Mbledhja për arrestimin, Prokuroria: Provat që kemi për Tahirin

October 20, 2017 12:40

Mbledhja për arrestimin, Prokuroria: Provat që kemi për Tahirin

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi që mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për deputetin Saimir Tahiri të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka deklaruar se këto informacione nuk mund të ndahen me publikun.

“Kërkojmë që kjo seancë të zhvillohet me dyer të mbyllura. Kemi dokumentacion, do ballafaqohemi patjetër. Nuk kemi ardhur të bëjmë shou mediatik apo politik. Kemi informacione që vijnë nga strukturat ligjzbatuese të vendit ku flitet për aktivitete kriminale, emra personash. Ne nuk kemi pse ndajmë me opinionin publik materiale që ju rezervohen vetëm personave që duhet t’i shikojnë”, tha drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Hajdarmataj.

Ndërkohë, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës anëtarë të këtij Këshilli kërkuan që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura për shkak se është çështje sensitive.

Megjithatë, ata theksuan se në rastet kur duhet të publikohen prova sekrete, atëherë mbledhja mund të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Pas kërkesës së njëjtë të mazhorancës dhe opozitës që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, prokurori Hajdarmataj nisi raportimin e dosjes hetimore.

Prokurori Hajdarmataj tha se si prova për Saimir Tahirin kanë vetëm makinën Audin A8 dhe Habilajt.

Besim Hajdarmataj: Kur kishim dijeni që Moisi Habilaj ishte larguar nga territori shqiptar, kemi marrë informacion që ky person ishte arrestuar nga autoritetet e drejtësisë italiane për llogari të hetimit të tyre të nisur në 2013. Në këto rrethana, filluam një procedim tjetër kryesisht për persona që ishin të publikuar në vendimin e drejtësisë italiane, ku janë të përfshirë vëllezërit Habilaj dhe persona të tjerë. Kishte biseda kompromentuese me deputetin Saimir Tahiri.

Në rastin konkret krijohet dyshimi i arsyeshëm se në këtë aktivitet është i përfshirë edhe deputeti Saimir Tahiri. Kemi verifikuar të dhëna që përforcojnë bindjen tonë që realisht ato biseda përputhen me njëra-tjetrën duke kryer dhe disa verifikime në sistemin TIMS dhe ka rezultuar që Saimir Tahiri në 2013 duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur Artan Habilajt. Më mbrapa na ka rezultuar që ky automjet është ripërdorur gjatë viteve 2013-2014. Ka urdhëtuar kryesisht në Greqi. Na rezulton që ndërkohë që deputeti ndodhej në Greqi, automjeti është dërguar nga njëri prej vëllzërve Habilaj në Greqi dhe më pas deputeti është kthyer në Shqipëri. Asnjëherë nga Policia e Shtetit nuk është referuar në Prokurori material për aktivitetin kriminal të këtyre personave.

Ne kemi ardhur për të kërkuar këtu për të kërkuar heqjen e imunitetit që në çdo moment deputeti mund të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie, siç është Gjykata e Krimeve të Rënda.

Deputeti Ulsi Manja: Nuk e kuptova, i kërkohet këshillit dhënia e autorizimit për heqjen e imunitetit për arrestimin, apo për kontroll banese e kontroll personal? Kërkoj të qartësohem nga organi i akuzës.

Prokuroria: Kemi kërkuar autorizim për heqjen e imunitetit për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri dhe për kontroll banese.

Deputeti Enkelejd Alibeaj: Në çfarë cilësie është regjistruar Saimir Tahiri në regjistrin e procedurës penale?

Prokuroria: Është një procedim kryesisht, i datës 17.10.2017 duke ju referuar të dhënave të bëra publike dhe më mbrapa kemi materialin për të gjithë personat e përfshirë në aktivitetin kriminal. Bashkë me këta persona, kemi regjistruar edhe emrin e Saimir Tahirit.

Deputeti Alibeaj: Mund të më citoni veprën penale që akuzohet Saimir Tahiri?

Prokuroria: Trafikut të narkotikëve, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë.

Deputeti Alibeaj: Ekziston dyshimi që Saimir Tahiri të prishë provat?

Prokuroria: Kemi dyshime që mund të jemi përpara këtyre rasteve. Kemi filluar hetim duke e mbajtur në fshehtësi të plotë për shkak të një implikimi të gjerë të punonjësve të policisë.

Deputeti Manja: Cila është baza dhe kur e keni regjistruar emrin e deputetit Saimir Tahiri në regjistrin e veprave penale?

Prokuroria: 17.10.2017 kemi regjistruar procedimin penal, referuar të dhënave të bëra publike nga ana e mediave. Prokurori në çdo rast kur konstaton që është kryer vepër penale, ka kompetencën ta ushtronte hetimin kryesisht. Kur ne kemi evidentuar që ka pasur raste të trafikimit të lëndëve narkotike pavarësisht se nuk janë evidentuar në vendin tonë, ne i kemi filluar procedim penal kryesisht. Pastaj është momenti tjetër që shkëmbejmë të dhëna me autoritetet italiane.

Deputeti Manja: Brenda 48 orëve pa kryer veprim hetimor keni konkluduar që duhet të kërkoni arrestimin e Saimir Tahirit? Jeni në dijeni që Kuvendi ka bërë kufizimin e imunitetit të deputetit karshi hetimit për veprat penale të korrupsionit? Kush ju ka penguar të bëni hetime proaktive?
Prokuroria: Askush! Ne jemi duke vazhduar hetimin madje. I kemi bashkuar të gjitha hetimet dhe kemi harmonizuar secilën provë dhe kemi arritur në këtë bindje.

Ulsi Manja: Në çfarë forme proceduriale kemi bashkëpunuar me autoritetet italiane? Keni marrë për referencë material përgjimi të bërë publik në gazetë apo keni administruar materiale të ardhura në funksion të këtij procedimi? Cila është forma? Keni administruar apo i jeni referuar gazetës?

Prokuroria: I jemi drejtuar autoriteteve italiane më 18.10.2017 me një porosi dhe tashmë kemi në dispozicion një pjesë të materialit. Nga autoritetet italiane po përgatitet dhe pjesa tjetër e materialit. I gjithë materiali është marrë në rrugë zyrtare. Kemi ardhur këtu pasi kemi shkëmbyer letër-porosi dhe kemi një material.

Ulsi Manja: Jeni drejtuar më 18.10 dhe ndërkohë keni në dorë një pjesë të materialit? Atë të gazetës apo të që ju kanë sjellë me letërporosi?

ProkuroriaMateriali është administruar në prokurori më 19.10.2017 dhe është në gjuhën italiane. Kemi përkthyer atë pjesë ku është implikuar deputeti Tahiri. Materiali ka ardhur në rrugë zyrtare.

Deputeti Alibeaj: Çështja e futjes në themel është një tejkalim. Besoj që duhet të jemi serioz me Kushtetutën dhe rregulloren.

Bledi Çuçi: Nuk jemi në kushtet e flagrancës. Ju kërkoni nga Parlamenti të drejtën për të shkuar në Gjykatë për të kërkuar arrest me burg apo doni që të bëni arrestimin e tij menjëherë? Pra nuk jemi në kushtet e sigurisë?

Prokuroria: Në momentin që do marrim urdhrin e arrestimit nga gjykata, do t’ju vëmë në dijeni.

Eduart Halimi: Prish punë nëse duhet të vendosim shpejt apo mund të vendosim nesër apo pasnesër?

Prokuroria: Nuk duhet të pyetet prokuroria a keni ngutje. Nëse kemi prova, duhet të veprojmë në moment. Ne kemi bërë kërkesën, presim dhënien e autorizimit.

Eduart Halimi: Ka rrezik për provat sekrete që dispononi?

Prokuroria: Ekziston rreziku i prishjes së provave dhe dëmtimit të tyre.

Deputeti Halimi: Keni zyrtarisht nga prokuroria e Katanias kërkesën për procedim penal? Ju ka ardhur zyrtarisht jo nga mediat, kërkesa për procedimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Katanias?

Prokuroria: Më datë 18.10.2017 dhe më 19.10.2017 është depozituar në Prokurori për kthim përgjigje bërë nga ana jonë, materiali në fjalë.

Në përditësim

October 20, 2017 12:40
Komento

15 Komente

  1. NjeQytetarOptimist October 20, 11:44

    Show mediatik.. Asnje prove konkrete.. Ai tha ky tha.. Cfare arrestimi o te keqen vellai?!?!.. Bjeri ne nje brime me automjetin.. I Hajdarmata, prove konkrete apo jo?!?!

    Reply to this comment
    • floriri i Bençes October 20, 12:04

      JO, jo me dyer te mbyllura, keni 27 vjet qe beni afare me dyer te mbyllura, fshehur nga populli, SOT duam t’u degjojme, duam te degjojme provat e faktet per te cilat kerkoni arrestin e ketij qytetari deputet, por nuk duam te degjojme dyshimet, ato mbajini ne zyrat tuaja, para se gjithash sepse dyshimet jane perhere subjektive dhe e dyta, keni shume fakte per te tjeret, per te cilat nuk keni kerkuar asnjehere fillimin e nje proçedimi penal, pra me merruni me faktet qe i keni harruar ose i keni injoruar dhe pastaj merruni me dyshime.

      Reply to this comment
    • floriri i Bençes October 20, 12:13

      Kane tre dite qe hetojne, kane si prove makinen (shitja e automjetit konsiderohet veper penale ne kete rast), kane dyshime dhe kerkojne arrestin?
      Me falni, po u vrane ne mes te sheshit 4 persona te pafajshem, prova ishte parpara te gjitheve, prokuroria dhe krimeve te renda nuk beri asnje gje. E din ky prokurori qe mos veprim kunder nje krimi denohet edhe vete prokurori, biles ky sot nuk duhet te ishte aty, po ne burg.

      Reply to this comment
  2. spata October 20, 12:35

    Turp qe i duhet dhene fund akuzave per arrest te kujdo qofte ne Republiken e Shqiperise . Me tha i thash, degjuam ,e mendonim ishe kushuri, kane bucitur Medjat foli Zej ,foli Momika , Rakipi ,Basha spo fle gjum dhe eshte i stresuar, Alibeaj tund koken si lopcar kur flet Prokurori dhe ndihmon ne emer te Pd qe ai te mos gaboje ne radhitjen e fakteve .Per te gjitha keto ne vendosem te kerkojme arrestin . Turp qe askush nuk do te kuptoje se ka apo ska fakte per aferra koruptive.
    More kaqol Prokuror dhe ti o Alibeaj, qe hiqesh kopetenti i pd per ceshtje ligjore, sa akuza ka nga Medjat dhe Izet Haxhias per kreun tuaj shpirteror Sali Berisha ? Sa akuza ka per Tulipanin Basha dhe nga organizma nderkombetare qe e okuzojne per krime gjate luftes se Kosoves ,per vrasjet e 21 janarit ,per vjedhjet e fondeve ,per shitjen e detit.Sa akuza ka ne Medja dhe nga qytetaret per Ilir Floririn.Sa akuza jane bere publike per politikanet dhe si eshte proceduar moj laraska e Prokuroris qe birbilos me togjefjale pa kuptim.Italjanet kane punet e tyre ne kemi tonat .Kur Italia ta shpalli ne kerkim nderkombetar ju kini te drejte te hapni dosjen .Autoritetet italjane skane bere deklarata si ato qe beni ju .
    Ku i kini topet e demit qe ne shqiptaret ti shohim .Ne si opinjon publik, more kercikuq i Makllakastres, nuk po orjetohemi se cfare doni ju .Te denohet Tahiri ,te rrezohet Rama apo te merrni pushtetin me 3 piksh ne tavoline ?
    Kjo komedi qe luhet nga te inkriminuarit e 27 viteve ne politike do qe shqiptaret te kthehen si zvarranik te kupolave politike .Jo nuk do te biem viktima te jenicerve te poloitikes ne sherbim te padronve te tyre .
    Ne i dim se kush jane kriminelet ne Shqiperi dhe politikishte i kemi rrezuar e do ti rrezojme ne cdo kohe qe do te cfaqen . I takon Drejtesise te denoje te gjithe ata qe jane te implikuar me fakte ne aferra korruptive .

    Reply to this comment
  3. Gjon Leka October 20, 12:41

    Hamendësime të pathemelta, madje keqdashëse. Si mund të arrestohet dikush, në një mënyrë të tillë vullnetariste, nga një Prokurori e prishur nga koka te këmbët !!??

    Reply to this comment
  4. Improvizim ordiner... October 20, 12:43

    Edhe per IMPROVIZIME nga me ordineret duhen perzgjedhur njerez te afte.

    Ketyre ajo u mungon. I tradheton gjuha trupore.

    Kur prokurori flet si miza ne qyp, te akuzuarit i shkon ne mendje dhe te zbardhe dhembet, apo dhe te beje sikur po i bie pjanos mbi tavoline.

    Cudia me e madhe zgjat vetem 3 dite.

    Reply to this comment
  5. Lalai October 20, 13:13

    hahahahhahahahah
    Shqiptaret duhet te shohin që si majtas djathtas si bejne Majmunat e politikes Albanese…..
    Qëniet dy thundrake katundare kudo gjendur bëjne Shtet…..hahahahahhaa
    Politika albaneze duhet cuar ne ZOO që populli perendimor të kuptoje realisht nha e ka prejardhjen…!!!!
    ne Burg……
    Nano
    Berisha
    Meta
    Rama
    Basha
    pastaj ata zogjte e vegjel,MehdiHoxha e te tjere.
    Shikim te këndshëm te show-t të majmunave!

    Reply to this comment
  6. Lyl pinoku October 20, 13:37

    Ky proluror eshte nje koqe kandari te cilin e ka porositur kryekoqja e prokurorise te thote ato qe thote ,sepse ashtu do padrinua i Pd-se dhe altoparlanti i tij lulush bej karabushi nga hollanda.Shiko llogjike prokurori: Duam leje te arrestojme Tahirin,sepse ka shitur nje makine,kemi dyshime etj etj dhe kemi bere leter prosi ne organet italiane ne daten 18 tetor,pra dje dhe na ka ardhur materiali ne italisht,kur? per gjithe naten?! dhe… kemi perkthyer nje pjese te tij qe lidhet me Tahirin…(prapa gjate gjithe nates) sepse keshtu i eshte ngritur lylit,sales e llalle harapashit,i cili pak para se te lere mandatin,pasi ka lene ne heshtje dhe ka mbuluar gjithe ceshtjet e tjera,disa prej te cilave djegese,sic eshte 21 janari,gerdeci,denoncimet e njepasnjeshme per Arben Imamin nga ministria e mbrojtjes etj etj,u zgjua nga gjumi dhe kerkon te beje shou mediatik.Nuk e di,por kete vetem llogjika e tyre mund t’a kuptoje e t’a pranoje.Keta,ky prokuror dhe llallashi me tallash jane per ne burg per tentative te manipulimit te opinionit publik dhe per shfrytezim te detyres me pasoja shoqerore.Gjithcka duhet te hetohet dhe nese Tahiri eshte i perfshire me vertete dhe me fakte, le te gjykohet dhe nga nje gjykate e paaneshme dhe e re dhe jo nga gjykatat e derisotme te sali derbederit te PD-se, por jo me hamendje e per gjithe naten sepse keshtu do Sali Serb Vicidoli e kompania e tij e zgjebosur dhe ata qe duan te duken si te devotshem para tij.Saliu duhet te veje sa me shpejt para hehkurave te drejtesise se re,me nje gjykim te rregullt e duke u hapur te gjitha ceshtjet ne ngarkim te tij,qe nga viti 1991 e mbrapa,e pas tij lyli,Mediu, Noka pa bishtqe ka firmosurne UDB dhe ben sherifin e salushit ne parlament e te tjere.Koha u ka ardhur e nuk pret me.Ata jane shkaktare dhe te trazirave te ndryshme e te herepashereshme por dhe te pengeses se hapjes se bisedimeve te vendit me bashkimin europian.Ky,per mendimin tim eshte mendimi i shumices se popullit shqiptar,te cilit u ka sosur durimi me keta kriminele e bashibozuke.

    Reply to this comment
  7. MH October 20, 13:42

    Vettingu po mbledh prova te forta per t’iu pervesh antivettingashve.Keto po merren me dyshime mbi procesin e thashethemeve.
    Ndersa edhe pse jane prishur provat e 21 janarit ekziston syni i sovranit qe krimi u ekzekutue nga forcat qe sot kane frike se mos prishen provat e shpifura te tyre.Ky skenim vjen per tu mbrojt te humburit e 25 qershorit qe nuk duruna te qendrojne vetem por yrysh e ne koalicion Dinasti me SHQUP-ista ne lufte me jete a vdekje kunder Vettingut.Gabimi fatal i ketyre zullumqarve asht se kane zgjedhur gabimisht njeriun qe ia shpartalloi qelbin e pushtetit te Tyre ne Lazarat.Po dita vjen dhe do i shpartalloi edhe me kete akuze shpifse.
    Z.Tahiri dhe e drejta do te triumfoj ngallnjyshem.

    Reply to this comment
  8. Prokurore pa portofol... October 20, 14:01

    Hahaha, tamam lloqe kavaje…

    Imagjinoni se cfare suksesi mund te kete kjo fare prokurorie, kur “opozita”, njelloj si “pozita”, mundohet ta vere me shpatulla per muri prokurorine me pretendimin se kerkesa per marrjen e autorizimit mund te jete “politike”.

    Pas kesaj corbe, i akuzuari imagjinar merr guxim dhe tenton t’i beje gjyqin propurorise. Ne vend qe te jete prokuroria ajo qe duhet t’i shtroje pyetjet, ketu ndodh e kunderta.

    Skenari arrin kulmin kur prokuroria bukoset komplet dhe nuk pranon t’i pergjigjet pyetjeve qe i vinin nga te kater anet.

    Pas gjithe ketij skenari qesharak, nuk e di pse mu kujtua ajo barsaleta me hajdutin e rrushit.

    Djali: O baba, hajde se e kapa hajdutin
    Babai: E kape vertet? Te lumte bir ! Tani leshoje…
    Djali: Une e leshoj, po s’me leshon ai. 😉

    Reply to this comment
  9. owl October 20, 14:58

    PS hapni syte se Lul Basha e beri gati skenarin kur tha se Saimiri ka qene me depression dhe ka tentuar te vras veten.Ky eshte sinjali si do veprojne me tej ne burg.Prandaj kini kujdes mos e dorzoni dhe lini ne dore te prokuroreve te Saliut,Nqs ju dorzoni Saimirin keshtu do ju haje Sala nje nga nje dhe ju te tjereve

    Reply to this comment
  10. asd October 20, 17:35

    shshsht. Rama po ben shtet…te kanabisit

    Reply to this comment
  11. Alban Dega October 20, 22:11

    Elegji me curle e cifteli

    O SALI MURTAJA…
    E KAMIKAZET E TIJ !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    O mori Tropoje
    O mori Hyjni !
    Kush te ka qite
    me krye ne hi
    Sali Karaxhici…
    Me kamikazet e tij
    Rrenoi e percelloi
    mbare kete Malesi
    Flake e zjarr i vuri
    Nenemadhes Shqiperi
    O mori Serbi
    Une gardhin ta prisha
    Se mue me thone
    O Sali Berisha !
    Prisha gardhin
    Kufijte e Shqiperise
    Dyer dritare u hapa
    hordhive te Serbise
    Arme e nafte plot
    Per njerken Serbi
    Zhbeme se bashku
    shtetin Shqiperi !
    Otranto i dhash
    Une vet Kalit te Trojes
    Se kam qene dhe mbetem
    Toptani I Tropojes
    Vrases I Shqiperise
    Dhe moter Kosoves !
    Se per karrike
    Para e pushtet
    E shkerdhen e vret
    Dhe nenen e vet !
    Se mua me thone
    o Sali Berisha
    Jam jo vetem ujku…
    por edhe et Bisha!
    Sa te jem une gjalle
    Nuk ua ndali flaken
    Me tub ne sume
    Kam vetgatue nafaken
    Se nuk mban me uje pilafi
    Nuk me thone mua kot
    o Sali Kadafi !
    Nuk kam linde rastesisht
    Une tek Doli Vici !
    Nga kemba tek koka
    pjelle Miloshevici
    Ndaj s’me therrasin kot
    Sali Karaxhici !
    Kujtdo punon per Shqiperi
    Une flaken atij
    Nuk le pa ia shti !
    o me plumba
    me balte o sajime
    Se Serbi eshte
    Babe nena ime!
    Serbi nena…
    Serbi edhe gruaja
    Jemi vetem nje
    si mishi e thuja !
    Sa te jem gjalle
    E sa te marr fryme
    tym edhe flake
    do ta bej Shqiperine!
    O moj Serbi
    une gardhin ta prisha
    Kot nuk me thone
    O Sali Berisha!
    Here si ujk
    E gjithnje si Bisha!
    Sa te frymoj
    Dhe ne tjetren jete
    Vec tym e flake
    Shqiperia do kete !
    Sherr Berishe jam
    edhe kam me vdeke
    Edhe ne lum kur mbytemi
    Ne shkojme perpjete !
    Mbrapshtana se gjalli
    Ters dhe per se vdekuri
    Vec sherre e potera
    Prej nesh ndryshket
    edhe hekuri !
    Thike mbas shpine Kosoves
    Babe e Nane-
    Kam Pashic Vojvoden !
    Napalm i hedh Vlores
    2 Prill e bej Shkodren!
    Edhe ne vdekje
    une shkoj buzagaz
    Se le mbrapa
    mijera Kamikaze !
    Ne buze Shqiperise
    une i ngri gaz !!!
    O Tropoje ime
    o mori Hyjni
    Kush te qiti
    me krye ne hi!
    Te rreni me ceka te bardhe
    E me luge prej Ari
    Ishe Shojzovalle
    Te beri Kandahari !
    Ishe Zane Mali
    Te coi ne buze varri !
    Vet Sali Berisha
    eshte emri i tij
    Fatkeqesi mallkim
    Ish e mbet per Ty
    Katrahure rrenim
    per Nenen Shqiperi !
    Per 700 breza
    u shofte farà e tij !
    Si nip Berishe
    Per mua je ti Daja
    Ne jete te jeteve
    Per cdo shqiptar
    Ti me kamikazet
    Ishe e do mbetesh
    Vec Sali Murtaja !

    Reply to this comment
  12. N.VJOSA October 20, 23:58

    Shumë zhurmë, pèr asgjë!…
    Kusherinjt e Saliut akuzojne me denglat e kusherinjve te larget te Saimirit!
    Dihet mire qe trafikantet ne veprimtarine e tyre kriminale , qe te ndihen te sigurte, perdorin emrat e autoriteteve, per te inkurajuar bashkpuntoret e tyre!
    SAIMIR K A T A N I,
    MBAHU I FORTË,
    EDHE MAÇOKU IM E KUPTON DJALLEZINE E SALI DJALLIT DUKE MOBILIZUAR USHTARET E TIJ, SEPSE E NDIEN RREZIKUN LARG KY
    K R I M I N E L
    M O N S T Ë R !…

    Reply to this comment
  13. info analitike October 21, 10:11

    Shoke te Dites cfare u be me pergjigjen e atyre pietjeve qe i patet drejtuar dikur Tahorrit? Me siguri u kishte vene Saliu qe ta diskreditonit. Ja keshtu arsyetojne keto delet rilindjote. Sa shpejt u drejtuan drunjte e shtrember te rilindjoteve. Mjaftuan 24 ore dhe ca shantazhe te bera tek Fevziu me kode mafioze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*