Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rama: Muhabete pazari. Reagon Basha

October 20, 2017 15:02

Mbledhja e Këshillit të Mandateve, Rama: Muhabete pazari. Reagon Basha

 

Kryeministri Edi Rama reagoi pas mbledhjes së Këshillit të Rregullores dhe Mandateve për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit dhe dhënien e autorizimit për arrestimin e tij.

Rama e ka cilësuar këtë mbledhje si “muhabet pazari”

“Deri këtu muhabet pazari nga 72 orë çorbë në kazanët e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Pas deklaratës së kryeministrit ka reaguar edhe Basha, duke postuar një foto të Ramës dhe Tahiri,

“Ky eshte Edi Rama: Ka futur njerez per mospagese dritash ne burg ku jane vetevrare, ka futur ne burg qytetare te varfer per ca tulla mur te shtuar pa leje.

Dhe do te mbaje te lire bashkepunetorin e tij dhe te krimit te organizuar te kapur ne flagrance para syve te gjithe botes nga antimafia italiane ne trafik droge dhe armesh. Ky eshte narkoshteti. Kjo duhet te marre fund”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

October 20, 2017 15:02
Komento

7 Komente

  1. NJERIU i ....lire October 20, 15:14

    athere sipas turi verdhit; ky paska qene “peshku i madh” ???? me urgjence shqiperia, te shpalle pavaresine dhe t’ju q..ije rracen kujdo; fuqie, superfuqie, apo koalicion superfuqish ne kete bote, e beri dikur enver hoxha dhe ….ndonse ngelem te “varfer” nuk u çnderuam deri ne kete shkalle .

    Reply to this comment
  2. Gjon Leka October 20, 15:21

    Ti Bashë, shko e forëzohu vetë! Për grabitjen që bëre me rrugën e Kombit! Dhe vrasjet e bulevardit ! Thonë se do të të njihen rrethana lehtësuese, po qe se e jep “të madhin” Tiranës. Bëhu burrë Lul! Burgu për burrat është ! Hiq dorë nga gënjeshtrat e manipulimet, se ato nuk t’i hanë as ´demokratikët’ e tu.

    Reply to this comment
  3. kris 1 October 20, 15:50

    ky eshte Rama ka ffutur ne burg fukarenjte duke bere gjykatesin e prokurorin dhe beri aleanca mme Meten dhe klanin Berisha.Nee vend te Tahirit tashti duhet te ishte piktori me Saliun

    Reply to this comment
  4. Taku October 20, 15:50

    O kriminel,O vrasës vetëm ti mos fol ,mbylle atë hale se qelbe bynjanë.

    Reply to this comment
  5. lejlek October 20, 17:39

    Deri me sot ketu e shume vite perpara (per kohen e shkuar siur eshte bere kontrabande cigaresh ,si dicka absurde) e tani me vidio e filma, shpifje pas shpifjesh por …ky nxitim per nje ndalim te ish ministrit se dikush ka thene e kam shok mban ere te keqe.Ndaj dhe them . ne asnje menyre te mos dorezohet tek askush pa prova bindese ,sepse vetem me te degjuar mund te marresh me qafe dike por nuk eshte drejtesi mendoj edhe nga eksperienca personale.

    Reply to this comment
  6. Jevi October 20, 21:30

    Ne qoftese “marrja me hashash” eshte me e rende se grabitja e fondeve,shitja e teritorit shqiptar apo vrasjet ne bulevard atehere Sajmiri duhet te varet.

    Reply to this comment
    • info analitike October 21, 19:53

      “marrja me hashash” i dha zemer bandave qe po terrorizojne qytete te tera. I ke numeruar sa vrasje jane bere ne Vlore, Elbasan etj? Po kaq te manget jeni ju te karvanit te kryepsikopatit qe u terheq per hunde me budallelleqe. Sa shpejt i drejtoi Rama drunjte e shtrember.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*