Mbledhja e krerëve botërorë në Tiranë, qeveria miraton grupin e punës

March 18, 2015 19:44

Mbledhja e krerëve botërorë në Tiranë, qeveria miraton grupin e punës

Harmonia fetare dhe dialogu do ta rikthejnë edhe njëherë Tiranën në kryeqendrën e botës në shtator të këtij viti.

Më datë 6,7 dhe 8 shtator të këtij viti, krerë të besimeve fetare nga e gjithë bota do të mblidhen në Tiranë ku do të mbahet “Takimi i 28-të Ndërkombëtar për Paqen” në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të Luftës së Fundit në Ballkan.

Takimi organizohet nga Komuniteti “Sant’Egidio”, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe qeverinë shqiptare, dhe ku krerët e botërorë të besimeve fetare, do të dialogojnë dhe do të luten për paqe, duke sjellë frymën e Assisit në Shqipëri (Dita Botërore e Lutjeve për Paqe).

Qeveria vendosi sot që Komiteti Shtetëror do të kryesohet nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe në përbërje të ketë këta anëtarë:

Nga institucionet shtetërore:

përfaqësues nga kabineti i Kryeministrit;

ministri i Punëve të Brendshme;

ministri i Mbrojtjes;

ministri i Financave;

ministri i Kulturës;

ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes;

ministri i Arsimit dhe Sportit;

ministri i Zhvillimit Urban;

drejtori i Protokollit të Shtetit;

komandanti i Gardës së Republikës së Shqipërisë.

Me pëlqimin paraprak të tyre, nga një përfaqësues të:

kabinetit të Presidentit;

Kryetarit të Kuvendit;

bashkisë Tiranë;

Komitetit të Kulteve;

Komunitetit të Sant’Egidio-s;

Komunitetit Katolik, në Shqipëri;

Komunitetit Ortodoks, në Shqipëri.

 

March 18, 2015 19:44
Komento

1 Koment

  1. latif March 20, 04:22

    Janullatosi nuk perfaqeson shqiptaret,se eshte grek.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*