Shalsi, nervoz me gazetarin: Po përhapni panik

October 1, 2016 12:18

Shalsi, nervoz me gazetarin: Po përhapni panik

Deputeti Eduard Shalsi tha sot se aktivistë të shoqërisë civile dhe PD nuk duhet të përhapin panik tek qytetarët në lidhje me ligjin për mbetjet.

Ai theksoi se qeveria ‘Rama’ mban përgjegjësi të plotë në lidhje me faktin se në Shqipëri nuk do vinë mbetje të rrezikshme, por mbetje vetëm për industrinë e riciklimit.

Ndër të tjera ai nënvizoi edhe njëherë qëndrimin e Ramës nga Asambleja, se “PS nuk tradhëton interesat kombëtare”.

Ndërkohë, ndërhyrja e një gazetari në lidhje me faktin se mediat nuk kanë qenë të informuar dhe se mbledhjet e Komisionit janë zhvilluar me dyer të mbyllura ka bërë që deputeti Shalsi të irritohet.

Ai ka debatuar me gazetarin në prani të kamerave duke i thënë se mbledhja informuese për ligjin ishte bërë në 13 korrik, madje këtë fakt e kishin përcjellë edhe mediat.

Shalsi i kërkoi gazetarit që të kërkonte falje publike për “shtrembërimin e fakteve dhe dezinformimin e publikut”.

“Nuk kemi hezituar përgjatë këtyre 3 muajve që të takojmë cilido do që ka shqetësim për projektligjin. Ka 7-8 amendamente që e kanë përmirësuar ligjin, kjo falë kolegëve të mi deputetë, falë shoqërisë civile, inxhinierëve të mjedisit, falë të gjithë atyre që kishin shqetësime serioze. Përball këtyre argumenteve shohim se po kërkohet të mbillet panik. Në asnjë çast dhe në asnjë rast nuk do tradhtonim interesat e shqiptarëve. E kemi treguar me vepra dhe besojmë se Shqipëria duhet të jetë me e pastër. Duam të qetësojmë të gjithë ata që janë manipuluar, pasi këtu do jemi sot dhe nesër, siç kemi qenë gjithmonë”, tha Shalsi.

October 1, 2016 12:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*