Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

April 26, 2018 11:20

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Këshilli Bashkiak i Tiranës pritet të miratojë sot një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social dhe që do kenë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës. Kështu pritet miratimi i projektvendimit mbi dhënien e ndihmës ekonomike për 3545 familje në kryeqytet, ndërmjet të cilëve personat me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit apo edhe familjet me shumë fëmijë.

Një tjetër vendim i rëndësishëm është edhe ai për kompensimin e energjisë elektrike për kategoritë në nevojë. Më konkretisht individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj. Individëve përfitues të statusit të të verbrit, që kanë nevojë për kujdestarë, u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj.

Ndërsa për individët përfitues të statusit të invalidit, paraplegjik dhe tetraplegjik dhe individëve përfitues të statusit të të verbrit, të cilët nuk kanë nevojë për kujdestarë, pritet t’u jepet një kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 1400 lekë në muaj.

Kategoritë të tjera që përfitojnë kompensim për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri 300 kwh në muaj janë: familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuar, të lindur ose të bërë të tillë. Kryefamiljarët, që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Gjithashtu Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e Njësive Administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

 o.j/dita

April 26, 2018 11:20
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. April 26, 12:33

    O te dhjere,por “krenare”,po per cfuqizimin e deklarates paraprake qe ushqen vetem boten e krimit e korrupsionit me nje mori dokumentash qe kerkohen te plotesohen vetem per te nderruar tjeullat kure jane thyer dhe te bie shiu benda,apo per te lyer e nderruar dyert qe jane prishur,brenda po jashte,apo per te vendosur nje tende diellore e mbyllur ballkonin,e nderruar Wc-ne e bidene e thyer,ku dhjesim e pastrojme bythen,kure do te cfuqizohen keto palo rregulla qe ndjelln vetem diktature,kure,kure te cohen nevojtaret e t;ju dhjesin tek dera,apo t’ju largojne nga pushteti si bastarde e te korruptuar nga fuqia e pushteteve qe ishit dhe mbetet,kure?Zgjidhi e merrni,orakani popullore e nderrkombetare po vlon kundejt pangopesise tuaj nga fuqia e pushteteve.Rrisni,se nuke keni pare gje akoma,o te pabreke qe ju la dita dhe miljonere ju ngrysi nata,kure e djeshmje dhe e sotmja do t’ju mbetet nje enderr dhe e nesermja e afert nga superluksi me fuqine korruptive te pushteteve,tek bange e akuzes dhe ne burgun e Recit,ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.Besoni,binduni dhe rrefehuni njehere te vetme ne jete qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*