Mbi “sjelljen socialiste”

November 21, 2019 00:34

Mbi “sjelljen socialiste”

Nga Moikom Zeqo

 

Në 75 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazi-fashist, vetëdija e kombit shqiptar u vu përsëri në një provë inkandeshente të kuptimit dhe të Kujtesës.

Viti 2019 i ka pasur të dizenjuara jo vetëm vlerësimet për Luftën Nacional Çlirimtare por dhe sulmet e egra kundër kësaj ngjarje madhore. U rindez artificialisht dhe në mënyrë bizare, tepër spekulative një i ashtuquajtur “debat” nga pinjojtë e kolaboracionistëve dhe adhuruesit e një “resurectioni” (ringjalljeje) të ideve të sotme fashiste që janë kaq të dukshme dhe të përhapura në Europë.

Megjithatë mund të them se në asnjë vend tjetër europian nuk ka patur dhe nuk ka një egërsi të tillë për të mohuar Antifashizmin shqiptar, përveç  ne Shqipëri.

A kemi të bëjmë me një dukuri sui generis, me një trill, apo me arsye Frojdiane të instiktive dhe të psikologjisë së shqiptarëve, apo me një diversion të alimbikuar kundër historisë shqiptare dhe thelbit jo vetëm të Antifashizmit Shqiptar por dhe të Antifashizmit Botëror.

Tezat bizare dhe fantaziste të disa prej “anonimëve të historisë” se Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare qe një luftë civile, janë teza që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën historike. Dihet që atdheu i parë i fashizmit  qe Italia e Musolinit dhe D’Anuncios. Shumë më përpara se sa të vinte në pushtet Hitleri.

Por ai që e njeh historinë e popullit italian e di mirëfilli dhe me siguri se pati dhe një lëvizje të jashtëzakonshme të antifashistëve italianë, vetëkuptohet kundër fashistëve italianë. Në asnjë rast historianët seriozë të Luftës së Dytë Botërore nuk thonë për Italinë se është përfshirë në një luftë civile, sepse koncepti i Antifashizmit në përplasje dhe përleshje me konceptin e Fashizmit nuk kish të bënte as me një materie etnike, as dhe me klasifikime të luftërave civile të cilat kanë karakter krejt tjetër. Por ajo që nuk ndodh në shkencën historike të Italisë, habitërisht reflektohet për gati 30 vjet në mënyrën më patologjike nga disa diletantë të historisë, duke e konsideruar gjoja luftën civile në kundërshtim me të gjitha konceptet determinuese dhe shpjeguese se në një vend të pushtuar nga të huajt, me një qeverisje klienteliste të kolaboracionistëve, nuk ka luftë civile por ka qartazi Luftë Çlirimtare.

Askush nuk e vë në dyshim se lufta kundër kolaboracionistëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit është në substancë një Luftë Antifashiste. Dhe ky klasifikim historik është i pashpërbëshëm dhe i patjetërsueshëm dot.

Kur po bëheshin përpjekjet për formimin e Partisë Socialiste, për të bërë një kapërcim të madh konceptual në kushtet aktuale dhe të së ardhmes, u tregua një kujdes i madh që në programin e PS-së të vihej fakti i nderimit të vlerave të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare si një shtyllë vertebrore e strukturës mendore dhe politike të kësaj partie.

Asnjë parti tjetër në Shqipëri, që i përket këtyre viteve të estabilishmentit politik nuk e ka në program mbrojtjen e patjetërsueshme të vlerave të Antifashizmit jo vetëm shqiptar por dhe atij botëror siç e ka PS. Pas fitimit të zgjedhjeve parlamentare në mars të vitit 1992, Partia Demokratike e shpalosi programin e saj duke mos vlerësuar Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, përveç përdorimit të ndonjë retorike, që nuk e beson askush dhe sulmoi pikërisht datën 29 nëntor 1944 si datën e Çlirimit të Shqipërisë. Ky nuk ishte thjesht një gabim por një deformim konceptual i PD, që nuk e ka revizionuar deri më sot. Pikërisht këtu e kanë burimin të gjitha qëndrimet kundërshtuese dhe asgjësuese ndaj Antifashizmit Shqiptar. Në të gjitha vendet e rajonit dhe të Gadishullit por dhe në Europë partitë politike që i takojnë dhe të majtës dhe të djathtës apo dhe të qendrës nuk e kanë bërë gabimin dhe marrëzinë për të mohuar vlerat e Luftës Nacional Çlirimtare.

Duhet të sjell këtu në vëmendje të lexuesve se pikërisht Antifashizmi që është një vlerë universale përbashkuese u përdor nga Berisha dhe PD si një atu dhe pikënisje për përçarje të egër dhe të pafund.

Në vitet 1992-1996 unë kam qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ne ishim gjithsej 36 deputetë të PS-së ndërkohë që shumicën e kishte PD dhe partitë e tjera antikomuniste.

Po përvijoheshin tiparet e Sali Berishës që mëtonte të ishte tashmë Mbinjeriu shqiptar. Mbaj mend se kur u bënë përgatitjet për ti zgjedhur si President i Republikës, Sali Berisha grupi parlamentar i PS-së u mblodh për të decizuar qëndrimin unik politik për këtë gjë. Unë kisha përgatitur një diskutim me shkrim ku për të shmangur kandidaturën e Sali Berishës propozoja (ashtu e mendoja në atë kohë) kandidaturën e dytë të propozuar nga PS të Ismail Kadaresë që ishte në Francë. Por Berisha u zgjodh President pa konkurrentë seriozë dhe të gjithë ne votuam kundër tij, por për habi midis nesh më i njohuri Dritëroi votoi pro. Kur unë e pyeta “pse”, mu përgjigj i zymtë “e kam mik të familjes”.

Në ditët e fundit të majit 1992 Sali Berisha tashmë President i Shqipërisë ndërmori dhe realizoi një akt të përbindshëm: Me urdhër të tij u zhvarrosën komandantët dhe heronjtë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, midis tyre dhe trupi i Enver Hoxhës, i Myslym Pezës, i Hysni Kapos, i Spiro Moisiut dhe dhjetëra heronjve të tjerë. Asnjëherë nuk kishte ndodhur dhe nuk ka ndodhur në Europë një gjë e tillë, një zhvarrosje që ishte një përdhosje e egër, një lloj hakmarrje ndaj figurave emblematike të Antifashizmit Shqiptar. E mbaj mend shumë mirë atë ditë, bashkë me mikun tim Sabit Brokajn shkuam në Pezë ku nipi i Babë Myslymit, Sokol Peza organizoi rivarrimit e eshtrave të figurës legjendare, pa një të dytë si shëmbëlltyrë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Myslym Pezës së pavdekshëm. Dhe mu kujtua historia jonë e shekujve: Gjergj Kastriot Skënderbeun e zhvarrosën jeniçerët turq, Pjetër Bogdanin, shkrimtar i jashtëzakonshëm dhe udhëheqës i luftës antiosmane në shekullin 17, ja nxorën trupin e vdekur nga varri po turqit dhe ja hodhën qenve në Prizren. Rasti i tretë është akoma më i tmerrshëm, trupat e heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, të atyre që udhëhoqën jo vetëm të Enver Hoxhës dhe Spiro Moisiut, por dhe shumë të tjerëve i përdhunuan vetë shqiptarët.

Por si reagoi Partia Socialiste në këtë rast? Mund të them se jo vetëm deputetët por dhe në përgjithësi elektorati ndoshta i shokuar nga kjo ngjarje nuk reagoi me protesta ashtu siç duhet të ndodhte. Ndërkohë në Muzeun Historik Kombëtar ishte shkatërruar Pavijoni i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe përgjithësisht i festës së 5 Majit si festa e dëshmorëve bëhej veç e veç nga partitë. Varrezat e Dëshmorëve jo vetëm në Tiranë por dhe në rrethet e Shqipërisë u lanë pas dore, lapidarët u prishën dhe gjendja e tyre dhe pas 30 vjetësh është e keqe dhe e pakënaqshme.

Vite më vonë si drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në vitin 2004 kur ishte 60 vjetori i Çlirimit të Atdheut si vit Jubilar, unë përgatita dhe shkrova një projekt për të ringritur dhe rikonceptuar Pavionin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Këtë projekt ja dërgova Fatos Nanos që ishte Kryeministër. Ishte zv/kryeministri i kohës Namik Dokle i cili më përkrahu në këtë projekt. Duke kujtuar se sa të rënda kanë qenë përpjekjet mohuese ndaj Antifashizmit shqiptar vetë kjo ide për të ringritur Pavijonin e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dukej si një sfide vërtetë e drejtë, por me shumë vështirësi për shkak të paradoksalitetit të kohës.

Me një përkushtim të pabesueshëm ditë dhe natë me grupin tim të punës punuam në arkivin e shtetit për të gjetur dokumentet origjinale të periudhës nga 7 prill 1939 deri me 29 nëntor 1944. U zbuluan shumë gjëra që shpesh ishin dhe të befasishme për mua. Kryesisht ishin dokumentet italiane, gjermane por dhe ato angleze. Ndërkohë historiani amerikan Bernd Fisher kishte botuar një libër pikërisht për Rezistencën e organizuar Antifashiste të shqiptarëve në vitet 1939-1944. Për fatin e mirë në Arkivin e Muzeut Historik Kombëtar ruheshin shumë relike dhe dëshmi të dëshmorëve dhe heronj të luftës. Kjo ka rëndësi të madhe për arsye se dhe projekte ynë qe një projekt muzeumologjik.

Mund të them se gjatë vitit 2004 jehona në shtypin e printuar dhe Tv për lajmet që vinin nga puna që bëhej në Muzeun Historik Kombëtar ishin të pafundme, madje jehona qe e rrafshit Europian. Meqenëse unë vendosa të ekspozoj automatikun e Antifashistit italian që kishte qëlluar Musolinin dhe të dashurën e tij pati shumë gazetarë italianë, francezë, grekë me të cilët kam biseduar dhe kam dhënë intervista. Gjithashtu vumë në stendat prej xhami edhe armët e nipit të Geringut të vrarë në Pezë por edhe një aparat kinematografik me të cilin ishte bërë një filmim me Brigadat partizane pikërisht me 29 nëntor 1944 në Shkodër.

Vështirësitë për të realizuar projektin muzeumologjik qenë shumë të mëdha. Në atë kohë isha pothuaj i vetëm. Miqtë e mi dijetarë si Pëllumb Xhufi, Ksenofon Krisafi, Fatos Tarifa dhe Paskal Milo në atë kohë nuk kishin pothuajse asnjë lidhje me mua, ata mund të më kishin ndihmuar më shumë. Por shumë veteranë kanë ardhur për të dhënë ndihmesën e tyre gjatë ditëve që punonim intensivisht. Dua të shpreh kënaqësinë time se përgjithësisht gazetarët e shtypit të printit dhe TV kanë qenë shumë korrekt dhe stimulues gjatë ndërtimit të këtij Pavijoni. Njëkohësisht më ka përkrahur dhe Presidenti i Republikës së asaj kohe, Alfred Moisiu i cili i dhuroi Muzeut disa relike të të jatit si dhe një hartë origjinale gjermane që kishte të ravijëzuara lëvizjet operacionale. Kujtoj që ekspozuam dhe dokumentin origjinal të komandës gjermane që vërtetonte datën e çlirimit 29 nëntor 1944.

Përurimi i Pavijonit të Antifashizmit Shqiptar që u bë në 29 nëntor 2004 qe masiv dhe i bujshëm. Në atë kohë në qeverisje qe Partia Socialiste. Por pas një viti në 2005 në mënyrën më të pabesueshme i fiton zgjedhjet Sali Berisha dhe partia e tij. Për shumë vetë kjo qe n jë gjë shokuese dhe e paimagjinueshme. Por ajo që ka ndodhur ka ndodhur.

Kuptohet që pas disa muajve të ardhjes në krye të qeverisjes të Kryeministrit Sali Berisha mua më shkarkuan nga detyra e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar pa asnjë motivacion sqarues, por thjesht si një “hakmarrje” duke më bërë kështu “një viktimë” të procesit mohues ndaj Antifashizmit shqiptar. Mund të them që për mua heqja nga Muzeu Historik Kombëtar mund të shoqërohej me një detyrë paralele për arsye se unë kisha qenë dhe ministër i Kulturës së Shqipërisë dhe anëtar i Kuvendit për katër vjet. Por një gjë e tillë as nuk mund të imagjinohej. Dua të dëshmoj këtu se i takova miqtë e mi , shokët e udhëheqjes së PS dhe kërkova që ata të reagonin dhe ta bënin një çështje të debatit politik qoftë dhe në Kuvend.

Për fat të keq askush nuk e ngriti zërin dhe nuk reagoi qoftë dhe me një shkrim kundër heqjes time, gjë që më ka bërë të bie në mendime të thella për atë që quhet solidariteti shoqëror për të mbrojtur të vërtetën.

Në një debat të Kuvendit, ministri i Kulturës së asaj kohe zoti Bujar Leskaj në një mocion ku flitej për problemet e kulturës shpjegoi përpara deputetëve socialistë se “Moikom Zeqon e hoqëm se mbronte Datën 29 nëntor si datën e Çlirimit të vendit”. Kjo është botuar në gazetën  Koha Jonë.

Por kjo qe absurde sepse megjithëse kishte fituar zgjedhjet Kryeministri Sali Berisha në Kushtetutë ekzistonte dhe nuk u hoq qoftë dhe formalisht data 29 nëntorit si datë e Çlirimit.

Partia Socialiste e ka mbrojtur me përkushtim madhështinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare por mund të kish bërë më shumë. Por ndërkohë ndodhën disa ndryshime që mund të ishin parandaluar. Kështu Bulevardi i Dëshmorëve befas u përgjysmua dhe gjysma tjetër e tij u mbiquajt si Bulevardi Zogu i Parë gjë që ishte një gabim dhe modifikim i keq i historisë. U vu në shesh statuja e Ahmet Zogut me uniformë gjenerali në vijë të drejtpërdrejtë dhe përballë statujës së Gjergj Kastriotit në shesh.

Çfarë luftërash ka bërë Ahmet Zogu? Ai kishte dy luftëra gjatë jetës së tij politike: Luftën e 1920 dhe rezistencën kundër fashizmit. Ishin të tjerë ata që i bënë këto luftëra dhe ende sot nuk kanë statujat e tyre. Akoma më keq gati në kufinjtë e të pabesueshmes kryetari i PS-së Rama jashtë çdo konteksti historik por dhe politik rehabiliton dhe përuron dhe bustin e Mit’hat Frashërit gjë që krijoi debate të mëdha dhe krejt të panevojshme.

Është një aksiomë e politikologut të madh Maks Verber se politikanët nuk kanë tagër të ndërhyjnë për të ndryshuar historinë. Historia është një specialitet i historianëve dhe dijetarëve. Nga ana tjetër mendoj se Bashkia e Tiranës bëri shumë mirë që vendosi portretet e dëshmorëve dhe heronjve antifashistë për ti dhënë sadopak një ngjyrë festive pikërisht 75 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.

Qëndrimi ndaj Antifashizmit shqiptar nuk është thjesht një qëndrim ndaj së kaluarës, nuk është as një qëndrim ndaj të sotmes, por është një qëndrim esencial shumë i thellë ndaj së ardhmes. Antifashizmi Shqiptar që nis më 7 prill 1939 që ka Mujo Ulqinakun si heroin e parë Antifashist në rrafsh Europian është historia jonë më e lavdishme. Më 1942 një djalosh i ri Vasil Laçi i bëri atentat Perandorit Viktor Emanuelit dhe ky është një rast unik gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Pezës është gjithashtu krahas Kuvendit të Lezhës në 1444 dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në 1878 duke qenë stacione të mëdha të vetëdijes kombëtare. Lufta Antifashiste i pati të tëra modalitetet dhe institucionet e një ushtrie çlirimtare serioze me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm, të Brigadave dhe më 1944 numëroheshin 70 mijë partizanë ndër të cilat 7 mijë ishin femra, një tregues ky i mrekullueshëm emancipues.

Nga ana tjetër Shqipëria është vendi unikal në Europë që u çlirua vetë pa futur asnjë këmbë të ushtrive aleate të kohës që dhe kryeqyteti i Tiranës është i vetmi kryeqytet Europian i çliruar nga vetë shqiptarët. Për më tepër armata partizane doli dhe jashtë kufijve shtetërorë për të luftuar falangat fashiste deri në Viçigrad ngjarje kjo e pashembullt në 20 shekuj.

Gjithashtu dua të vë në dukje humanizmin e lartë të popullit shqiptar, jo vetëm që mbahet kampion i shpëtimit të jetëve të hebrenjve por pas 8 shtatorit 1943 me kapitullimin e Italisë fashiste disa dhjetëra mijëra oficerë dhe ushtarë italianë gjetën mbrojte dhe strehim tek shqiptarët, gjë që nuk ndodhi fjala vjen në Jugosllavi apo në Greqi.

Jam i mendimit se ne kemi shkruar gjithmonë një histori empirike të Antifashizmit Shqiptar pa vënë në dukje në raport me rrethanat e kohës dhe të vetë situatës së popullit tonë kontributin e shqiptarëve. Por duhet bërë patjetër një vlerësim më sublim i Antifashizmit Shqiptar jo për apoteozë por për realitet të thekshëm dhe të vërtetë.

Antifashizmi është një shpikje e Luftës së Dytë Botërore.

Lufta e Parë Botërore është thjesht një përleshje imperialistësh.

Kurse Antifashizmi është një kulturë e re, një ndërgjegje më epërme e njerëzimit, ku për herë të parë shtete dhe sisteme politike të ndryshme u bashkuan siç ishte rasti i Anglisë, i Bashkimit Sovjetik dhe të Amerikës për të luftuar Apokalipsin Fashisto-nazist. Vlera e Antifashizmit Shqiptar është në thelb integrimi me Antifashizmin Botëror me aleatë shumë të mëdhenj që Shqipëria nuk i kishte patur kurrë më parë.

Habitërisht dhe realisht Antifashizmi Shqiptar ndikoi dhe në luftën për çlirimin e Kosovës ku krahas UÇK-së dhe Aleatët e dikurshëm të Luftës së Dytë Botërore si Anglia dhe SHBA bënë “një edicion të dytë” të çlirimit të Kosovës dhe të krijimit të shtetit të dytë shqiptar në Europë.

 

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

November 21, 2019 00:34
Komento

32 Komente

  1. USA November 21, 02:19

    O molotov gjithcka qe beri berisha 92 96 ju nuk reaguat u desh 97 qe u mundua te vendosen ekulibrat Po ku te leni ju delfinet e berishes qe ishin mbesat e gazidedes qe ja futet dhe nanos.

    Reply to this comment
    • Berati November 21, 12:11

      Antifashistet italiane nuk masakruan vellezerit e tyre por shkuan ne zgjedhje demokratike ku moren pjese te gjitha forcat politike. Biles i dhane te drejte popullit italian ne referendum te zgkidhte nese do te vazhdoje me monarkine apo me republiken. Shurraqi i shpergejeve komuniste na beka krahasime me Italine.

      Reply to this comment
      • taro November 21, 16:04

        O Berat bolja: Amerikanet sollen ne Itali te gjithe mafien italiane aktive ne merike dhe e aktivizuan, mbeshteten,armatosen ne luften kunder forcave komuniste e progresiste duke eliminuar gati gjithe eksponentet e saj

        Reply to this comment
  2. O morri i kuq ! Te ka ikur pergjithmone koha November 21, 04:31

    Monstra e Gjirokastres mbasi i vrau, as eshtrat su la viktimave te tije,po ja u zhduku. Kurse ky na thote gjynah sa cvarrosen nje kriminel nga vorrezat e deshmoreve !
    Enveri duhet ti kete eshtrat me Popovicin dhe Mogushen dhe mbi varrin e tije duhet vene medalja qe i dhuroj Titua,HEROI I POPUJVE TE JUGOSLLAVISE

    Reply to this comment
  3. Komunisti November 21, 04:54

    Lute civile e udhehequr nga Popovici ne sherbim te interesave Jugosllave “per clirimin e atdheut” nga vasali enver hoxha

    Reply to this comment
  4. Kometa November 21, 05:48

    Me cilin vend e krahason perparimin e femrave?
    Emancipation (anglisht) = ??? (shqip)

    Reply to this comment
  5. anda November 21, 05:48

    Shume sakte po me ke flet…

    Reply to this comment
  6. GJINOJA November 21, 06:46

    Edhe në qoftë se bënë ndonjë gjë të vogël pozitive gjatë luftës, e shkatërruan fare gjatë 45 viteve të komunizmit.

    Reply to this comment
  7. intelektuali November 21, 07:40

    Moikom Enveristi:

    ANTIFASHIZMI SHQYPTAR ISHTE ANTIFASHIZEM BOLSHEVIK DHE I SHERBEU JUGOSLLAVISE KOMUNISTE, POR JO SHQYPNISE

    Shiko o milet se cfare mashtrimi ordiner perdor Moikomi i Enverit:

    “…Megjithatë mund të them se në asnjë vend tjetër europian nuk ka patur dhe nuk ka një egërsi të tillë për të mohuar Antifashizmin shqiptar, përveç ne Shqipëri…”

    Ne pergjigje te kesaj hipoteze qe kerkon ta paraqese Antifashizmin e Bahri Omarit dhe Nexhmije Fashistes bashke me LANC-in kriminal jugosllav te Enverit qe shiti kosovaret ne Tivar tek Rankoviqi i Titos dhe vrau dhe masakroi anglezet ne Kanalin e Korfuzit, intelektuali te thote o Moikom Enveristi:

    SHKO NE BERLIN DHE TREGOJU GJERMANEVE PER ANTIFASHIZMIN SOVJETIK TE STALINIT DHE PER 9 MAJIN BOLSHEVIK QE NDAU BERLININ ME MURIN ME FAMEKEQ KOMUNIST QE KA PASUR HISTORIA E TYRE MIJRAVJECARE!

    sepse:

    Gjermaneve te Merkelit po i pyth bythen per antarim ne BE.

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti November 21, 09:53

      Dhitvill si gjithmone o INTELOBOLJA e gazetes se nerume Dita…Te fala ke nga Dauti,shoku i “qelise” se ka merak te te thote se te kerkon drejtori i burgut se e ka marre malli per ty mor “bukuroshi”…kopje e gjalle e Babait tend shpirteror Veres dhe njerkes Nexhmije..dhe si gjithmone dhitvillu se te ben mire ne klimen e Amerikes tek Zeri…..qe e di ti….

      Reply to this comment
  8. Lili November 21, 08:18

    Bobooo na rikujtoj kohen e Fanarit te botes socialist me luften qe ky bene per antifashizmin jo vetem ne Shqiperi po edhe ne bote! Fanar i antifashizmit do behemi, lume per ne!
    Pfffff mendje budallesh ! Te çmendur sicili ma zi se tjetri edhe f do uan me i ba moral botes! Po shikoni ku jeni vete si njereze si shoqeri si komb njehere !
    Nje here bile beni nje analize edhe pranoni se jeni turpi i botes, jeni faqja e zeze e botes!
    Barbare eshte larg realitetit prape !
    Shyqyr Zotit.shqiptaria eshte ma e madhe se ju e po lulezon jashte botes suaj !

    Reply to this comment
  9. demo November 21, 08:31

    Antifashizmi i Mujo Ulqinakut eshte nje antifashizem atdhetar,spontan.
    Antifashizmi komunist eshte me fashizem se fashizmi.
    Nqs,Zeqo e ka fjalen per nderimin e ketij te dytit,duhet te dije se ky antifashizem ishte nje fashizem antikombetar,i projektuar me strategji kohegjate per te zevendesuar fashizmin.
    Zeqo nuk e ka kapacitetin profesional,kulturen e genit te tradites.Ka kulture fasadash per te qene nje drejtor muzeu.Rolin e CICERONIT mund ta beje shume mire.

    Reply to this comment
  10. Vatra November 21, 09:45

    E votova Berishen se e kam pas mikë shtëpie bërllogat e socializmit kështu kan punu këte jo mik shok dost mirë ka ba Rama që ka pastru partinë

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 21, 12:20

      o lal
      nuk është mentalitet socialist!
      është mentalitet primitiv shqiptar!!
      ashtu si është etaloni i primitivitetit shqiptar dhe edvin kristaq rama!!
      tek të gjithë politikanët që kanë zënë karrigen shtetrore në 30 vitet e fundit mentalitieti primitiv i unit ka sunduar mbi atë shoqëror!!
      seicili është këthyer në sumdimtar që ka bërë gjithçka për vete!!
      nëse do shëmbuj!?
      filloja nga ballabanët e toptanët!!
      për ta mbyllur nuk e di se kur mund të mbyllet!!
      nuk ka asnjë shënjë ndryshimi!!
      civilizimi nuk e ka gjetur rrugën e shqipërisë!!

      Reply to this comment
  11. ETHEM LALAJ November 21, 11:42

    Z.Moikom.Te falinderoi shume per mbajtjen gjalle te Atdhetarizmit Shqiptar,te LNCL,te pavdeksise se 28000 deshmoreve te Atdheut.
    -Te kam ndjekur çdo dite ne D I T A qe po mban gjalle shpresat e Shqiptareve per dite me te mira.
    -Une si ish ushtarak e pesionist jam me ju dhe ne 30 vite po ndjek me keqardhje se si
    u trajtuan shoket e mi ushtaeak,veteran,pesionist,qytetar,fshatar,etj,nen rregjimin e Salikrimit.Por dhe neglizhencen e tepruare te drejtuesve te PS dje dhe sot per ti vene fre ketij rregjimi te ndyre.Dhe kjo ka shume arsye:
    1-Ose kishte dhe ka frike nga Saliu si spiun i v.1974(Bisturia,penicilina)..ose..
    2-Ne qeverisjen e PS jane emruar njerz te pa-afte per drejtimin e vendit ndryshe per te korigjuar metodat fashiste Berishiste..ose
    3-Perfitimin ne menyre te paligjeshme te pasurise Kombetare me parimin “hengert ju-do ham edhe ne”,ha te hame”,hani derra pini derra. Po rendis 2-3 fakte:
    1-Do perkahe deri ne vdekje Luften partizane NÇl edhe pse ne Br1,3P ka luftuare deri Jugosllavi-vellai im,me pas oficer,ne pesion me page qesharake.Dhe pesioni im po ashtu.Kjo deshpetmron jo vetem mua…!
    2-Ne 1943 ne shtepin tone Çorrush-Mallakaster M.Shehu na pruri nje ushtar Italian qe prindrit e mi e trajtuane si birin e tyre deri sa ai u largua ne vendin e tij.
    3-Ne 1996 rregjimi Berishist me arrestoi mbi 12 ore pse kerkonte votim fiktiv ne favor te tij.Dhe asnje socialist nuk erdhi te me shikoi nese isha gjalle.
    4-Tashme treshia SB,IM,LB… po destabilizojne vendin si ne 96,97,98..dhe PS me maxhorance absolute po mban sehir ndaj nje Presidenti qe e zgjodhi vete.
    -LAVDI DESHMOREVE TE LNÇL.

    Reply to this comment
  12. Ylli November 21, 12:29

    Moikomi dijetar erudit eshte i mrekullueshem !!
    Moikomi historian eshte ….moikomi i Zeqos ne maje te thanes .
    Pse ndodh kjo ?? E thjeshte ,nese formimin tend edukativo – kulturor – historik ja dedikon Nenes Parti ,botekuptimi shpjegues i joti eshte si nje “pjelle Partie ” .
    Ajo qe nuk durohet eshte se merr guximin dhe genjen ( uroj padashje ) kur flet per zhvarrime . Moikoooom ,kujto vetem Nako Spirun qe e katandiset “fut e qit ” nga varri ,si ti ngrefej Enverit qe mbante ne dore nje lule deleje dhe luante me etiketimet e Nakos….projugosllav ,antijugosllav ,projugosllav ,antijugosllav etj etj .
    Fute dhe Skenderbeun ne loje ,medemek qe nuk ka varr ?!?!? Po si nuk merr guximin te pohosh ,kush i la heronjte pa varre Moikoooom ?? Gjermani ,ballisti apo Komunisti ??? Kush Moikoooom ???
    Ku e ka varrin Mehmet Shehu more historian partie Mokioooom !! Si plaka Nice duhej te ngriheshe mbas 90 per te gjendur varrin e Heroit Mehmet por asnje se levizi bythen ??
    Keni 29 vjet qe kujdeseni per breket e Nexhmije Hoxhes o Moikom !!
    Moikom dijetar do vazhdoj ta lexoj me endje ndersa per Zeqon historian….mos me beni me qesh !!

    Reply to this comment
  13. Orteku i Fekenit November 21, 12:53

    Mos vdeksh kurre Moikom Zeqo!!!

    Reply to this comment
    • Lili November 21, 21:05

      Jo jo Zoyi nuk ju merr shpirtin shpejt atyre se kane mekate shime mbi shpirt! Ngagzle ngadale ua merr fryrmen si keta ua kane marr dikur mija shqiptareve

      Reply to this comment
      • ganiu November 22, 07:34

        Kush e di sa gjatë ke për të rrojt ti o Lili?
        Megjithëse mendoj se nuk je njeri i keq.
        Pak e trashë dhe e keqformuar.

        Reply to this comment
      • anticensurë25642654 November 22, 07:53

        lil mi lil,
        je kaq e indoktrinuar sa ke kaluar dhe kufijtë e të qënit njeri i përgjegjshëm!!
        je e tejngopur me indoktrinim,sa ska materie që mund të të hyjë në kokë!!
        po të të bësh një profil psikollogjik!?
        të del se tërë këtë urrejtje e ke ndaj një personi që është poli tjetër magnetik!!
        por që në shumicën e rasteve është një dashuri e thyer o e pashkëmbyer!!

        Reply to this comment
  14. Heretiku November 21, 13:49

    “Lufta civile” ne Shqiperi eshte nje nga marrezite me te medha te atyre qe kane hedhur nje ide te tille. N.q.s mund te quhet “lufte civile” lufta per çlirim nga okupatori dhe bashkepuntoret e vet, atehere te gjitha levizjet e rezistences ne vendet europiane i bie te jene “luftera civile”, sepse kolaboracioniste kishte ne te gjitha vendet europiane te okupuara nga nazi-fashistet !!! Megjithate nuk eshte degjuar kurre te flitet per luftera civile ne Europe gjate periudhes 1939-1945; as nga historiane europiane, as nga analiste, opinioniste, politologe etj. Nga e nxorren keta “mendjendritur” konkluzionin e “luftes civile” vetem ne Shqiperi ?
    Luftera civile ne Europe ne shekullin e 20-te qe lame pas e qe njihen si te tilla nga historiografia europiane jane vetem tre, ne Rusi fill pas revolucionit bolshevik te Tetorit, lufta midis armatave te Bardha dhe asaj te Kuqe 1918-1921, ne Spanje 1936-1939 dhe ne Greqi 1945-1949.
    Levizja Nac.- Clirimtare ne Shqiperi kunder okupatoreve nazi-fashiste dhe kolaboracionisteve te tyre eshte nje eveniment madheshtor dhe i jep nder Shqiperise dhe shqiptareve, jo vetem brenda vendit por edhe ne rrafsh nderkombetar, sepse e rreshtoi Shqiperine ne anen e aleateve te medhenj, ne anen e mbare te historise.
    Lavdi luftes Nac.- Clirimtare dhe heronjve te saj.

    Reply to this comment
  15. Vasili November 21, 17:16

    Sindromi ´´zeqo´´,apo i ´´veteraneve te luftes´´, po vazhdon te cfaqet,ne menyren me eksplicite si nje absurd dhe perversitet ekstrem historik:
    Speciet si lloji i sevo tarifave,duro mustafarave,qe ishin pjesmarres ne lufte,por me vone,ata u shndrruan ne kobure kriminale,ne duart e enver hoxhes,qe vrane dhe persekutuan shoket e vet partizane dhe familjet e tyre,te cilet vazhduan ti mbeteshin besnik realizimit ne praktik te idealit partizan.
    Dhe kjo lloj specie cfaqet si kolaboracionistet me te medhenj dhe te keqij ne historine shqiptare.
    U shndrruan ata me kenaqesi sadiste, ne kanibal brenda llojit,duke i rezervuar ketij vendi dhe ketij populli,nje pushtim dhe me te eger fizik dhe shpirteror qe as mund te krahasohesh me pushtimim fashist.
    Prandaj,kjo specie,kur te permendet lufta dhe ideali i saj,me ate lloj asgjesimi ,qe i ben ata ketij ideali per gjate gjysem shekulli,duht te gjejne vrime ku te futen,se pari nga vetvetja.
    Po kaq te felliqur,te neveritshem dhe absurd ekstrem,jane dhe pjellat e tyre,qe i ushqyen me gjakun e shokeve,ku se pari megjithse kane lindur pas lufte,nuk ja u ben syri terr,ta quajne veten ´´veterane te lufte´´.
    Dhe vijne keta kanibale te vjeter dhe te rinj,te dale paturpesisht nga vrimat dhe bashkojne kuisjet bashke kunder intelektualit Mitat Frasheri,duke e akuzuar per kolaboracionist me italianet,kur vet ata kane bashkepunuar me pushtuesit monstruoze anadollake dhe komunist te hoxhes.
    Mbas kesaj,nuk ka me nevoje per fjale.

    Reply to this comment
  16. Fatmiri November 21, 18:26

    Pershendetje Mojkom! Mbetesh nji “Majtist i vendosur” , por edhe pak idealist gje qe e ben me te embel perkatesine tende politike dhe jo si keta te tjeret ;te djathte e te majte qe cfaqen shume agresiv ,jo vetem ndaj kundershtareve politike , por edhe misdis kundershtareve brenda tyre!
    Duke te uruar edhe shendet te mire e te qendrushem!
    Fatmir Xhamallati

    Reply to this comment
  17. **** November 21, 18:30

    Na ngordhi kali i rane thonjte
    Po vrapon Balli tu heqe patkonjte
    Pacet fashizmit e Vinceremos
    Se iku koha e baba qemos

    VFLP

    Reply to this comment
  18. Ilirjan November 21, 18:48

    Analiza – korrekte dhe refleksionet – teper te qarta , kuptohet teper shkurt , konciz, per vlerat e patjetersueshme te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare qe beri Populli Shqiptar te udhehequr nga PKSh me ne krye sh. Enver Hoxha, per vlerat e patjetersueshme te Udheheqsve te kesaj Lufte, te Heronjve te Saj, nje pjese e te cileve u flijuan ne betejat, per vlerat e patjetersueshme te Popullit shqiptar te asaj periudhe, qe unik sic edhe ka bere qe nga krijimi si Komb, iu kundervu me arme, me shpirt dhe sakrifica pushtimit te ri fashist dhe me pas atij nazist ,
    Por, I nderuar Moikom, deformimi i qellimshem i ketyre vlerave, baltosja dhe shkaterrimi i tyre, te kryer nen hyqmin e Berishes, ndodhi pikerisht qe kur Ramiz Alia, ish kreu i PPSh-se ishte gjalle, dhe nuk pati asnjehere kurajon t’i drejtohej Popullit jo dhe jo, por te pakten antareve te PS-se.
    Por, Ju, ideatoret dhe drejtuesit kryesor te Tradhetise se Madhe, qe gjithcka qe e vute ne zbatim e bete pa pyetur askend nga antaresia, heshtet kur revanshizmi i Berishes dhe berishisteve, bashkangjitur edhe revanshizmi i pinjolleve te kolaboracionisteve ( qe cuditerisht ne kete gazete gjejne vend te vleresuar , pamvaresisht se shajne dhe perdhosin Heronjte dhe Vlerat e kesaj Lufte te madhe) po rrezikonte seriozisht Shqiptarine dhe Shqiperine. Per kete arsye, te pakten Ju , I nderuar Moikom, duhet te kerkoni falje. Berishen dhe berishizmin nuk e sollen ne pushtet as Populli, dhe as familjet e Heronjve te Luftes, as familjet e Veteraneve te Luftes N-Cl, por loja e felliqur e Ramiz Alise, mbeshtetur nga disa, nje prej te cileve eshte edhe Moikom Zeqo. Ju, po ju dhembin pasojat e pesuara. Ju jap te drejte, por degjenerimi qe ka pesuar udheheqja e ish Pertise suaj, Socialiste, sidomos kur ne krye te saj u vendos krye”rilindasi” Edi Rama, veprimet e tij te kryera ne kete vit Jubilar, teper domethenese sikur te nje trashegimtari te Kolaboracionizmit shqiptar, e bejne te shurdhet dhe te verber reagimin tuaj teper te drejte. Nuk mund te gjendet brenda PS qe nga maja e Piramides e deri ne baze te Saj, sikur nje, vetem nje qe te reagoje si Ju, qe t’ju mbeshtese publikisht.
    Keqardhje per rezultatin e mbrapshte dhe shkaterrues qe sollen te ashtuquajturat reforma , tranzicion, apo “demokraci pluraliste” qe iu imponuan shumices se shqiptareve. Thirrjet tuaja nuk i degjon asnje politikan, as Gramozi i Tepelenes, i vetmi trashegimtar i Ramiz Alise ne krye te PS se “rilindur”.
    Besoj se ju degjojne vetem nje pakice veteranesh dhe nje pjese e familjareve te ish partizaneve te asaj Epopeje te Lavdishme te Popullit Tone.
    Ju faleminderit !

    Reply to this comment
  19. Drita Aliu November 21, 22:25

    NE BIJTE E ANTIFASHISTEVE,EDHE TE KOMUNISTEVE po te doni,nuk ju kemi frike fare more minj kanalesh si atehere ne lufte edhe sot taktika juaj eshte thika prapa shpine .nuk fituat as atehere nuk do fitoni astani DHE AEDINI PSE?Sepse ubete ,ose me mire iu bashkengjitet komunisteve apo bijve te tyre qe edrodhen ,me mendjen sefiqte do ti hanit ju Poku jeni sot ?Atapasi ju shtrydhen mire ju hodhen tutje.Nuk keni as parti as organizim ,beni HAM HAM NEPER RRJETA SOCIALE,

    Reply to this comment
  20. Pano Hallko November 21, 23:00

    Një Ese e shkëlqyer, e cila vendos pikat mbi -i-. Analizë dinjitoze, që duhet të shërbejë për reflektim nga të gjithë aktorët dhe faktorët.
    Lufta Nacionalçlirimtare, nuk ka nevojë për avoketër, e kuptohet që nuk pyet nga mllefet e mjeranëve.
    Moikomi ka fuqinë e argumentit të ngritur në Art, si askush tjetër. Ne që duhej të krenohemi me atë Luftë, për të cilën bota na respekton, I hidhemi si qen asaj për t`i kafshuar leckat.
    A e dinë “analistët” e kësaj faqeje, se një herë në pesë vite, në përvjetorët e plotë të 9 Majit të vitit 1945, në Sheshin e Kuq në Moskë bëhet rreshtimi dhe parakalimi, ku marrin pjesë të gjitha vendet antifashiste? Po faktin që Shqipëria, është në Presidium e para, për kontributin që dha në atë luftë, në raport me popullsinë e saj?

    Reply to this comment
  21. gjermani i fundit November 22, 16:17

    Me fjale te thjeshta, me paster se kaq nuk flitet. Perkrahja masive qe I bene shqiptaret antifashizmit eshte medalja me e ndritur e historise tone. Edhe kunder interes Ave meskine, qe gjasme na dhuronin territoret tona te dhena padrejtesisht fqinjeve. Gjithe bota u rreshtua kunder nazifashizmit, qe kishte ne baze pikepamjen mbi rracen. Ketu ka akoma njerez qe justifikojne jo vetem Turpin e bashkpunetoreve, por edhe vete nazifashizmin si doktrine pozitive. Paska pasur faj Enveri qe I paska kursyer, kur ne tere boten te propagandosh idete fashiste te mbyllin tek 7 penxheret. Pac shendet dhe te mira z. Moikom! Mos u shqeteso nga komentaret si nastrua qe s’u mban me shiriti ngaqe jane perdorur shume.

    Reply to this comment
  22. Dhimbia e madhe POPULL-. November 22, 22:54

    I ndruar Moikom Zeqo t’u shtofshin dite e jetes.Ti -BARDHESI e menimit ne mbrojtie te Asaj lufte N.Cl. sa rruges,per konsoludimin e fitores se pas luftes.
    Mire qe keni mbeshtetes, qe ju ze vend fjala ne komentet e mesiperme,;Qe nga “gjermani i fundi”qe mbyll komente sa shkuaj une(i 30-ti),me kryekometin e “fterit” apo “Pano Hallko”,, pake e sak sa, Drita Aliu . Edhe, pershendes per komente, ani se gjate, po me kripe…. ,,Le ti bien “daulles”,ata te tipit “intelektuali”,me ‘demon’qe ne komnet qe ben “konkuzione”. Faleminderit i nderuar- atdhetar i atdhetarve- Moikom Zeqo e shendet…

    Reply to this comment
  23. Hysni November 23, 18:52

    Moikom Zeqo eshte nje prej personaliteteve te kultures shqiptare.Por ky shkrim i mbushur me te paverteta, e sidomos interpretimi i njeanshem e tendencioz i historise, e bejne ate te pabesueshem…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim