PS shkrin strukturat në Kukës, Balla: Riorganizim nga e para

February 20, 2018 19:52

PS shkrin strukturat në Kukës, Balla: Riorganizim nga e para

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi të shkrijë strukturat e saj në Kukës dhe t’i rizgjedhë ato nga e para.

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, numri dy i PS-së, Taulant Balla tha se ky ristrukturim i degës së Kukësit do të nisë me zgjedhjen e një Asambleje të re për t’u pasuar më pas me zgjedhjen e kryetarit të degës.

Ky vendim vjen pas konflikteve të ditëve të fundit në PS-në e Kukësit, ku një pjesë e strukturave nuk pranon vendimin e qendrës për të caktuar Safet Gjicin, si përgjegjës politik në degën bashkiake të Kukësit.

Ata kërkojnë rikthimin e Mimi Kodhelit, të cilën PS-ja e caktoi si përgjegjëse politike në Has. Sipas këtij grupimi, Safet Gjici nuk përfaqëson interesat e socialistëve kuksianë.

Përballë këtij kontestimi, PS-ja në qendër vendosi të zgjidhë problemin duke shkrirë dhe ristrukturuar degën e saj në Kukës.

Në disa bashki do kemi proces zgjedhor për drejtuesit e PS. Një nga pikat e rëndësishme ishte analiza e PS në bashkinë Kukës. Kryesia, pasi u njoh me rezultatet e auditit, mori vendimin që në Kukës të gjithë procesin e deritanishëm do ta fillojmë menjëherë nga fillimi. Do krijojmë një Asamble të re socialiste në Kukës pasi u vërejtën mangësi sa i takon barazisë gjinore etj. Partia më e madhe e shqiptarëve duhet të jetë e strukturuar edhe në një qark apo bashki, ku duhet t’ju them se rezultati i PS në bashkinë Kukës ka qenë një rezultat shumë i mirë“, u shpreh Balla, ndërsa nuk dha përgjigje nëse Astrit Cengu dhe Ylber Duraku janë përjashtuar nga partia pas protestës kundër të deleguarit Safet Gjici në Kukës.

o.j/dita

February 20, 2018 19:52
Komento

1 Koment

  1. Lili February 21, 22:56

    Boboboooo rikthimin e Mimise ne Kukes? Po kur kukesi te kete magazina te gucci,armani and co se perndryshe mimi thot jo sckam cka te blej ne Kukes,pos minierat te cileve va kemi vu zyrin qr moti,po qe keta kuksianet nuk po na lane me marr per nje lek,edhe pse i larguam duke i ndihmuar me ik neper bote

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim