Mbijetuam pa ata që na pandehin kavie

April 30, 2013 17:02

Mbijetuam pa ata që na pandehin kavie

Përshëndetje DITA. Kam qenë 20 vjet emigrasnt jam kthyer në Shqipëri 7 muaj më parë. Më saktësisht, 7 muaj e 13 ditë. Përpiqem të hap një biznes të vogël, por shumë gjëra nuk arrij ti kuptoj. Nuk dua të dëgjoj lajme në TV, por është e pamundur të shmangesh. Dëgjova këto ditë që Berisha përmendi emigrantët, votat e tyre. Sa qesharake. Kur ishim andej flisnim shpesh për Shqipërinë dhe ndjesia që dominonte ishte që “askush nuk e can kokën për ne”. Dhe kjo ishte e qartë. Shumë prej nesh as që prisnin ndonjë ndihmë nga atdheu apo nga ambasada. Ishin inegzistente në halleët tona. Shqiptarët, si edhe në raste të tjera, ia dolën t’u përshtaten situatave sipas një logjike të mbijetesës. Sot dëgjojmë këta fundërrina të flasin për ne. Cfarë turpi, sa irrituese dhe fyese është të trajtohesh kështu: si kavie në një fushatë elektorale që të neverit me nivelin e komunikimit dhe agresivitetit.

 

Email në adresën: [email protected]

April 30, 2013 17:02
Komento

1 Koment

  1. Mark uk May 1, 07:49

    Me sa duket ju paskan perciell si person I pa desherueshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*