Mbledhja me dyer të mbyllura në PD, zbardhet fjalimi i Bashës: Partinë nuk do ia lë oligarkëve

September 23, 2017 19:04

Mbledhja me dyer të mbyllura në PD, zbardhet fjalimi i Bashës: Partinë nuk do ia lë oligarkëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot krerët e degëve të kësaj partie. Mbledhja e zhvilluar në selinë e PD-së ka zgjatur rreth 3 orë.

Konkretisht mësohet se në fjalën e tij lideri i opozitës është shprehur se “zgjedhjet ishin një lufte me krimin, bandat, paratë e drogës dhe presionin shtetëror”, ndaj edhe për këtë arsye ai ka ftuar zyrtarët lokalë të PD-së që “të identifikojmë skemën e tyre të blerjes e manipulimit të votës emër për emër. Të përgatisim skemën dhe përgjigjen tonë përballë tyre”, – mësohet të jetë shprehur Basha.

Gjithashtu lideri demokrat është ndalur mandej në situatën e brendshme në Partinë Demokratike për të cilën mësohet të jetë shprehur se “nevojitet konsultim me çdo anëtar, për bashkim, rinovim e modernizim të partisë. Çdo anëtar i PD të përfshihet në konsulte. Ndryshime statutore për të forcuar rolin e anëtarësisë në vendimmarrje. PD ka nisur një proces të ndryshimit të vetes që do të ndryshojë të gjithë politikën shqiptare”, – mësohet të jetë shprehur Basha.

Në praninë e 68 krerëve lokalë të PD-së, Basha ka shtuar se “ky nuk është proces i thjeshtë, ka kundershti, ka përplasje, pengesa, por është një proces që do sjelle një rezultat: Partia Demokratike do jetë një parti moderne perëndimore, një parti e njerëzve dhe e anëtarëve të saj dhe jo e kryetarëve dhe oligarkëve. Për ne nuk ka tërheqje, nuk ka kthim mbrapa. Kjo që ne po bëjmë është vendimtare jo vetëm për PD-në por për të ardhmen e Shqipërisë”, – është shprehur Basha.

“Politika është shkëputur dhe izoluar nga njerëzit. Sot rrallë gjen politikanë që të bëjnë të njëjtën jetë dhe të kenë të njejtat halle si njerëzit. Politika është mbyllur në vila luksoze dhe ushqehet në restorante luksoze dhe jeton në studio televizive. Politika është shndërruar në propagandë, në gënjeshtër, në keqinformim, në makinacione. Ne do i japim fund kësaj. Do e kthejmë politikën tek njerëzit”, – ka përfunduar ndër të tjera Basha, në fjalën e mbajtur në mbledhjen me dyer të mbyllura, raporton BalkanWeb”.

September 23, 2017 19:04
Komento

6 Komente

  1. Gazetarija e mero lamçeve September 23, 19:23

    MJAFTON TE ZBATOJE ATO QE I THOTE MYSLIM MURRIZI DHE ESHTE NE RREGULL.PO DEGJOJ PATOZET TOPALLET E MALLTEZET QE DUAN BABEN JA KA MARRE FERRA URATEN

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu September 23, 20:50

    Shoqja Lulezime ke te drejte nuk mund te kene te gjithe vila luksoze ne Shqiperi edhe ne Hollande e c’u pa pastaj, te gjithe njesoj dhe nuk merret vesh se kush eshte i pari.

    Reply to this comment
  3. alphade September 24, 03:14

    Luli ! Vazhdo me ” legjendat urbane” ,te vjedhjes,krimit,
    droges,etj.etj. dhe zgjedhjet e ardheshme i ke ne “xhe-
    pin e djathte” !!! Ta tha Arian Cani Ty se per 16 vjet Ti
    nuk vjen ne pushtet,dmth. Edi Rama per 16 vjet do te
    qendroje ne zyren e Kryeministrise. Bjer me kembe ne
    toke ! Slloganet: vjedhjet,droga,krimi,etjetj.nuk pine uje
    me ne popull,me perjashtim te disa fsnatikeve tuaje,me
    teper te Saliut qe u besojne marrezive tuaja ,ndersa po-
    pulli shqiotar nuk u beson me ,nese Ju nuk beni nje reforme radikale,rrenjesire spastruese e te gjithe lskrave
    te Sali Vicidolit.Nuk mund te gjesh ne bote nje lider qe
    urrehet kaq shume nga populli i tij. E pra, Vicidolasi eshte
    prototipi i nje romani suspens me shume te panjohura ku
    personazhet hije veprojne si fantazma te frikeshme ne
    rruget e Shqiperise te gjakosura. Llogaritni ,zoterinj,sa
    viktima ,sa te vrare, nga 2 prilli,97- ta ,Gerdeci,21 Janari,
    etj.etj. dhe do te bindeni se Shqiperia eshte lare ne gjak,
    pa permendur ketu gjakun metaforik te qindra-mijra e milone qe kane marre rrugen e mundimeshme te kurbetit,
    nje rruge pa kthim, nje rruge emigrimi, nje rruge muhaxhi-
    res me torba e valice ne krah,ndersa djali dhe vajza e pa-
    dronit tend beni udhetime turistike : nga Tailanda,Laosi,
    Ishujt Maldivias,ne ujrat e ngrohta te Oqeanit Indian,ne
    Suedi me harxhime marramendese.. Jo zoterinj,ju duhe-
    ni zhdukur nga faqja e dheut , ju duhet te jepni llogari,ne
    radhe te pare per fatkeqesine e madhe qe i keni sjelle po-
    pullit shqiptar,ku gati gjysma e tij endet rrugeve te botes si muhaxhir . Ju perpiqeni te kapni pushtetin per te shpe-
    tuar lekuren por nuk do te mundeni kurresesi sepse
    shqiotaret brenda dhe jasht vendi ju urrejne., nuk ju duan
    me t’ju shohin surratin,sidomos monstren e Vicidolit. Ju
    nuk arrini te kuptoni sa fatkeqesi i keni sjelle ketij populli
    varfanjak e te cfilitur nga perbuzja e denigrimi qe i keni
    bere personalitetit te shqiptarit ! I mesuat atij tere veset
    keqia te kesaj bote : ” Gomorren dhe Sodomen” e shek
    21 Dhe shqiptaret s’kane si t’jua falin kete! Ne kohra te
    tjera emrat tuaj,sidomos,berishajt,fullhajnat,metajt,etj.
    do te ishin harruar jo vetrm si hajna,por edhe si atdhe-fales, si tradhtare te kombit shqiptar dhe tradhetia e larte
    kudo ne bote te con tek te shumtit pa lavdi per tradheti.

    Reply to this comment
  4. niki September 24, 10:48

    Lulzim qe je njeri pa vlera (mjafton te kesh pak arsye), kuptohet shume mire.Por ne nje parti te egsistosh akoma ti dhe Berisha ,do te thote qe te gjithe ata qe jane perballe teje jane me keq se ty.

    Reply to this comment
  5. luli September 24, 11:59

    o LULI o adash mire e ke ti po me duket se te ka marre koka ere!!
    Nuk te lene tropojanet te besh gje as sot as mot,

    Po deshe te vesh tek Trebicka eshte tjeter pune!!

    Reply to this comment
  6. NJE QYTETAR SHQIPTAR September 24, 18:41

    Te gjithe keto , sidomos modernizimin e PD-ase dhe krejt politikes shqiptare , Lulushovici i UDB-se , qe i vuri pushken ne balle dhe vrau e plagosi qytetaret ne proteste paqesore , do t`i beje ne hije , me dyer te mbyllura dhe larg syrit te mediave dhe te qytetareve !
    A mund te gjendet demagogji me e paster se kaq ?!
    Je konsumuar e sterkonsumuar o zoti Lulushovic , se je vete produkt dhe aktor i politikes , qe gjasme kerkon te rinovosh nen driten e kandilit te shkolles berishiane ! ! !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*