Mbledhja e KLD, miratohen aktet e vlerësimit për 10 gjyqtarë, procedim për një tjetër

December 22, 2015 17:06

Mbledhja e KLD, miratohen aktet e vlerësimit për 10 gjyqtarë, procedim për një tjetër

­ Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot mbledhjen plenare, e cila nisi me konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Edmond Gogo dhe të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Vasil Hanxhari si dhe shpalljen e vendit vakant në këto gjykata.

Mbledhja vijoi me caktimin e Astrit Haxhialushi, si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe njëkohësisht kryetar të Komisionit të Posaçëm për Mbrojtjen e Gjyqtarëve, pas mbarimit të mandatit të anëtarit Ilir Mustafaj. Seanca plenare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë vijoi me shqyrtimin e informacionit të ardhur nga kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Alaudin Malaj, për vonesa në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara të një gjyqtareje pranë kësaj gjykate, si dhe mbi informacionin periodik të kryetarëve të gjykatave për muajin tetor 2015.

Në përfundim të diskutimeve, anëtarët e KLD­së, miratuan nisjen e një inspektimi tematik në lidhje me vonesat në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara, në disa gjykata. Më tej mbledhja vijoi me procedurën për rishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor të Ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç., ku pas diskutimeve, anëtarët e KLD­së, miratuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë, për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, R.D. Pas diskutimeve, Këshilli duke pasur në konsideratë që ndaj gjyqtarit R.D, ka një hetim penal për këtë çështje, vendosi të pezullojë procedimin disiplinor, deri në momentin e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes.

Më pas, Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi shqyrtimin e Raportit “Mbi kryerjen e inspektimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan, lidhur me pretendimet e gjyqtarëve I.P dhe B.M., për mungesën e aksesit në dokumentacionin për vlerësimin profesional dhe etik për periudhën 2007­2009”, në zbatim të vendimit nr. 98/5, datë 14.10.2015 të Këshillit. Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt­aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim,

Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtare Flutura Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Gjyqtar Andri Ymeri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Gjyqtare Meriban Mullaj, Gjykata e Apelit Durrës;

Gjyqtar Bari Shyti, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës;

Gjyqtar Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Shkodër;

Gjyqtar Dritan Seci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë;

Gjyqtar Asim Vokshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Besnik Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;

Gjyqtare Altina Nasufi, Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë;

Gjyqtar Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.

December 22, 2015 17:06
Komento

5 Komente

  1. bububu December 22, 17:30

    grupi maxhupi bon plane si mi ndihmu isis

    Reply to this comment
  2. Prudentino December 22, 20:01

    Po pse me pseudinome ai gjyqtari i Shkodres ?
    Publikojeni emrin si pedofilet ne Angli qe njerezit t’i rrine larg si leproza.

    Reply to this comment
  3. Saliu Komunist i pabese dhe serb.. December 22, 23:07

    Po ky gjyqtari Asim Vokshi cfare e ka “Heroin e Popullit” Asim Vokshi, Ije Vokshi e cila ka strehuar Everin ne shtepi ne kohe te luftes dhe ne vend udheheqesi te gjuante mbi pushtuesit i perdorte fisheket per Ijen, Albana Vokshi mbesa e Ije Vokshit e me rradhe….

    Reply to this comment
  4. alphade December 23, 00:35

    Presidenti i Sali Milloshevicit po shpejton per ”shterngimin e radheve” te korruptuarve
    derisa te vije ”pranvera shqiptare”, sipas deklaratave te ambasadorit LU qe shume nga
    ATA te ”drejtesise” nuk ”do t’i gezojne pushimet verore”’ !? Fjala jote zoti LU ne goje te
    ZOTIT.

    Reply to this comment
  5. DRINI December 23, 02:16

    Urime zoti Ambasador qe po kemengul per tu bere reforma ne drejtesi ,se ajo do nji operacion te forte qe te vihet ne standartet e perendimit,se me ata qe jane ne SHqiperi ,as per 100-vjet nuk behet besojme se ti do ja arrish keti qellimi,atehere SHqiperia do te pranohet me te drejta te plota ne familjen EUROPIANE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim