Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 13 gusht, ja axhenda

August 8, 2015 11:42

Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 13 gusht, ja axhenda

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet për herë të parë të enjten që vjen (13 gusht), në orën 11:00.

Bashkia e Tiranës ka publikuar edhe rendin e ditës të mbledhjes së parë të këtij Këshilli.

Në rendin e ditës janë disa çështje që pritet të diskutohen nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit 2015:

-Për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Bashkiak të Tiranës, pas dorëzimit të mandatit nga znj. Brunilda Paskali dhe znj. Adelina Albrahimi;

-Projekt-vendimi për një shtesë dhe ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, nr.28, datë 23 dhjetor 2014, “Për miratimin e Programit Buxhetor Afatmesëm 2015-2017 dhe detajimin e Buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2015” (i ndryshuar), në zbatim të reformës së re administrative territorial;

-Projekt-vendimi për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Këshillit Bashkiak nr.3, datë 5 shkurt 2007 “Për Sistemin e Taksave dhe Tarifave Vendore në Qytetin e Tiranës”, (i ndryshuar);

-Projekt-vendimi për disa ndryshime në nivelin e pagave të punonjësve të Njësive Administrative të Tiranës;

-Projekt-vendimi për përzgjedhjen e listës së aplikuesve, përfitues të programit të banesave sociale me qera, në zonën e Shkozës, ish-fonderia mekanike;

-Projekt-vendimi për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe pagesës për PAK e Invalidët e Punës, për periudhën 1-31 Korrik 2015. /TCH/

August 8, 2015 11:42
Komento

1 Koment

  1. Monika Kryezeza August 8, 12:23

    -Kur do hiqet nga ‘bulevardi i deshmoreve te kombit’ busti i tradhetise obskurantizmit hajduterise dhe Serbise-Ahmet Zogolli?!
    -Kur do hiqet nga vorrezat ‘deshmoret e kombit’ kadavera e krimit obskurantizmit Azem Hajdar kepucarit?
    -Kur do hiqen tere ‘antisimbolet’ e haja nga sheshet tet Tajvani,nga ‘komuna e parisit’ tek hajvani nga rruga Ibrahim Rrugaçoviç e tere KRIÇAVE….per ti kthyer integritetin ish kryeqytetit te shqipetareve e quajtur TIRANE,sot Bathorja stalle me kafshe me dy kembe te quajtur Xeni e me kater kembe KUAJT E SADIJES…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim