Mbledhja e Bashës me deputetët e rinj, Topalli: Si Makbethi, bëri bashkë klientelistët

July 26, 2017 13:11

Mbledhja e Bashës me deputetët e rinj, Topalli: Si Makbethi, bëri bashkë klientelistët

Ish-deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka reaguar ndaj mbledhjes së Lulzim Bashës me deputetët e rinj, zhvilluar sot në PD.

Sipas Topallit, mbledhja me deputetët, që ende s’janë botuar është e turpshme, ndërkohë që ende nuk ka mbaruar legjislatura e vjetër.

Për Topallin, ajo është një listë klienteliste e Bashës.

REAGIMI

Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”

Sot kur ,KQZ miratoi me 7:0 rezultatin perfundimtar te 25 qershorit , ku e majta ka me shume se 2 fishin e votave te Listes Basha,

Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale te 25 Qershorit, nuk din as te fshehe më urrejtjen e eger te tij ndaj grupit parlamentar, grup qe beri opoziten me te forte kundra krimit ne Parlament e luften me te fuqishme kundra droges si politike shteterore te Edi Rames .

Urrejtja kundra grupit te deputeteve, qe bojkotoi nje vit Kuvendin ne nje sakrifice gati unike , eshte e vetmja gje e pakamufluar nga Lulzim Basha, qe thote se s ka flirtim me Edi Ramen .. por eshte ne qeveri me te.

Ai sot, 4 dite pas veteshkrirjes , duke rendur kunder arsyes,ne kundershtim me Kushtetuten, ne dhunim te cdo norme morale dhe etike, jo vetem qe nuk e njeh me as ligjerisht grupin parlamentar te PD, por ne nje gjest te paprecedent, nuk i durohet te prese edhe nje muaj , sic e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislatures aktuale.

Ky qe nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kerkonte koha dhe deputetet qe thirrnin me shqetesim qe te mos conte PD drejt gremines( sic ndodhi ne fakt sic e paralajmeruam) , sot mbledh listen e tij klienteliste familiare me shprese se pa kesaj do shpetoje nga ankthi i manipulimit dhe fallsifikimit te pjesemarrjes te 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.

Krejt si Makbethi , kur flet me vete e përshpërit:

” Moj kohe , rend me shpejt se tmerri im.”

July 26, 2017 13:11
Komento

6 Komente

  1. demo July 26, 21:46

    E cove kollovarin ne Paris ti?Tani cfare do me tjeter?

    Reply to this comment
  2. alphade July 27, 01:47

    Zonjeza Topalli,me duket nuk ka lexuar asnje liber por
    vetem ka degjuar te flitet per nje ” fare ” Shekspiri e
    “Makbethi” dhe cdo personazh qe ajo urren e krahason
    me Makbethin qe ne rastin konkret krahasimi stonon aq
    shume sa qe zonjezes “Lulushe” i del bllof kjo metafore !
    Te krahasosh Berishen me Makbethin ,krahasimi qendron
    sepse Berisha ka bere aq shume krime sa qe duart e tij
    skuqin oqeanin sigurisht ne menyre hiperbolike,por te
    krahasosh Bashen me Makbethin ,krahasimi behet i cale!
    Po zonjezes se institutit te misrit nuk din c’ka thote pran-
    i lutemi zotit qe ta fale kete mekatare in extremis !
    Fale o zot se s’din cka thote ..!!

    Reply to this comment
  3. Drejtesia do te behet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te djallit July 27, 08:06

    Moj jozefine ne moralin tuaj eshte te heshtesh dhe jo te ngreshe kembet perpjete,si pasoje e refleks i se shkuares.Mjaft me,
    me lot krokodilesh per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt,radhen tashme e ka Vettingu dhe Sovrani qe po vlon .Beso,jozefine e djeshmja dhe e sotmja per ju dhe sozite tuaja do t’u duket nje enderr e bukur,kurse e nesermja shume shpejt ne burg ne nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim nga ai automatik qe ti perkedhelje para kameras se TVSH fill pas vrasjeve te 4demostruesve paqesore si dhe grabitja e pasurise kombetare dhe private nga ju dhe padronet tuaj qe kerkon drejtesi.Doni apo nuke doni ju dhe bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e saje,pika mbi I-ne shume shpejt do te vendoset.Besoni o pjella te ligesise,Zoti vonoj por kurre nuke do te harroje te ndeshkoje fajtore e bashkefajtore te mijra krimeve makabre dhe superkorrupsioneve.

    Reply to this comment
  4. alphade July 27, 13:03

    Komenti im !

    Reply to this comment
  5. Lipe Shtogu... July 27, 14:27

    Deputeti zgjidhet nga populli, qe ai ta perfaqesoje ate duke e ngritur sa me lart zerin e tij per shqetesimet qe ka ne te vetmin “shesh mejdani” te quajtur parlament.

    O TE KRYPSHA FIQIRIN !

    Po te mbeshtetemi ne perkufizimin e mesiperm, atehere si ka mundesi qe sipas teje BOJKOTI I PARLAMENTIT na e cileson pa piken e turpit “sakrifice gati unike” ???

    Ne qofte se Lüli, kryemisri i ardhshem i SHQUPerise, ka marre ndonjehere vendimin me te rendesishem si kryetar cete, ai eshte lenia prapa listes e gjithe atyre desputeteve korrake, mosperfaqesues te popullit, te cilet guxuan dhe guxojne akoma te bojkotojne pa afat parlamentin, si i vetmi “shesh mejdani” ku duhet te debatohet ne menyre demokrate per ceshtjet e politkes.

    Se ishte kjo “ide personale” e Bashes, apo e beri pas nje konsultimi koke me koke me Berishen, apo (mendja ma thote) me Ramen, kjo nuk eshte relevante.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*