Mbledhja e parë me KLD, Meta e nis punën me gjyqtaren e vrarë

September 15, 2017 09:12

Mbledhja e parë me KLD, Meta e nis punën me gjyqtaren e vrarë

Presidenti Ilir Meta ka mbledhur sot Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Arsyeja e këtij takimi mëngjesin e së premtes mësohet të jetë diskutimi mbi gjyqtaren e ndjerë, Fildeze Hafizi.

Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se diskutimet fokusohen në Urdhrin e Mbrojtjes ndaj gjyqtares, e cila u vra nga ish-bashkëshorti pak kohë më parë.

Një tjetër çështje që Meta dhe KLD pritet te diskutojnë është edhe Liljana Rukos. Kjo e fundit u hodh nga dritarja e banesës në Fier nga burri i saj pak kohë pasi ishin kthyer nga Gjermania.

Ky është takimi i parë i Presidentit Meta me Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

September 15, 2017 09:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*