Mbledhja e KKT-së: Leje për hotele e fshatra turistikë në Gjirin e Lalëzit

January 14, 2020 19:27

Mbledhja e KKT-së: Leje për hotele e fshatra turistikë në Gjirin e Lalëzit

Këshilli Kombëtar i territorit (KKT) në mbledhjen e fundit ka miratuar leje të shumta ndërtimi dhe zhvillimi, ku mbizotërojnë lejet për hotele e fshatra turistikë.

KKt ka vendosur të japë leje Zhvillimi për një Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5, që ndodhet në zonën e Gjirit të lalzit, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Një tjetër projekt po në Gjirin e Lalëzit është si për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”,  me subjekt zhvillues shoqërinë “MW Plan” sh.p.k.

Për projektin Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k. janë miratuar ndryshimet në projekt.

Janë miratuar dhe leje zhvillimi për ndërtimin e një parku ftovoltaik në Divjakë. Edhe TV report ka marrë leje për ndërtimin e objekteve të veta, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k.

Një tjetër leje është dhënë për ndërtimin e një fabrike për për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve në Vorë, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.

Lista e lejeve të miratuara:

  • Për miratimin e Planit Kombëtar Sektorial në fushën e Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë.
  • Për miratimin e ndryshimit të Planit të Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Lushnje, miratuar me Vendimin Nr. 4, datë 29.12.2016 të Këshillit Kombëtar të Territorit.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik”, me vendndodhje në Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Fier, me propozim të Ministrisë së Infrasrukturës dhe Energjisë.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i ambienteve të Gjykatës për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda, me qëllim krijimin e mjediseve të përshtatshme të punës për Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorinë e Posaçme”, Bashkia Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Brendshme.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i Godinës së Arkivës Gjyqësore, Lundër”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Ministrinë e Drejtësisë.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Mbyllja e venddepozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i Eco-Park Durrës”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me zhvillues Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës A-B të Fakultetit të Ekonomisë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Universitetin e Tiranës.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë zyrash në Godinën administrative të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë i godinës administrative të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shkodër dhe ndërtimi i kapanonit të kontrollit të automjeteve”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë administrative e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Laç”, me vendndodhje në Bashkinë Kurbin, me zhvillues Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
  • Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Rikonstruksion i linjës së transmetimit të tensionit të lartë 110 kv Laç 2-Ura e Matit-Skurraj si dhe ndërtimi i një linje të re”, me vendndodhje në Bashkitë Kurbin, Lezhë dhe Mirditë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë e televizionit “Report TV” si dhe ambiente ndihmëse teknike dhe administrative për shërbime të televizionit”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me zhvillues shoqërinë “MTSC” sh.p.k.
  • Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5,  Ishëm, Bashkia Durrës”, me zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.
  • Për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i “MK-Hotel Tirana”, me vendndodhje brenda kompleksit Tirana Business Park, Bashkia Vorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana Business Park” sh.p.k.
  • Për miratimin e Lejes për ndryshim funksioni dhe ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Ndërtimi i Kompleksit Turistik “41˚N19˚E”, në fshatin Shetaj, Komuna Ishëm, Qarku Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “MW Plan” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion dhe shtesë 1 kat banim”, me vendndodhje në Bashkinë Vau Dejës, me zhvillues Z. Ndoc Gjondrekaj.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt Industrial me strukturë metalike, me vendndodhje në Rrugën e Lumit, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Prespa Invest” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë Industriale për përpunimin, miksimin dhe paketimin e frutave dhe rrënjëve 1, 2 dhe 3 kate, me vendndodhje në Bashkinë Vorë”, me zhvillues shoqërinë “Capital Resources” sh.p.k.
  • Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksion i bazamentit të linjës së copëzimit të ferrokromit, me vendndodhje brenda territorit të Uzinës së Ferrokromit Elbasan, Bashkia Elbasan”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albchrome” sh.p.k.
  • Për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për objektin: “Depozita bregdetare me kapacitet 3×10000 m3 për depozitim nafte dhe 1 x 2000m3 për depozitim benzine”, me vendndodhje në Parkun Energjitik dhe Industrial Porto Romano, Bashkia Durrës, me subjekt  zhvillues shoqërinë “Eroil” sh.a.

l.h/ dita

January 14, 2020 19:27
Komento

8 Komente

  1. Lili January 14, 20:57

    Ma interesanti eshte ai i funfit!

    Reply to this comment
  2. mirel January 15, 04:48

    Ska termet qe i zmbraps keta. Nuk keni vdekur akoma te gjithe si popull?

    Reply to this comment
  3. fteri January 15, 16:45

    ..Qeveria …të japë leje Zhvillimi për një Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5, që ndodhet në zonën e Gjirit të lalzit, ishëm -shetaj -Rodon me zhvillues shoqërinë “Lura” Doçi sh.p.k. për inters oazi (të Ilir Metës) në limanin turistik e Rodonit,që kan qënë zona të ndaluara për ndërtim .Kjo masakër duhet ndaluar se shkatrron tërsisht natyrën e egër e biodiversitetin të bukur që natyra i ka dhënë kësajë zone bregdetare ,nga veriu vrojton NIMFEUMIN dmth femër e bukur si zana e maleve (shëngjinin),portin e tivarit malin e zi .Nga jugu vrojton Dyrrahun e lashtë ,përballë në perndim ka detin adriatik që vrojton portin e barit-Italinë ..
    Larg duart nga shëndrrimi i kësaj zone turistike e pa prekur qyshë nga koha e skëndërbeut kalaja shërbeu skendërbeut kundër turqve dhe kisha e Shën-Ndout ,për të ardhë te fortifikatat qëndresat hekure beton te Aretilerisë Bregdetare me largëhedhje të madhe , të Enver Hoxhës, deri sot ajo është zonë e virgjër një pasuri e madhe e kombit e ruajtur me shekuj ,kur ju shurraq të babëzitur doni ta shkatrroni për një vit…

    Prandaj ,larg-larg-larg duartë nga kjo zonë e ishmit ku ju keni dhënë lejë ndërtimi firmës LURA -5, largë ndërtimit betonit e hoteleve e moteleve ,vilave në këtë zonë.
    Me tiparet e tij të larmishme dhe unike natyrore, gjeografike, historike dhe kulturore, gjirit Lalëzit i Rodonit ,Fshati Shetaj deri në Bizë e Ishëm është një peizazh kulturor me vlera universale të jashtëzakonshme që natyra i ka dhënë këtyre vendeve .
    PRANDAJ :
    Ju lutemi o vrasës me pagesë të natyrës
    Bukurinë që jep natyra e zotit kësajë zone ,turistike nuk e jep njeriu kriminel ,sidomos njeriu i babëzitur për pasuri si Ilir Meta.

    Mos godini natyrën se do ju godasë zoti me gjyle rrufeje nga qielli ,kur njerzit e ndershëm të këti vendi kan vdekur për tu mbrojtur..

    Reply to this comment
  4. fteri January 15, 16:56

    ..Qeveria …të japë leje Zhvillimi për një Kompleks turistik rezidencial dhe hotelier Lura 5, që ndodhet në zonën e Gjirit të lalzit, ishëm -shetaj -Rodon me zhvillues shoqërinë “Lura” Doçi sh.p.k. për inters oazi (të Ilir Metës) në limanin turistik e Rodonit,që kan qënë zona të ndaluara për ndërtim .

    Kjo masakër duhet ndaluar se shkatrron tërsisht natyrën e egër e biodiversitetin të bukur që natyra i ka dhënë kësajë zone bregdetare ,nga veriu vrojton NIMFEUMIN pakëzim grek i shekullit lV-t ,për këtë gji shumë të bukur që grekët strehoshin anijet e tyre ,dmth femër e bukur si zana e maleve (shëngjinin) me 6-7 shtëpi ,shikon portin Bari të Tivarit në malin e zi .Nga jugu vrojton Dyrrahun,Durrësin e lashtë .Përballë në perëndim ka detin adriatik që vrojton portin e barit-Itali ..

    Larg duart nga shëndrrimi i kësaj zone turistike e pa prekur qyshë nga koha e skëndërbeut ,ku ka monument kulture kalaja shërbeu skendërbeut kundër turqve dhe monument kisha e Shën-Ndout ,për të ardhë te fortifikatat qëndresat hekure beton te Aretilerisë Bregdetare me largëhedhje të madhe , të Enver Hoxhës.
    Deri sot ajo është zonë e virgjër ,është një pasuri e madhe kulturore e kombit e ruajtur me shekuj ,kur ju shurraq të babëzitur doni ta shkatrroni për njëidy vjet.!!!

    Prandaj ,larg-larg-larg duartë nga kjo zonë e ishmit ku ju keni dhënë lejë ndërtimi firmës LURA -5, largë ndërtimit e betonit e hoteleve e moteleve ,vilave në këtë zonë.mos prekni natyrën që ka kjo zonë ,se do na nemin brezat që vijnë

    Me tiparet e tij të larmishme dhe unike natyrore, gjeografike, historike dhe kulturore, gjirit Lalëzit i Rodonit ,Fshati Shetaj deri në Bizë e Ishëm është një peizazh kulturor me vlera universale të jashtëzakonshme që natyra i ka dhënë kësaj zone .

    PRANDAJ :
    Ju lutemi o vrasës me pagesë të natyrës,
    Bukurinë që jep natyra e zotit kësajë zone ,turistike nuk e jep njeriu kriminel ,sidomos njeriu i babëzitur për pasuri si Ilir Meta.

    Mos godini natyrën se do ju godasë zoti me gjyle rrufeje nga qielli ,kur njerzit e ndershëm të këti vendi kan vdekur për tu mbrojtur..

    Reply to this comment
  5. Mbasi e vodhen Shtetin per 30-vjet ,sot leshojn Leje ndertimi Resorse-sh Politikanet Shqiptare dhe populli ben ala sehir January 15, 22:27

    pra kjo tregon qarte ,

    se kta Politikan pseudo ,(sepse politikan sja kurr )

    gjate gjithe kohes kane mashtruar shqiptaret dhe

    nen Maske e Politikanit kane punuar (vjedhur shtetin )

    per te ndertuar te Ardhem e Familjeve dhe femijeve te tyre ,

    dhe mbasi kane ndertuar Vila – Hotele

    gjithandej ne Shqiperi e jashte vendit ,

    per cudi ,i paska ngel ala ca Miljarda per te ndertuar

    Resorse !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    E papaaaaaaaaaaaaaar ne Bote !

    Kalon cdo marrezi edhe Caushescu qe e ekzekutuan Rumunet .

    Kta te tane-t nuik mbahen ,jane te paperpmbajtshem

    so Fluid ,

    diku tjeter do ti kishin vrare rrugeve dhe terhequr zvarre .
    I lumte bytha .

    Shqiperia qenka Prona e Politikaneve me shkerdhata

    qe Historia e Shqiperise ka par ndonjihere .

    Reply to this comment
  6. Barty72 January 15, 23:11

    Bashkohuni hajduta ho djemte e spiunave

    Reply to this comment
  7. Tori January 16, 08:27

    Po mire mo fteri ,po si nuk bere njehere nje komentku te shohesh problemin dhe jo partine!?Po a nuk me thua se kush e drejton qeverine Meta apo Rama ‘

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*