhdon te grabitet,dhe shqyet,por kesaj rradhe me bekimin nga jasht,pra nga vete “miqte”qe pretendojne se punojne per popullin,pra drejtsine ku para ligjeve te gjithe te jene te barabart.
    USA dhe BE-ja nuke duhet ta lejojme me nje situate te tille qe bie era bashkepunim me djallin.
    Me kete panorame”progresiste”ligjesh tashme ne dem te popullit,i mbetet popullit te filloje protestat ne mobrojtje te moralit e dinjitetit njerezor,ku te kerkojme qe te vendoset pika mbi I-ne,dhe te mos lejojme me qe keto protesta te cfrytezohen nga banat,blu-roze,pra pd-ja e ps-ja me satelite, qe deri me tani e kane verteuar qe jane te binjakezuar me boten e krimit e te korrusionit imoralo-politik ne dite e vite.Te protestojme vellezer se ujqerit e cakejte kure nuke behen njerez,ato vetem se mashtrojne me bekimin nga jasht, per te vazhduar e shqyer prene e rradhes,pra popullin.Te fillojme protestat sa nuke eshte vone dhe pa u ndalur deri ne vendosjen ne bangen e akuzes,deputet,gjykates,prokurore,avoketer e notere qe ne unison deri me sot kane lene pas mijra viktima te rradhes se luftes per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do fore e cmim brenda djallit.Medja vizive dhe e shkruar dhe ajo pjese e intelektualeve te pa perlyer me te djeshmen dhe te sotmen sa kriminale aqe dhe korruptive ne dite e vite te udheheqe keto demostrata qe ti thuhet NDAL njehere e pergjithone djallit me fytyre njeriu qe po vazhdon te sundoje me poliikat e saje te peshtira Tiranen zyrtare ne dite e vite.

    Reply to this comment
  6. kris 1 August 30, 12:30

    nuk e kane fajin gjykatesit e politikanet por sistemi qe i korrupton.Kysistem te korrupton e te ben me leke por popullin e le pa breke.
    Sa me shume pare aq me shume korrupsion.Oreksi shtohet duke ngrene.

    Reply to this comment
  7. Niko August 30, 15:44

    Ka edhe nje zgjidhje alternative per te rregulluar kete vend. Shqipria te behet per 5 vjet protektorat i Gjermanise, vetem i Gjermanise dhe jo i Anglise se Blerit apo SHBA se Sorosit. Pas 5 vjetesh te behn zgjedhjet parlamentare dhe me pas ato lokale, ku ne ligjin per zgjedhje te jet nje nen: Te mos kandidojne per asnje lloj pushteti per 30 vjet rresht asnje prej pjestareve te familjeve te cdo pushtetari te ketyre 26 viteve si dhe te afermit e tyre deri ne 3 breza dhe pastaj te vijoi me vrasesit, grabitesit, imoralet e keshtu me rradhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*